-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë me lulelakër, presh dhe patate
Supa më e shijshme me lulelakër, presh dhe patate
Përbërësit:
1.5 litër lëng mishi
300 gr lulelakër
2-3 presh
2-3 patate
½ gotë bizele
1 filxhan kafeje vaj ose gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:Fillimisht presim të bardhat e preshëve në copa me gjatësi 2-3 cm dhe i kaurdisim pak. Më pas në lëng mishi ose ujë të vluar hedhim preshin e kaurdisur, lulelakrën e copëtuar në lule, patatet të prera në kubikë dhe bizelet e ziera. I lemë perimet të zbuten dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Sipas dëshirës këtë supë mund t’a presim dhe me vezë dhe limon.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga rinis privatizimi i pronave bujqësore te milionerët e rinj të Kuvendit e deri tek dhurata e carit.
-
VIDEO
Kriza në PD, 11 ditë nga Kuvendi i Berishës, ç’do të bëjë Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD ndërsa kanë mbetur 11 ditë nga mbajtja e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Cfarë do të bëjë Basha ndaj lëvizjes së Berishës për ti marrë kreun e partisë? Të ftuar Arben Meçaj, Gent Malko, Ibsen Elezi dhe gazetari Bledian Koka.
-
VIDEO
Dy Kuvendet e PD/ Koka: Basha zhduku demokracinë! Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige
Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
-
VIDEO
Rudi Vata zbulon një tjetër skandal: FSHF ndihmon Tiranën që nga 2005 të mos me shlyejë borxhin që ka ndaj meje prej 70 mijë euro!
TIRANË-Thellohet skandali në futbollin shqiptar, ku sërish protagonist është Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Tiranës. Përveç borxhit që klubi i ka ish-presidentit të ndjerë, Metush Seferi, Tirana ka edhe një borxh ndaj ish-futbollistit të Tiranës e kombëtares, Rudi Vata. Ka qenë ky i fundit, i cili në një intervistë në 'Studio Live' ka zbuluar që Tirana i detyrohet një shumë prej 70 mijë eurosh, që e ka fituar në të gjitha shkallët e gjykatave dhe nuk i ka marrë mbrapsht. Këtu flet sërish për një bashkëpunim kundër zbatimit të këtij vendimi. Prandaj, shprehet se skandali i sotëm, nuk e surprizën aspak pasi e priste.
-
VIDEO
Varianti 'Omicron' i COVID mbërrin në Europë, Rakacolli: S'ka vend për panik, vaksinimi e respektimi i masave, zgjidhja! Mjekja në Belgjikë: 1 rast i identifikuar, simptomat e lehta
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha në "Studio Live" në Report TV se nuk duhet të panikosemi nga varianti 'Omivron' i COVID. Sipas Rakacollit, dy janë zgjidhjet: Vaksinimi dhe respektimi i masave ekzistuese anti-COVID.
-
VIDEO
Moti i keq, kreu i emergjencave civile për Report Tv: Situata nën kontroll, rrugët nacionale të kalueshme, problem akset rurale
Kreu i Emergjenca Civilie, Haki Çako tha për Report Tv në Studio Live se të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht motit të keq. Çako tha se problematika janë hasur vetëm në rrugët rurale.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Covili ndjek hap pas hapi gjithë situatën. Tashmë situata është nën kontroll, me përjashtim të dy tre akseve të vogla rurale, Bogë-Theth, Arrëz në Peshkoi dhe Lurë, pjesa tjetër është e kalueshme. Pothuajse të gjithë rrugët nacionale janë të kalueshme, ruralet në lartësi apo zona të thella malore janë pjesë e një investimi që duhet ti bëjnë njësitë e pushtetit vendor, por edhe strukturat dhe institucionet qendrore me kapacitete të tjera të përcaktuara në rastet kur ato kërkojnë ndihmë...”, tha Çako për Report TV.
-
VIDEO
Bllokimi i makinave në ditën e inaugurimit, kreu i ARRSH për Report Tv: Rruga e Arbrit e hapur totalisht! Apeli që kam për shoferët
Kreu i ARRSH, Evis Berberi ka shpjeguar në ‘Studio Live’ në Report Tv kaosin që u krijua në rrugën e Arbrit në ditën e inaugurimit të saj. Bllokimi i 100 makinave mbrëmjen e djeshme ka ardhur për shkak të mos informimit të shoferëve se duhej të ishin pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore për shkaka të reshjeve të dëborës.
-
VIDEO
I dëgjon zërin nënës,shpërthen jetimi në lot:Më ke munguar o nënë
Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës. ‘Po, unë jam zonja Lina Çekiçi. Jam e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…’-duke fshirë lotët shprehte nënë biologjike e Aleksandërit.
-
VIDEO
Pas 35-vitesh gjen nënën,shokohet jetimi kur mëson aryet e braktisjes
Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV nën moderimin e Odeta Dumes solli sërish emocione mesditën e kësaj marte, duke lidhur pas 35-vitesh djalin me nënën e tij. Aleksander Çoka i lënë në jetimoren e Shkodrës,sot për herë të parë pa imazhin e nënës dhe iu drejtua me fjalë zemre. Momente prekëse edhe për qindra shikues të ekranin të Report Tv, që shprehën emocionet e tyre nga një numër i madh telefonatash. 35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione. Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga Lina Çekiçi ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori.
-
VIDEO
Debati në 'Studio Live'/ Hajdari: Asnjë Kongres nuk çon PD në fitore! S'e shikoj Berishën në krye të partisë! Hasimja: Në PD, luftë civile! Nesturi: Meta po krijon imazhin e opozitarit
Rudina Hajdari, thotë se dy Kongreset e thirrura, nuk e çojnë asnjëra Partinë Demokratike drejt fitores dhe këtë e thotë me bindje, pasi sipas saj është e gjitha një luftë emrash mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Kuvendet që përçajnë Opozitën
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm. Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën. Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.