• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Prill 2026 – Receta / Tërfili i kuq, bima ‘aleate’ e femrës

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Çervish me miell misri dhe pulë / Sallatë në shporta djathi / Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma / Kazán Dipi, ëmbëlsirë turke me qumësht.

    Në “Bima dhe Shendeti”, flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, për një temë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien tonë: fuqinë shëruese të bimëve medicinale. Fokusi i diskutimit do të jetë tek tërfili i kuq, një bimë e përhapur në mbarë botën, e njohur për bukurinë e saj, por mbi të gjitha për vetitë e jashtëzakonshme kurative. Ndalemi tek përbërësit kimikë që e bëjnë këtë bimë kaq të veçantë, veçanërisht në ndikimin e saj në shëndetin hormonal të femrës, por edhe në përfitimet më të gjera për organizmin. Merja na tregon mbi benefitet shëndetësore të përdorimit të tërfilit të kuq, si ndikon ai në balancimin hormonal, në përmirësimin e tretjes, në qarkullimin e gjakut, si dhe në trajtimin e problemeve të lëkurës si ekzemat dhe psoriaza. Gjithashtu, do të zbulojmë se si mund të kombinohet kjo bimë me bimë të tjera medicinale për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore në mënyrë natyrale.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Rexhaj: Shqiptarët nuk i besojnë më opozitës, dhuna nuk e ndihmon të vijë në pushtet

    I ftuar në “Studio Live” me Nertil Agalliun, Albatros Rexhaj tha se dhuna është një ndër arsyet kryesore përsë qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes së Sali Berishës për protestë. Ai shtoi se opozita nuk ka fituar ende besimin e shqiptarëve.

  • VIDEO

    'Irani i përçarë, Kina i bën presion!' Lajmi i mirë nga eksperti Loli: SHBA jo të interesuara për...

     

    Zhvillimet e fundit në rajon dhe botë tregojnë tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA, ndërsa negociatat mbeten të brishta. Eksperti Loli analizon përçarjet e brendshme në Iran dhe thekson se SHBA nuk është e interesuar për rikthim në luftë, duke lënë hapësirë për zgjidhje diplomatike.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 20 Prill| 'Bomba e molotovë!' Qytetarët kryqëzojnë protestën e PD: Turp...

  • VIDEO

    Stop fryrjes së barkut, afsheve e… Njihuni me bimën që balancon hormonet tek femrat

    Në “Bima dhe Shendeti”, flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, për një temë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien tonë: fuqinë shëruese të bimëve medicinale. Fokusi i diskutimit do të jetë tek tërfili i kuq, një bimë e përhapur në mbarë botën, e njohur për bukurinë e saj, por mbi të gjitha për vetitë e jashtëzakonshme kurative. Ndalemi tek përbërësit kimikë që e bëjnë këtë bimë kaq të veçantë, veçanërisht në ndikimin e saj në shëndetin hormonal të femrës, por edhe në përfitimet më të gjera për organizmin. Merja na tregon mbi benefitet shëndetësore të përdorimit të tërfilit të kuq, si ndikon ai në balancimin hormonal, në përmirësimin e tretjes, në qarkullimin e gjakut, si dhe në trajtimin e problemeve të lëkurës si ekzemat dhe psoriaza. Gjithashtu, do të zbulojmë se si mund të kombinohet kjo bimë me bimë të tjera medicinale për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore në mënyrë natyrale.

  • VIDEO

    Masakra mjedisore në Bushat, eksperti: Të hetohet zjarri, duhet monitorim më i fortë për menaxhimin e mbetjeve

    Vatra e zjarrit që përfshiu dje vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktive edhe sot. Imeldi Sokoli, ekspert mjedisi përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha ‘Në Sot Live në Shqipëri’ se deri më tani dyshohet se zjarri në landfill ka rënë aksidentalisht, megjithatë ai i nënvizon se duhen hetime të mëtejshme.

     
  • VIDEO

    Çervish me miell misri dhe pulë nga zonja Albana

    Çervish me miell misri dhe pulë

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 2 karrota
    • 2 lugë gjalpë
    • 4–5 lugë miell misri
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 lugë uthull
    • Kripë, piper, vegetë

    Përgatitja:

    Pula e pastruar dhe e prerë në racione, vihet në tenxhere me ujë të ftohtë. Hidhet kripë dhe zihet derisa të jetë gati. Gjatë zierjes hiqet shkuma që krijohet sipër. Pasi të jetë zier, copat e mishit nxirren dhe lëngu kullohet. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, shtohet mielli i misrit dhe përzihet vazhdimisht derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Më pas hidhet gradualisht lëngu i pulës duke e përzier pa ndërprerë që të mos krijohen kokrriza. Shtohet hudhra e shtypur, kripa, piperi dhe vegeta sipas shijes. Masa lihet të vlojë pak derisa të trashet. Në fund shtohet uthulla për t’i dhënë një shije të lehtë të freskët. Copat e pulës vendosen në tavë, hidhet masa e përgatitur sipër dhe futet në furrë të nxehur për pak minuta derisa të marrë një sipërfaqe të lehtë të pjekur.

  • VIDEO

    Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma nga zonja Albana

    Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma

    Përbërësit:

    • 1/2 filxhan bullgur
    • 1 filxhan ujë
    • 2 domate
    • 2 lgj fara chia
    • 2 lgj krem djathi
    • Qepë të njoma
    • Majdanoz, mente
    • Lëng limoni
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi e kemi zier bullgurin e bashkojmë me të gjithë përbërësit e tjerë. E përziejmë mirë dhe formojmë toptha sa një kokërr arre. I lemë në frigorifer për 20 minuta dhe më pas i kemi gati për t’i servirur si një antipastë e ftohtë.

  • VIDEO

    Sallatë bullguri në shporta djathi nga zonja Albana

    Sallatë në shporta djathi

    Përbërësit:

    • 1/2 filxhan bullgur
    • 1 filxhan ujë
    • 2 domate të mëdha
    • 1/2 filxhan qepë të njoma
    • 1 filxhan majdanoz i grirë
    • 1/2 filxhan mente e freskët
    • 1/2 filxhan lëng limoni
    • 1/3 filxhan vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Për shportat e djathit:

    • 2 filxhanë djathë kaçkavall i fortë
    • 1 filxhanë arra të pjekura

    Përgatitja:

    Vendosni bullgurin me ujin në një tas dhe lëreni për 2 orë derisa të zbutet. Kullojeni mirë duke hequr ujin e tepërt. Shtoni qepët e njoma të grira, domatet në kubikë, majdanozin, menten dhe gjysmën e lëngut të limonit. Përziejeni mirë dhe lëreni në frigorifer për 1 orë. Më pas shtoni pjesën tjetër të limonit, vajin, kripën dhe piperin. Përzijeni mirë dhe lërini të lidhen shijet. Ndërkohë nxehni një tigan që nuk ngjit, hidhni pak djathë dhe lëreni të shkrijë. Shtoni sipër pak arra të grira. Kur të marrë formë krokante hiqeni me spatul, vendoseni mbi një gotë ose tas të kthyer për t’i dhënë formën e shportës. Lëreni të ftohet derisa të forcohet. Përsëriteni veprimin për të bërë 4 shporta dhe mbushini me sallatë duke i dekoruar në fund me pak majdanoz.

  • VIDEO

    Kazán Dipi, ëmbëlsira e famshme turke me qumësht të karamelizuar nga zonja Albana

    Kazán Dipi

    Përbërësit:

    • 2 litra qumësht
    • 1 gotë e gjysmë sheqer
    • 1 gotë miell orizi ose niseshte
    • 1/4 gotë ujë trëndafili

    Për sipërfaqen:

    • 2 lugë sheqer
    • Pak ujë trëndafili për servirje

    Përgatitja:

    Në 1 gotë qumësht tretni miellin e orizit. Në një tenxhere vendosni pjesën tjetër të qumështit me sheqerin dhe përziejeni mbi zjarr mesatar, derisa të tretet sheqeri. Kur qumështi të fillojë të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin e orizit të tretur, duke e përzier fort. Pastaj vendoseni sërish në zjarr dhe vazhdoni ta përzieni derisa të bëhet krem i trashë. Hiqeni nga zjarri dhe duke e përzier vazhdimisht, shtoni pak nga pak ujin e trëndafilit, që të përthithet mirë në krem. Lyeni lehtë me gjalpë një tigan të thellë me diametër rreth 25 cm dhe spërkateni me 2 lugët e sheqerit. Hidhni me kujdes kremin brenda. Vendoseni tiganin në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, duke e rrotulluar herë pas here, që kremi të digjet njëtrajtshëm nga poshtë. Kremi nuk duhet të vlojë. Një mënyrë tjetër është të digjni fillimisht në tigan një shtresë të hollë kremi dhe pastaj të hidhni sipër pjesën tjetër. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për 3–4 orë që të mpikset. Për ta servirur, priteni në copa, merrini me spatul dhe kthejini përmbys në pjatë. Në fund spërkatini me pak ujë trëndafili.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 prill 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Zef Preçi ngre alarmin për emërime klienteliste në administratë te zgjedhjet në PD tjetër seri largimesh e deri tek alarm për mashtrim nga Tritan Kalo.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 20 prill 1996/ Një i ri me bombë në dorë kërkon të takojë Presidentin Berisha dhe kërcënon se do e shpërthejë

     

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. Në shtypin e shkruar të datës 20 prill 1996-të pasqyrohet një ngjarje e pazakonte e rregjistruar në Tiranë. Një i ri me bombë në dorë shfaqet para Presidencës dhe kërkon të takojë Sali Berishën. 25 vjeçari kërcënon se do e shpërthejë bombën nëse Presidenti Berisha nuk e takon në një moment ku kreu i shtetit ishte në takim me homologun italian Scalfaro. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Me bombë për të takuar Berishën”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike që ishte partia në pushtet vëmendje merr vizita e presidentit italian në Tiranë dhe kryeartikulli ishte ky : “ Skalfaro e siguron Berishën: Italia është në krahun tuaj”

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv