-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek me tran të ëmbël, 2 përbërës dhe plot shije
Byrek me tran të ëmbël, 2 përbërës dhe plot shije
Përbërësit:
1 pako petë të gatshme
250 gr tran
1 qepë mesatare
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë, piper
1 të verdhë veze
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë trahananë për 7 minuta dhe më pas e kullojmë. Kaurdisim me vaj ulliri një qepë të grirë imët dhe sapo të fillojë të bëhet transparente shtojmë trahananë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe vendosim në çdo dy petë mbushjen me trahana. Në fund e spërkasim byrekun me gjalpë të shkrirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
Pasi byreku të jetë pjekur e nxjerrim nga furra dhe lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 3 minuta të tjera dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Vrasja e Pashko Ujkës në Shkodër, pistë kryesore e hetimit për atentatin ndaj ish-deputetit likujdimi i borxheve! Autori ende i paidentifikuar
Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.
Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai dilet shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nuk lëvizte në distanca të mëdha.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 30 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Bujar Çela thotë se figura e Enverit s'mund të quhet nul te goditja fatale për Foltoren e Berishës në SHBA e deri tek historia e një nëntori.
-
VIDEO
Bego dhe Bardhosh Gjonzeneli, kryelartë në mes të tragjedisë
Bego Gjonzeneli, ishte ndër profesorët më të ndritur të Tregtares së Vlorës. I diplomuar në Romë për Financë, ai u emërua nga mbreti Zog dhe ministri Mirash Ivanaj më 1934 si profesor i Gjimnazit të Gjirokastrës, e më tej nga 1936 profesor i Tregtares së Vlorës, deri ditën që komunistët e arrestuan. Kalvari i tij i vuajtjeve në të gjithë kampet e vdekjes, në kenetat e Maliqit, Tërbufit, etj, do të mbyllej me pushkatimin e tij me 1 prill 1950. Atë kohë, djali i tij i madh Bardhosh Gjonzeneli do të ishte ende pa i mbushur 10 vjeç. Ai do të përjetonte prej atij momenti tragjedinë e dyfishtë, atë që ishte mbyllur me vdekjen e të atit dhe atë që po niste me vvuajtje të panumërta për të, për nënën e tij Dudën, për vëllain Isa, një talent i rrallë në futboll, por që do të çmendej prej torturave të Sigurimit të Shtetit dhe për gjithçka tjetër që do i ndodhte atij vetë në jetë: tre dekada burg, duke kaluar gjithë kampet e punës, torturat gjatë ridënimit në procesin e Xhelal Koprenckës, Vangjel Lezhos e Fadil Kokomanit, ku e kishin mbajtur për dy muaj çdo natë në një arkivol, e që ai as vetë nuk e mori vesh kurrë se si I shpëtoi pushkatimit. Por kjo jetë e mundimshme në diktaturë, pas tre dekadave burg, do të triumfonte më pas. Ai do të dilte i gjallë nga burgjet e diktaturës, do të shihte familjen e tij teksa rritej e i zbukuronte jetën çdo ditë, me fëmijët që çanin me sukses në biznez dhe shkollim. Të gjitha këta e bënin krenar dhe i jepnin pa kursim gëzimin e mohuar të 45 viteve persekutim. Kjo është vetëm pak nga historia epike e këtij ati dhe biri, që me qëndresën e tyre, bënë të mos humbasë por të triumfojë geni i ndritur i familjes së tyre. Në Dosja K, kjo histori do te vijojë me tre pjesë
-
VIDEO
Përjashtimi nga PD pas shpalljen 'Non Grata'/ Hoxha te '5 Pyetjet': Berisha do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e Bashës! Në parti s'ka zgjidhje më të mirë se kryedemokrati
Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.
-
VIDEO
Mehmetaj në ‘5 Pyetjet’: Basha iu dha fund protestave se e dinte që do dilnin jashtë kontrollit! Pas 25 prillit kuptua se marrëdhënia me PD-në nuk ishte e sinqertë
Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Ish-deputeti Aldo Bumçi në Report Tv: Ka mungesë besimi ndaj Bashës! Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme! Rama s'ka frikë prej tij
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm.
-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’/Bejko: Në Gjirokastër po mblidhen firma që të mbrojnë 'doktorin', PD e ndarë në tre pjesë! Këlliçi: Basha e trajton partinë si pronë të tij
'Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në studio ishte deputeti Belind Këlliçi i cili tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë të tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko tregoi se mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.
-
VIDEO
Për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë në sy të gruas e vëllait, ish-kryetarit të Velipojës! Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët kërkesë për të dhuruar gjak! (VIDEO)
Një atentat ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës ku në rrethana ende të paqarta është sulmuar me armë zjarri ish- kryetari i Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet i PDK-së, Pashko Ujka. Ai ka marrë një plumb në shpinë dhe u dërgua në spital. Asnjë gjurmë nga autorët.
-
VIDEO
Nëntori me "Enver" ende histori me heronj e tradhëtarë?
-
VIDEO
Open Balkan/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Kurti të japë shpjegime pse s'bëhet pjesë! Marrëveshjet mes qeverive, s'ka nevojë për zyrë koordinimi, për çfarë janë ambasadat
Kur kanë kaluar rreth 6 muaj që prej finalizimit të iniciativës Open Balkan, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon që të bëhet pjesë e saj. Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, Kurti duhet të japë më shumë shpjegime për qytetarët përse nuk pranon të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. I ftuar në ‘Report Tv’, Cejku tha se kjo iniciativë nuk mund të funksionojë pa Kosovën, prandaj sipas tij, Kurti duhet ta rishikojë vendimin.
-
VIDEO
Zhduket para një jave,flet vetë e humbura:Gjithçka e sajova për dashurinë
"La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete. Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t'ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve. Në martesën e parë i vdiq burri, në martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin "Pa Gjurmë", Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.