-
VIDEO
Nishani: Bashkëqeverisja me PS do ishte asgjësim për PD! S’ka shkelje të rënda për shkarkimin e Metës
Duke komentuar ftesën e Ramës ndaj opozitës për bashkëpunim, kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani tha se nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte asgjësim për PD. Kurse për shkarkimin e presidentit Meta, Nishani tha se nuk ka shkelje të rënda dhe nuk beson se do të ndodhë.
"Ska asgjë të qartë se çfarë është bashkëpunim dhe cilat janë termat, rama historikisht ka qenë hilanjos në deklartat e komunikimet me PD. Bashkëqeverisje do të ishte asgjësim për PD. Nuk besoj se zgjidhja e presidentit është e afër, ska fakte dhe prova që vërtetojnë shkelje të rëndë, është bazuar në gjykim politik. Mund ti ketë gabim qëndrimet politike po ska shkelje të rëndë për shkarkimin e tij, ska fakte dhe prova", tha Nishani.
-
VIDEO
Nishani në Repolitix: Mesazhi i Berishës për të marrë drejtimin e PD është për anëtarësinë, partia po shkon keq e më keq
Bujar Nishani e lexon deklaratën e Sali Berishës se mund të rikthehet në krye të PD-së si një mesazh të qartë për anëtarësinë e PD, që është më e dobët se kurrë. Nishani tha në Repolitix se Berisha me ketë mesazh po tregon se partia po shkon keq e më keq.
I pyetur nëse do të donte që Berisha të rikthehet në krye të PD-së, Nishani tha se kushdo që do çonte partinë në fitore është i mirëpritur pasi me Bashën kjo gjë është e pamundur.
"Me aq sa mund të bëj deduksionin tim është një deklaratë që nuk është emocionale por një mesazh i gjerë për anëtarësinë e PD, kurrë në 30 vite nuk ka qenë më e dobët se sot dhe më këtë mesazh ngre alarmin se partia është duke shkuar keq e më keq. Ne jemi përballë asaj që përfaqëson sot Basha pamundësinë për të çuar PD në fitore dhe cilido që do të ishte do të ishim të gatshëm të bëhej kjo, pasi me Bashën kjo është e pamundur", tha Nishani.
-
VIDEO
Nishani: Lista e kandidatëve për deputetë u zgjodh në të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha, puna e Komisionit të Vlerësimit u zerua
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin Repolitix në Report Tv tha se lista e kandidatëve për deputetë për 25 prillin është zgjedhur me të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha. Puna e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve sipas Nishanit është zeruar nga Basha.
“Skam frikë të marr asnjë përgjegjësi kur më takojnë përgjegjësi, skam qenë kryetar. E gjithë puna e atij komisioni u 0. Lista e kandidatëve nuk prodhohej nga komisioni, por prodhohej vetëm një listë. Njerëz që nuk ishin vlerësuar nga komisioni u vlerësuan dhe ata që ishin vlerësuar nuk u vlerësua. Lista ka qenë e njëjta metodë që Basha ka përdorur në 2017. Në shumicën e këtyre deputetëve që janë sot ruaj respekt sepse kanë bërë betejë të mirë, skanë pasur mbështetje nga partia e tyre”, tha ai.
-
VIDEO
Bujar Nishani: PD në udhëkryq për ekzistencën e saj! Në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti as shifrat e 2013-ës kur kaloi në opozitë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin “Repolitix” në Report Tv tha se PD është një greminë politike dhe në një udhëkryq për ekzistencën e saj. Në zgjedhjet e 25 prillit sipas Nishanit PD nuk arriti as shifrat e 2013-tës kur kaloi në opozitë.
-
VIDEO
Kadilli: Basha e Berisha s’kanë çfarë ti ofrojnë më PD! Kemi burokratizuar partinë, u tkurr në 30% para 13 qershorit! Ftesa e Lulit cinike, demokratët viktimë e zgjedhjes së tyre
Nga studioja e Report Tv, Fatbardh Kadilli, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, e ka quajtur cinike deklaratën e Bashës i cili pas 13 prillit u shtriu dorën e bashkëpunimit. Ai deklaroi se nuk pret ftesa nga Basha për të qenë kundër kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Sh. Bocit/ Familja: Policia na e vrau
Prokuroria e Lezhës, ka rihapur hetimet për vrasjen e 30-vjeçarit Shkurt Boci, 1999 në Fan të Mirditës. I riu u ekzekutua gjatë një operacioni policor, por ngjarja nuk është arritur të zbardhet. Sipas burimeve dosja hetimore prej muajsh është në duart e prokuorit Erjon Shehaj, i cili prej disa javësh është emeruar edhe si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Një fakt i tillë u bë publik në studion e emisionit Pa Gjurmë në Report TV, kur me risjelljen në fokus të kësaj ngjarje, në punattën e datës 24 maj të këtij viti Mark Boci, kushëriri i viktimës solli prova duke kërkuar rihetim të ceshtjes, të mbetur pa autor.Mesa sjellja në vemendje të medias u përkthye në një reagim insititucion. Gjatë 3 muajve të fundit organi i akuzes ka kryer hetime intensive, duke mbledhur prova e marrë në pyetje shumë përsona. Mes personave që ka dëshmuar për këtë ngjarje është edhe Drejtoriri i Policisë së Lezhës Zef Laska, pasi në periudhen kur është vrarë i riu mbante postin e komandantit të Forcave të Ndërhyjes së Shpejtë të Laçit. Në deklarimet e tij në polici, Laska ka thënë se nuk ka qenë në krye të operacionit diten kur ka ndodhur ngjarja, por në Tiranë. Prokuroria ka arritur të provojë arritur se Shkurt Boci është vrarë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Laçit, por duke qenë se provat janë të pakta ende nuk është arritur të zbulohet autori i kësaj vrasje. Familjaret e 30-vjeçarit i kanë denocuar me emra personat që kanë qëlluar në drejtim të tij, por për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme ende nuk është marrë asnjë përson i pandehur në lidhje me këtë ngjarje. Ekzekutimi i 30-vjeçarit Shkurt Boci erdhi pas një kontrolli policor në zonen e Fanit në Mirditë.
-
VIDEO
I ftuar në Report TV, Fatos Çoçoli ekspert ekonomie flet përTeknologjinë 5G
I ftuar në Report TV, Fatos Çoçoli ekspert ekonomie flet përTeknologjinë 5G
-
VIDEO
Nuk zbatohet ligji, sezoni nis pa vëzhgues në plazhet e Vlorës! Turistët ukrainas: Keqardhje për mungesën e pastërtisë
Mungesa e rojeve bregdetare dhe pa pastërtitë në plazhe janë dy problemet kryesore që evidentojnë pushuesit në Vlorë dhe Shëngjin në nisje të këtij sezoni veror. Kullat e vrojtimit janë të boshatisura, ndërsa operatorët turistikë deklarojnë se ende nuk kanë marrë licensat nga Ministria e Mjedisit.
-
VIDEO
Mungon siguria në bregdetin e Shëngjinit, nuk ka kulla vrojtimi! Ministria e Turizmit mban peng licencimin e plazheve private
Prej 15 qershorit në Shëngjin ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, por stacionet e plazhit ende nuk janë formalizuar. Vonesa në aprovimin lejeve nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka sjellë edhe problematika.
-
VIDEO
Matura dhe propozimi për ndryshime në sistemin arsimor
Debatet e fundit dhe protestat e studentëve për ndryshime në provimet e maturës ka qenë ndër diskutimet kryesore të kohëve të fundit. A ka nevojë për ndryshime në sistemin arsimor shqiptarë përsa i përket maturës shtetërore? Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, pedagogia Irsa Ruçi u shpreh se heqja e maturës shtetërore dhe kërkimet e mëtejshme për tregun e punës janë dy ndryshime thelbësore për të cilat ka nevojë arsimi në Shqipëri:
“Ne paragjykojmë që janë të përgatitur sepse 10 pyetje për matematikën nuk të tregojnë sa matematicien I mirë do të jesh nesër apo sa economist I mirë do të jesh nesër as 10 pyetje për historinë, as 100 pyetje nuk ta tregojnë atë. Pra matura shtetërore nuk ta vërteton dot që në moshën 18 vjecare se sa profesionist I mirë do të jesh në një të ardhme. Kështu që matura shtërorë është një burokraci që paralizon në këtë moment gjithë sistemin që I lejon të gjthë të dynden në të njëjtat degë. E kemi si një parandalues si asaj që ne e kemi si të keqe, pra nëse ne I hapim dyert e universiteteve të gjithë do të dynden në të njëjtat degë dhe një pjesë shumë e madhe e degëve do të mbylleshin” tha ajo.
Një ndër problemet të cilat theksoi ajo është edhe studimi I të rinjve jashtë Shqipërisë:
“Nuk mund ti mbyllim sytë përpara kësaj të keqe që prodhon matura shtetërore, ke plot ekselentë, studentë të mirë të cilët nuk arrijnë të kapin pikët tek matura shtetërore por që kjo nuk tregon se sa të mirë do të jenë nesër. Ka shumë të rinj të cilët nuk arrijnë që të fitojnë asnjë degë universiteti në Shqipëri, pra në sistemin tonë ata quhen ngelësa. Ata shkojnë jashtë Shqipërisë, diplomohen me krenri dhe dinjitet sic do I ri që ka një diplomë universiteti dhe kur vijnë këtu ne I shohim si uji I paktë, I shohim me adhurim. Kur këtu I shohim si ngelsa, kurse kur vijnë nga jashtë I shohim me adhurim këtu do të thotë që e paska fajin sistemi ynë, spaska qenë ngërçi tek ai, që do të thotë sistemi duhet ndryshuar dhe përshtatur në bazë të nevojave të të rinjve” u shpreh ajo.
-
VIDEO
Këlliçi në Report Tv: Nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë demokrat! Basha privilegjoi aleatët në zgjedhje, po të ishin demokratë do të fitonin më shumë
Partia Demokratike nuk ka luksin që të përjashtojë asnjë demokrat. Kështu tha në një intervistë për Report TV, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, teksa u pyet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti.
'Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat.'- tha Këlliçi.
-
VIDEO
Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkon shfuqizim të veprimeve, 'Kushtetuesja' në 12 orë asnjë përfundim, pritet vendimi
TIRANË- Në 12 orë seancë, Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë në një përfundim për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Gjatë seancës gjyqësore, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, rrëfeu përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë që sipas tij, qeveria, por edhe institucioni i Bashkisë, kanë bërë në lidhje me këtë çështje. Dervishaj nënvizoi se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetueese.
Sipas presidencës është kërkuar gjithashtu projekti i Teatrit Kombëtar i cili ende nuk ka ardhur. Në lidhje me këto kërkesa të Presidencës për pezullimin e çdo veprimi Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nesër një vendim.
Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar nisi që në fund të vitit 2017, por godina u rrafshua mëngjesin e 17 majit, ngjarje e cila solli protesta dhe përplasje fizike mes aktivistëve për mbrojtjen e teatrit dhe policisë. Shembja e godinës u realizua pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re. Por, artistët u ndanë në dy grupe, pro dhe kundra shembjes së teatrit. PD-LSI u pozicionuan kundër shembjes së Teatrit, duke e kthyer madje edhe në një nga kauzat opozitare. Një pjesë e artistëve dhe opozita kërkonin rinovimin e tij dhe ruajtjen e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë dhe traditës kulturore të Shqipërisë.
Duke u pozicionuar në krah të PD-LSI, Presidenti Ilir Meta, në korrik të vitit 2019, depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit nr. 37/2018 të Kuvendit, i cili parashikonte ndërtimin e një teatri të ri, rrjedhimisht shembjen e godinës. Gjithashtu, Meta ka kërkuar rrëzimin edhe të vendimit të qeverisë nr. 377 / 2020 për kalimin e teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Sipas Metës ligji dhe VKM-ja cenojnë parimet kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare.