Fasule pllaqi në tavë balte
Përbërësit:
- 1/2 kg fasule
- 100 g pançetë TONA
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 1 spec djegës
- 2 thelpinj hudhra
- Salcë speci kuq
- Dafinë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fasulet i zieni më parë vetëm me ujë. Në tavën e baltës kaurdisni pançetën e prerë në copa, qepën, karrotën, shtoni hudhrat, spec të vogël djegës, dafinë, kripë dhe piper. Shtoni gjithashtu salcën e specit, fasulet pllaqi, ujë nga zierja dhe sapo të marrin valë i vendosni në furrë për 30 minuta me temperaturë 200° derisa të bëhen ashtu si i dëshironi me ose pa lëng.




















