Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!

23 Prill, 17:28 | Përditesimi: 23 Prill, 17:28

 

Një tjetër histori shqetësuese vjen në fokusin e emisionit, ku familjarët kërkojnë përgjigje për zhdukjen e 49-vjeçarit Lulezim Gjonaj nga Tirana.Në një lidhje direkte nga Londra, vëllai i tij, Melazim Gjonaj, ngre dyshime të forta mbi rrethanat e zhdukjes, duke akuzuar të afërm të familjes për mosdhënie të së vërtetës. Sipas tij, 49-vjeçari jetonte në të njëjtën banesë me vëllain dhe kushërinjtë, ndërsa zhdukja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe me informacione kontradiktore.Familja hedh dritë mbi një pistë të ndjeshme, duke pretenduar se Lulezim Gjonaj mund të jetë përfshirë në një situatë ku ka ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë nga trafikimi. Kjo ngjarje, sipas tyre, mund të ketë sjellë pasoja të rënda për të.Apeli i familjes është i drejtpërdrejtë: kushdo që ka informacion mbi fatin e tij, të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës.

A.M/Shqiptarja.com