-
VIDEO
Ullinjtë e Byshekut si histori suksesi
Agronomi Vloadimir Bajrami rrëfen historinë e jetës, punën si agronom dhe si emigrant në Amerikë, rikthimin në Atdhe dhe suksesin e pritshëm në vitin e 10-të pas ngritjesd së minifermës.
-
VIDEO
Një kafe pune me fermerin Bajrami
Pas një dite të gjatë pune në minifermën e ullinjve të agronomit Bajrami, një kafe e shkurtër pune, për të mësuar mbi idetë e femer Vladimirit për ta shëndrruar kodrinën e ullinjve në një zonë për zhvillimin e agroturizmit.
-
VIDEO
Kodrina e ullinjve në Byshek
Fermeri I vogël Vladimir Bajrami rrëfen historinë e ngritjes së minifermës së tij, një ëndërr e kahershme qysh se ishte I ri dhe nisi punë si agronom. Nga mbjellja e ullinjve të parë, në vjeljen e qindra ullinjve. Punësimi I disa puntorëve në stinën e vjeljes.
-
VIDEO
Ullinjtë e Byshekut në Elbasan
Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Byshek në qarkun e Elbasanit, me destinacion takimin me fermerin e vogël të një vreshte me ullinj, me agronomin Vladimir Bajrami. Me Vladimirin që, mbi eksperiencën e gjatë të punës dhe kursimet nga jeta dhe puna në emigracion në Amerikë, ka mbjellë qindra rrënjë ullinj në një kodrinë dikur djerrë dhe të harruar pas viteve ’90 dhe tash, në stinën e vjeljes së ullirit, I gëzohet prodhimit të mbarë.
-
VIDEO
‘S’e di nëse drejtimi politik i Shkodër është surprizë e këndshme’, Edona Bilali tregon sfidat politike, bullizmin ndaj saj e deri te videoja e pastrimit që u bë virale
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Report Tv, tha se nuk e priste t’i besohej posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës. Ajo u shpreh në Report Tv se kjo është një sfidë e madhe për të.
“Drejtimi politik i qarkut Shkodër është një sfidë e madhe, nuk e kam pritur këtë gjë nuk di të them nëse është surprizë e këndshme apo jo, por është një përgjegjësi e madhe, për mua ishte surprizë, unë nuk e di nëse do t’ia besoja dikujt këtë post me karakteristikat e mia”, tha ajo.
-
VIDEO
Kush është diplomati shqiptar që fitoi kampionatin botëror të Bodybuilding
Marin Meksi me profesion diplomat ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali duke bërë krenarë mbarë shqiptarinë.
35-vjeçari zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërsa regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”.Ndërsa foli për këtë arritje fantastike ai u shpreh se është rezultat I një pune të palodhur të realizuar prej më shumë se 22 vitesh:
“Përgatitja e jashtëzakonshem fizike , harmonia muskulare, pjesa gjenetike që është një dhuratë nga zoti , pjesa e punës që është një punë vërtet titane prej gati 22 vitesh , definicioni muskular dhe mbi të gjitha pozimi artistic, ajo që ne bëjmë të sinkronizuar të muzikës me lëvizjen, koreografia artistike dhe komportimi im me publikun, jurinë dhe kamerat. Më e rëndësishmja ishte të tërhiqje vëmendjen, puna përgatitore e bërë në bashkëpunim të gjithë këtyre Federatave ku në planin kombëtarë u bë një bashkim i fuqishëm në aspektin sportiv, pra për të tërhequr vëmendjen, të paktën juria të ngrejë kokën, sepse kur ti vjen nga një vend i si Rusia apo Amerika tërhiqet vëmendja” u shpreh ai.
Marin Meksi arrin të ndërthurë punën e tij si diplomat me pasionin e sportit të Bodybuilding duke theksuar se është krenarë për sakrificat në mënyrë që t’i realizojë të dyja pasionet e tij:
“Jam munduar ti kombinojë të dyja edhe pse misioni është i njëjti përfaqësimi I ngjyrave të flamurit tënd në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Më merr shumë kohë pjesa e stërvitjes, por duke gjetur mirëkuptimin e kolegëve të mi , kjo është sakfrica më e madhe, që unë i kam bërë të dyja punët njëkohësisht, me shumë sukses. Jam munduar t’i kombinojë dhe të kem sukses si nga ana diplomatike dhe ne aspektin sportiv” tha ai.
Tashmë pas fitores së rëndësishsme, kampioni shqiptarë ka një tjetër mision.
Misioni im është që të ngre sa më fortë zërin e sportit shqiptarë në vend por edhe në mbarë botën.
Ai është edhe djali i shkrimtares së mirënjohur shqiptare Mira Meksi, e cila pak kohë më parë pati disa probleme shëndetësore. Ndërsa foli për marrëdhenien me të, Marini u shpreh se gjendja e saj shëndetësore tashmë është shumë e mirë.
“Tashmë është goxha mirë, i kaluam në periudhën më të vështirë për njerëzimin në kohën e Covid, por falë mbështetjes së të gjithëve arritëm ta kalonim këtë situatë. Mamaja sapo ka nxjerrë librin e fundit ‘Kutia e Agatha Christie’përfundoi ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Migena Sotiri, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 27 nëntor 2021
Nga çmimet e reja të apartamenteve, zbërthimi i Bashës që rihap debatin në PD dhe fitorja e Partizanit
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri drejt autobusit në Kosovë, vritet shoferi, fatorino dhe dy nxënës, plagosen dy të tjerë! Dëshmia: Autori ishte i maskuar! Dalin emrat e viktimave! Reagon politika
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi, fatorino dhe dy nxënës, raportojnë mediat vendase. Sakaq, dy nxënës të tjerë janë plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kome në spital.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet një deklaratë nga autoritetet. Report Tv mëson emrat e tre viktimave; shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.
-
VIDEO
Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë
Në një intervistë për gazetaren e report Tv Anduela Ndreu në emisionin Pa protokoll, zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj foli për procesin e rindërtimit. 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se deri në vjeshtën e ardhshme do të jenë akomoduar të gjitha familjet ndërsa zbuloi edhe numrin e familjeve që ende jetojnë në çadra.
-
VIDEO
Kriza e PD-së, sa sfidantë për kreun?
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe 'malazezi' misterioz që e urdhëroi të dorëzohet
TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.
Ai deklaroi se i pari që është përgjuar ka qenë Sali Berisha kryesisht për ngjarjet e shtatorit të 1998 që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e dështuar të shtetit dhe marrëdhëniet e tij me Bujar Bukoshin.
-
VIDEO
3 vite i humbur/Qytetari lokalizon vendndodhjen:Maradona jeton në Tiranë!
Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 1 gusht të vitit 2019. 32-vjeçari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra u nda me nënën tek ’Ura e Lumit’, duke i thënë se do të konsumonte një kafe, por nuk u kthye më në banesë. Pak orë më pas të po asaj dite, ai i telefon nga Saranda, telefonatë pas të cilës nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Pa Gjurmë e ka trajtuar gjatë historinë e të riut, për të cilin kanë mbërritur mjaft informacione. Pista e kërkimeve ishte zhvendosur në qytetin bregdetar aty nga ku bëri dhe telefonatën e tij të fundit. Por, risjellja në vëmendje e humbjes së gjirokastritit gushtin e 2 viteve më parë, puntatën e së enjtes zhvendos pistën e kërkimeve nga Saranda në Tiranë. Bëhet fjalë për dëshminë e një zonje, e cila pretendon se Maradona jeton në Tiranë.Pas mbërritjes së këtij informacioni gjatë transmetimit live stafi u nis menjëherë në vendin ku dëshmitarja pretendonte se e kishte parë 32-vjeçarin, për të verifikuar në kohë reale këtë të dhënë, e para dëshmi në Tiranë. Emisioni investigative ’Pa Gjurmë’ në Report TV nuk i ka ndalur këtu investigimet, pasi një mori informacionesh mbërritën edhe pas përfundimit të programit. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare në Greqi. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjeç. Ditën që Maradona u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën. Marie Ibrahimi vijon të bëj thirrje për ndihmë për gjetjen e të birit.