• VIDEO

    ‘Na kanë kërcënuar me armë’ përplasje mes banorëve të Bënçes dhe punonjësve të fabrikës së asfaltit në Tepelenë, dhunohet edhe aktivisti Auron Tare

    Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës. Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë - Kurvelesh.

    Dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme nuk është zhvilluar pas përplasjeve të kryera. Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve. Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.

  • VIDEO

    Muzika para viteve ’90 në Shqipëri, këngë që sfidojnë kohën

    Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ende  këngë të viteve 80-90 në Shqipëri por dhe në botë mbeten hite të padiskutueshme që të gjithë I rikthehen kohë pas kohe. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”  ishin të ftuar gazetarja Ami Bekteshi dhe gazetari Gazmend Agaj të cilët rikujtuan me nostalgji këngët e viteve 80-90 shqiptare dhe të huaja, mënyrën sesi të rinjtë duhej të dëgjonin muzikë fshehurazi dhe këngët e tyre të preferuara.

  • VIDEO

    Leli refuzon ballafaqimin me këshilltarët, kërkon pezullimin nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit, anëtarët votojnë kundër tij dhe e konfirmojnë në detyrë

    Kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës si dhe anëtarëve të këshillit bashkiak i ka ardhur një kërkesë ditën e djeshme nga bashkia e Vlorës për pezullimin nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të këshillit Bashkiak Agron Gjipali pasi ai ka mbushur moshën e pensionit.

    Shkresa i kërkonte anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm për t’i dhënë hapësirë moshës së re për t’u inkuadruar në bashki. Anëtarët e Këshillit bashkiak të Vlorës e konsiderojnë këtë gjë tendencioze sidomos tani që ka tensione midis palëve. Sipas tyre Këshilli bashkiak i Vlorës është i vetmi institucion i cili mund të shkarkoj Sekretarin e Përgjithshëm dhe të emëroj një të ri. Këshilli Bashkiak është gjithashtu i vetmi institucion i cili mund të zgjasë në detyrë sekretarin e përgjithshëm apo të emëroj një të ri.

  • VIDEO

    Kryesia e PD miraton propozimet për rishikim të Statutit dhe analizën e hollësishme të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën, shqiptarët s'mund të presin deri në 2025 për rrëzimin e regjimit

    Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë Kombëtare ku u miratua metodologjia që do të ndiqet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel qarku dhe propozimet për rishikim të Statutit të PD-së nga Kuvendi Kombëtar nëse do të vijnë propozime për ndryshime të tilla.

  • VIDEO

    Muffin me reçel nga zonja Vjollca

    Muffin me reçel

    Përbërësit:

    2 vezë

    lëkurë e 1 limoni

    120 gr sheqer

    70 ml vaj

    100 ml ujë mineral

    220 gr miell

    1/2 pako pluhur pjekës ( 8 gr)

    1 lugë çaji reçel marmalatë për çdo muffin

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim 2 vezë të plota dhe më pas shtojmë sheqerin I rrahim me rrahëse elektrike deri sa sheqer ti shkrijë, shtojmë vajin, lëkurën e limonit vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin, puhurin pjekës, përziejmë përsëri deri sa të na formohet një brum jo I trashë. Vendosim në tepsinë me fomat e muffins nga një letër të posaçme dhe mbushini 3/4 e formës më pas në qendër të cdo muffin vendosim nga 1 lugë çaji me reçel marmalatë sipas shijes që preferoni vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 për 25 minuta. I nxjerrim nga furra I lëmë të ftohen dhe I pudrosim me sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Tavë me pulë dhe patate në furrë nga zonja Vjollca

    Tavë me pulë dhe patate në furrë

    Përbërësit:

    Përbërësit:

    1 pulë

    1.2 kg patate

    3 thelpi hudhër

    kripë dhe piper të zi 

    vaj ulliri

    rozmarinë ose rigon

    Salcë për marinimin e pulës

    2 thelpi hudhër

    kripë dhe piper të zi

    1 lugë kafe kumin dhe trumzë

    2 lugë gjelle vaj ulliri

    2 lugë gjelle kos

    1 lugë piper të kuq

    Përgatitja:

    Të gjithë përbërësit e salcës I vendosim në një tas dhe I përziejmë mirë.

    Më pas marinojmë pulën mirë duke e masazhuar. E vendosim në një tepsi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius. Qërojmë patatet dhe I presim në copa të mëdha. Kei vendosur në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë patatet dhe I japim një valë për 5 minuta. Më pas I kullojmë dhe I vendosim në një tas. I marinjmë me vaj ulliri, kripë, rozmarinë ose rigon dhe shtojmë thelpi e hudhrës të pa prera dhe shtojmë thelpitë e hudhrës të pa prera. I vendosim patatet rreth e qark pulës dhe I vendosim në furrë për 40 minuta.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 18 qershor 2021, Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.

    Telefonuesit flasin për ekonominë e tyre familjare ndërsa të moshuarit “shpërthejnë” në akuza për pensionet minimale.

  • VIDEO

    Pensionistja iu përvishet keq politikanëve: Për vota na lëpiheni e më pas tallni prapanicën,turp

    Për situatën ekonomike u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Por pjesa më e madhe e telefonuesve ishin pensionistë dhe shprehën gjithë shqetësimin e tyre për pensionet minimale. Një zonjë e tha troç se politikanët kur vjen puna për vota shkojnë e u lëpihen ndërsa më pas tallen me ta. Ajo merrte vetëm 76 mijë lekë të vjetra pension.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga "lufta" per bashkite te Lulzim Basha me ekip te ri ne PD e deri tek vallezon Holanda.

  • VIDEO

    Gazetari Doçi: Meta ka pastruar para si ish kryeprokurori Llalla! Pasuria e tij, sfidë për drejtësinë e re

    Gazetari Adriatik Doçi tha se Ilir Meta është nga ata politikanë, i cili e ngriti pasurinë nga hiçi duke pastruar para në mënyrë flagrante dhe nuk ka asnjë bazë justifikuese. Teksa në emisionin Repolitix po diskutohet pasuria e politikanëve, gazetari Doçi tha se Meta ka pastruar para edhe më shumë se Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria.

    "Ilir Meta ka pastruar para në mënyrë edhe më flagrante se sa Adriatik Llalla, i cili u dënuar dhe iu sekuestruar pasuria. Është e çuditshme se pse drejtësia ka vepruar vetëm mbi Llallën dhe jo mbi Metën deri më sot. Llalla bleu 25 mijë m2 tokë në rrethina të Tiranë për 160 mijë USD deri në vitin 2017 dhe më pas i rivlerësoi për 1 milion euro. Ky është pastrim parash dhe për këtë u ndëshkua. Llalla në fakt ka ndjekur shembullin e Ilir Metës. Në vitin 2003, Ilir Meta bleu një vilë në Golem për 60 mijë USD, me kredi. Në vitin 2006, këtë vilë e shiti e shiti 300 mijë euro. Dy janë rrugën, ose vilën e ka deklaruar me lirë se çmimi real në 2003 ose i ka rritur vlerën artificialisht në 2006, për të legalizuar para të pista. Nuk ka asnjë mundësi që vlera e një vile të rritet nga 60 mijë USD në 300 mijë euro brenda tre vitesh. Më tej, me këto para të shitjes së vilës, ka blerë apartament 400 mijë euro në Tiranë, duke marrë pjesë tjetër kredi. E dyshimtë është edhe pasuria tjetër, pallati dhe vila në Gjirin e Lalzit", tha gazetari.

  • VIDEO

    Bujar Nishani: PD në udhëkryq për ekzistencën, rikthimi i Berishës?Mesazh…

    Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës dhe kontestimit të garës nga kandidatët e tjerë. A është sot PD në udhëkryq ? I ftuar në studio Bujar Nishani kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi deklaratat e pasurive të politikanëve dhe njerëzve të Drejtësisë për vitin 2020. Të ftuar në studio gazetari Adriatik Doçi dhe avokati Idajet Beqiri.

  • VIDEO

    Nishani: Presidenti të zgjidhet nga populli, të futen referendumet! Duhen reforma të thella kushtetuese për ndryshimin e vendit

    Bujar Nishani tha në Repolitix se vendi ka nevojë për ndryshime të thella kushtetuese duke filluar që nga reduktimi i numrit të parlamentit, zgjedhja e presidentit nga populli, futja e referendumeve sidomos lokale etj.

    "Unë jam për nevojën e reformave të thella Kushtetuese në Shqipëri duke filluar nga parlamenti me reduktimin e numrit,  mund të krijojmë dhomën e Senatit. Kemi nevojë për thellim të reformave, për mënyrën e  zgjedhjes së presidentit duke u zgjedhur nga populli dhe në këtë mënyrë i japim një rol pak më përfaqësues. Kemi nevojë për  reformimin e institucioneve të rëndësishme që  kryejnë kontrollet  dhe auditin mbi politikanët. Nuk mundet më të përcaktojë parlamenti  se kush është kontrolluesi i parlamentit nga pikëpamja e auditit financiar dhe pasurive, kemi nevojë për reforma të thella strukturore në konceptin Kushtetues. Kemi nevojë për futjen e konceptit të referendumit me background lokal pasi kemi probleme të thella veçanërisht me administrimin e  territorit ku ka probleme të mëdha. Nuk mund t'i lihet në dorë autoriteteve lokale por t'i kalohet pushteti qytetarëve dhe jo kryetarit të bashkisë që janë të pazotë. Kemi nevojë për reformë të thella për ndryshimin e  vendit", tha Nishani.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv