Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Prill 2026 – Receta / Tërfili i kuq, bima ‘aleate’ e femrës

20 Prill, 15:08 | Përditesimi: 20 Prill, 15:08

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Çervish me miell misri dhe pulë / Sallatë në shporta djathi / Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma / Kazán Dipi, ëmbëlsirë turke me qumësht.

Në “Bima dhe Shendeti”, flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, për një temë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien tonë: fuqinë shëruese të bimëve medicinale. Fokusi i diskutimit do të jetë tek tërfili i kuq, një bimë e përhapur në mbarë botën, e njohur për bukurinë e saj, por mbi të gjitha për vetitë e jashtëzakonshme kurative. Ndalemi tek përbërësit kimikë që e bëjnë këtë bimë kaq të veçantë, veçanërisht në ndikimin e saj në shëndetin hormonal të femrës, por edhe në përfitimet më të gjera për organizmin. Merja na tregon mbi benefitet shëndetësore të përdorimit të tërfilit të kuq, si ndikon ai në balancimin hormonal, në përmirësimin e tretjes, në qarkullimin e gjakut, si dhe në trajtimin e problemeve të lëkurës si ekzemat dhe psoriaza. Gjithashtu, do të zbulojmë se si mund të kombinohet kjo bimë me bimë të tjera medicinale për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore në mënyrë natyrale.

MC/Shqiptarja.com