-
VIDEO
Vrasja e ish-deputetit/ Hajdarmataj e Softa në Report Tv: Policia ka faj që s’e parandaloi, ishte e paralajmëruar! Armët sheshit, kambanë alarmi për shtetin
Vrasja e Pashko Ujkës është një vrasje mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thanë të ftuar në Report Tv ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj si dhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa.
Hajdarmataj, tha se viktima kishte një të kaluar ku ishte përfshirë në konflikte, pasi i ishin bërë dy atentate më parë, dhe sipas tij policia duhet të jetë prezentë në monitorimin e territorit dhe në marrjen e informacionit për të arritur që të parandalojë ngjarje të tilla kriminale. Ish-drejtuesi i Policisë, tha se policia e Shtetit është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.
-
VIDEO
Rruga e Arbrit, kalimi vetëm me zinxhirë! Policia kontroll mjeteve, kthehen pas ata që s’i kanë! Një ditë më parë qindra automjete u bllokuan, 4 u aksidentuan
Bllokimi i qindra mjeteve në Qafë-Murriz, në rrugën e Arbrit një ditë më parë për shkak të dëborës detyroi policinë rrugore të kërkoj vendosjen e zinxhirëve dhe tw gom,ave tw dimrit. ReportTv sjell pamjet ku mjetet që udhëtojnë në këtë aks duhet të kenë zinxhirët tw vendosur ndërsa ata që si kanë kthehen pas që në hyrje të rrugës.
-
VIDEO
Nga gjarpërinjtë tek personat që kanë ndërruar jetë, çfarë kuptimi ka ëndrra juaj sipas znj.Beti
Elisabet Mato Skëndo ose sic njihet ndryshe “Zonja Beti”, ka studiuar dhe punuar ne fushën e shpjegimit te endrrave dhe parashikimit për rreth 30 vite. Që në moshë të vogël ajo ka pasur tërheqje të madhe me fenomenet jo të zakonshme dhe botën e ëndrrave ose sic është quajtuar nga vetë ajo “gjumi, vëllai i vdekjes”. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” znj. Elisabeta Skëndo tregoi për shpjegimet dhe interpretimet e saj për ëndrrat dhe detajet e tyre.
-
VIDEO
'La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri', 26-vjeçarja tregon historinë e trishtë: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte! Merr lajmin e mirë në 'Pa Gjurmë'
TIRANË- "La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete. Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t'ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve. Në martesën e parë i vdiq burri, në martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin "Pa Gjurmë", Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.
-
VIDEO
Reshje dëbore dhe erëra të forta, bllokohen disa rrugë fshatrash në Elbasan, pa energji elektrike disa të tjera
Shira të rrëmbyer, reshje dëbore dhe erëra të forta kanë shoqëruar natën në qarkun e Elbasanit, duke bërë që inserte gurësh të bllokojnë disa akse rrugore nacionale e rurale.
Gjate natës është bllokuar me intervale kohe nga inertet aksi Elbasan-Rrogizhine segmenti Paper-Paulesh. Ne akset nacionale Elb-Qafthane ne Qafthane dhe Librazhd-Sterbleve në Sterbleve ka prezencë dëbore në rruge, 5 deri 6 cm.
-
VIDEO
Korça gati për turizmin ‘e bardhë’, bllokohet Panariti
Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor të Korçës, duke bllokuar lëvizjen e panorëve dhe automjeteve në fshatin Panariti, pasi ka arritur deri në 40 cm.
Nga informacionet e deri më tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm përmes zinxhirëve.
-
VIDEO
Reshje bore në Rrugën e Arbrit, e kalueshme vetëm me zinxhirë
Reshje e dëborës vijojnë të bien në rrugën e Arbit e cila u hap ditën e djeshme për qarkullimin e mjeteve. Rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimri, ndërsa aksi pastrohet vazhdimisht nga borëpastrueset.
By passi në Qafën e Murrizit kalohet me zinxhirë. Patrulla të policisë rrugore janë stacionuar dhe nuk lejojnë asnjë mjet të kalojë pa zinxhirë në këtë segment rrugor për t'u bërë më pas shkas për bllokimin e rrugës. Një natë më parë në këtë segment u bllokuan 100 automjete
-
VIDEO
Dallgët e forta në Durrës nxjerrin të ngordhur në breg breshkën detare ‘Kareta-Kareta’
Ndërkohë në breg është nxjerrë edhe një breshkë detare e llojit “kareta-kareta”. Ajo është nxjerrë në breg e ngordhur. Sakaq disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore
-
VIDEO
Dëbora 'vesh' malet e Kukësit, Rruga e Kombit e lirë për qarkullimin e mjeteve
Dëbora ka mbuluar qarkun e Kukësit, pro akset nacionale janë të lira për kalim. Edhe rruga e Kombit dhe Tuneli i Kalimashit janë të lira, ku borëpastrueset kanë pastruar aksin dhe kanë hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.
-
VIDEO
E frikshme, trageti i Brindisit në Vlorë me 129 pasagjerë nuk arrin të ankorohet, këput litarët dhe del në radë! Në radhimë 6 varka të vogla rrezikojnë të mbyten
Trageti i linjës Vlorë Brindisi nuk ka mundur te ankorohet në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm për shkak të erës së fortë dhe dallgëve. Siç shihet në pamje, trageti është në radën e Vlorës në pritje të përmirësimit të kushteve të motit. Sipas kapitenerisë trageti me 129 pasagjerë pritet të ankorohet pas orës 12.00.
Po ashtu për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 varka të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Fërgesë me domate të thata, gatim i shijshëm për 5 minuta
Fërgesë me domate të thata, gatim i shijshëm për 5 minuta
Përbërësit:
1 filxhan çaji domate të thata
2 qepë mesatare
2-3 lgj vaj ulliri
2 vezë
½ lgj miell
Majdanoz
Kripë, piper
Hudhër - sipas dëshirës
Përgatitja:
Domatet e thata i lajmë dhe i lemë të regjen në ujë të vakët. Kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë domatet të prera në copëza dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 2-3 minutave shtojmë pak ujë dhe e lemë masën të ziejë. Rrahim vezët duke shtuar pak miell, kripë, piper dhe majdanoz. E shtojmë tek domatet dhe i lemë të gjithë përbërësit në zjarr për 2-3 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak hudhër të grirë imët.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Revani me miell misri dhe kos
Revani me miell misri dhe kos, sipas Traditës Tironse
Përbërësit:
1 gotë sheqer pluhur ose sheqer të imët
3 lgj gjalpë
2 vezë
2 filxhanë kafeje kos
1 lugë kafeje sodë
Vanilje
Miell misri sa për një brumë të shkrifët
Përgatitja:
Në një enë me fund sferik përziejmë gjalpin me sheqerin pluhur (në mungesë sheqer sa më të imët). Pasi sheqeri të jetë tretur shtojmë vezët dhe kosin. Më pas hedhim miellin e misrit duke e situr (tek mielli kemi hedhur pak sodë buke dhe vanilje). Trazohet lehtë e gjithë masa derisa të bëhet një brumë i shkrifët.
Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me miell dhe hedhim masën e brumit. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në nxehtësi mesatare. Pas pjekjes e presim revaninë në racione dhe e servirim spërkatur me pak sheqer pluhur.