• VIDEO

    Lë fëmijët për të dashurin,flet nëna një javë pas zhdukjes:Ika se...

    "La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete. Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t'ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve. Në martesën e parë i vdiq burri, në martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin "Pa Gjurmë", Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura të shiut, Vjosa del nga shtrati, tregu i gjësë së gjallë në ujë

    Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i 'Vjosës' të rritet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lumi ka devijuar rrjedhën norale në afërsi të Urës së Mifolitduke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë.

  • VIDEO

    Varianti i ri Omicron i COVID, debati në Report Tv! Alimehmeti: Për momentin nuk kemi pse shqetësohemi! Dollenberg: Ka infektueshmërinë e lartë, por jo vdekshmërinë

    Në debatin në Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se varianti Omicron nuk i plotëson kushtet 'për të qenë shqetësuese' siç e ka shpallur OBSH dhe për këtë ai thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është treguar 'minimalisht naive'. Ndërsa mjekja shqiptare Aurora Dollenberg tha se ajo që është kuptuar deri tani është se ka infektueshmëri të lartë por jo vdekshmëri të lartë.

  • VIDEO

    ‘Kjo është një mrekulli për Dibrën’, shoferët në Rrugën e Arbrit: Shkurton distancën me më shumë se 2 orë

    Qytetarët e Dibrës janë të kënaqur me hapjen e Rrugës së Arbrit, pasi kjo do të shkurtojë me më shumë se 2 orë distancën ndërmjet kryeqytetit dhe Peshkopisë. Por shoferët janë gjendur të papërgatitur, pasi po lëvizin në një zonë ku kërkohet përdorimi i gomave të dimrit, sepse me rënien e temperaturave kanë filluar edhe reshjet e dëborës.

    ‘Tani kur janë ditë dimri kjo rrugë është e vështirë. Nuk mund të kalohet me goma normale, duhet të sinjalizohet nga policia. Ky është dimri i parë që po hapet. Kjo është rrugë e vështirë që të kalohet. Këto janë kthesat më të vështira. Duhet me pas kujdes. Kjo e shkurton shumë rrugën. Bëhet Bulqiza për një orë, shkurton rreth 2 orë e gjysëm rrugën. Kjo është një mrekulli për Dibrën!’- tha një qytetar.

    ‘Nga Peshkopia në Ali Dem një orë 50 minuta. Ishim të papërgatitur, se ishim me goma vere.’- u shpreh një qytetarë.

  • VIDEO

    Historia e veçantë/ Ish-kampioni i paralizuar prej 4 vitesh, ngrihet në këmbë falë kurës bimore të Ylli Merjes

    Një operacion i rëndë do të bëntë që z. Tahir Vola të mbetej I paralizuar për më shumë se katër vite. Në moshën 67 vjecare ndërhyrja e kryer I la ish- kampionit në sportin e Kanotazhit pasoja edhe në memorie. Disa përmirësime të ngadalshme nisën, por z. Tahir ishte I detyruar që ende të përdorte patericën për të kryer ecjet e pakta që bëntë buzë detit. Një takim me mjekun popullor Ylli Merja, duket se i ka ndryshuar jetën, premtimi që pas disa muajsh patericat do të zhduken. Një sfidë që filloi me 18 shtator dhe rezultoi teper e sukseshme per z. Tahir Vola. Rikthehemi në Vlorë në fund të nëntorit për të parë ecurinë shëndetësore të z. Tahir, I cili tashmë është plot energji Një mrekulli përmes kurave bimore bëri të mundur që z.Tahir jo vetëm të mund të ecte pa paterica por edhe të drejtojë makinën.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Paralizat Faciale, si kurohen vetëm me këtë vaj që pihet dhe masazhohet në lëkurë

    Mjeku popullor Ylli Merja nw njw intervistw nw emisionin ''Rreze Dielli'' nw rubrikwn 'Bima dhe shwndeti'' tregoi se pwrmes njw vaji bimorw me tw cilin masazhohet fytyra dhe i cili gjithashtu duhet tw konsumohet, mund tw kurohen paralizat faciale. 

  • VIDEO

    Moti i keq, sinoptikania e IGJEO: Nuk ka rrezik për përmbytje, por do ketë rënie të ndjeshme temperaturash! 5 qarqet ku priten reshje intensive

    Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferikë të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Anira Gjoni përfaqësuese nga instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se nuk ka rrezik për përmbytje, por pritet që të ketë reshje shiu si dhe ulje temperaturash

  • VIDEO

    Ylli Merja: Paralizat, si të rehabilitohemi pas operacioneve përmes bimëve medicinale

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi mënyrat se si mund të rehabilitohemi pas operacioneve dhe paralizave të ndryshme përmes bimëve medicinale.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Reçel me karrota

    Reçel me karota dhe kanellë

    Përbërësit:

    1 kg karota

    1 gotë sheqer

    1 gotë ujë

    Kanellë 

    Përgatitja:

    Për reçelin karotat duhet të zgjidhen të llojit me lëng, të njoma dhe me ngjyrë të theksuar. Qërojmë karotat, i grijmë në rende dhe i vendosim në tenxhere. Hedhim ujë dhe i lemë të marrin 2-3 valë. Më pas shtojmë sheqerin dhe i lëmë karotat derisa të marrin formën e reçelit. Në fund hedhim kanellë pluhur dhe e vendosim reçelin në një kavanoz qelqi.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos

    ÇORBË ME MËLÇI, MIELL MISRI DHE KOS

    Përbërësit:

    300 gr mëlçi

    3 lgj miell misri

    2 lgj gjalpë

    3-4 thelpinj hudhër

    4-5 lgj kos

    Kripë 

    Piper i zi

    Piper i kuq

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë (1.5 cm mbi sipërfaqe) dhe i lemë të ziejnë.

    Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. 

    Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Birjam Peshkopie

    Birjam peshkopie 

    Përbërësit:

    4-5 racione mish

    1 qepë mesatare

    3-4 lgj vaj ulliri

    2 filxhanë çaji oriz

    6 filxhanë lëng mishi

    Nenexhik

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin të ziejë. 

    Më pas kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zverdhet shtojmë orizin dhe lëngun e mishit në raport 1 me 3. Vendosim racionet e mishit, hedhim kripë, piper dhe nenexhik. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa orizi të bëhet pilaf i shkrifët dhe mishi të marrë ngjyrë të bukur. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 29 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga deputeti i PS-së krahason diktatorin me Ismail Qemalin e Skënderbeun te mesazhet e fshehura të "Foltores në SHBA" e deri tek një non grata në VOA.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv