Pas 7 muajsh ankth dhe pasigurie, gjendet 27-vjeçarja Marjeta Dauti dhe kthehet pranë familjes. Një histori që mbajti pezull jo vetëm familjarët, por edhe publikun, merr më në fund një kthesë pozitive. E ëma, Alketa Dauti, rrëfen momentet e vështira që kaloi gjatë mungesës së vajzës, duke treguar se ajo kishte qëndruar në Gjermani, e strehuar tek disa familjarë me të cilët nuk kishin kontakte. E emocionuar, ajo falënderon të gjithë ata që ndihmuan dhe qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë. Ndërkohë, familja tregon se vajza është rikthyer shëndoshë e mirë, por me një gjendje të rënduar psikologjike pas gjithë asaj që ka përjetuar. Një histori që rikthen shpresën dhe tregon forcën e lidhjes familjare.




















