-
VIDEO
Rreth 6 mijë vaksina anti-COVID në 24 orë, në total mbi 848 mijë! Vlora, qarku i parë pa asnjë rast aktiv me virus!
Rreth 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së imunizimit në vendin tonë në total janë vaksinuar 843 430 qytetarë. Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me COVID. Në të gjithë vendin aktualisht janë 136 raste aktive. Në 24 orët e fundit 1 humbje jete dhe 8 raste të reja nga 3375 testime të kryera.
-
VIDEO
Gjenetika apo impenjimi, faktorë kyç në leximin e librave
Studimet e herëpashershme kanë treguar se të lexuarit është një nga format më të mira për të ndihmuar shëndetin mendor dhe jo vetëm, ndihmon në artikulim më të qartë dhe dhuron copëza informacioni që mbeten gjatë në mendje. Por shpesh hasim përgjgijë të ndryshme përsa I përket srtudimit dhe leximit, përdisa është e vështirë të përqëdnrohen në studime e për disa është mënyra më e mirë për të kaluar kohën. Në një artikull të fundit pedagogia Xhoi Jakaj rendit arsyet e dobisë së leximit :
“A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin, studimet dhe të lexuarin?! “ thotë ajo. Pikërisht këto rreshta hapin një temë diskutimi për lidhjen midis gjenetikës dhe impenjimit në lexim e studime Të ftuar në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj u shpreh se puna dhe të lexuarit është ajo që ta zhvillon më tej inteligjencën.
Edhe për sociologun Gëzim Tushi vetëm puna sistemike dhe studimi gjatë gjithë kohës ndikojnë maksimimalisht në zhvillimin intelektual të gjithësecilit:
‘Raporti midis trashëgimisë së geneve, është e vërtetë që ato kanë një rëndësi shumë të madhe, janë një aset që njeriu mund ta ketë të trashëguar. mund ta ketë të fituar sepsë këtu është debate që bëhet sot, një njeri mund të jetë I shquar nëqoftëse disa predispozita mund ti ketë të trashëguara në AND e tij mund ti zhvillojë, e rëndësihme është që njeriu ti zhvillojë këto gjëra, këto predispozita dhe në këtë rast është puna, studimi sistematik” tha ai.
Ndërsa theksoi se gjithmonë e më shumë njohuritë që kërkojnë sidomos të rinjtë lidhen vetëm me tregun e punës dhe kërkesat që ka ai:
“ Një pjesë e madhe e leximeve ose e studimeve ose e specializimeve janë të lidhura më kërkesatt e tregut të punës. Ne jemi në një shoqëri që ka një treg pune të caktuar dhe njerëzit orientohen ose marrin njohuri në përputhje me kërkesat e tregut të punës, sepse nëse nuk përshatesh me të kjo nuk të favorizon.
-
VIDEO
Ushtronin aktivitete të kundraligjshme të lojërave të fatit, në hetim penal dy pronarët e lokaleve në Vlorë
Dy pronarë lokalesh në Vlorë janë proceduar penalisht pasi në lokalet e tyre dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
-
VIDEO
Dita e dytë e operacionit, RENEA 'zbarkon' në Shkodër e Fier, kontrolle të befasishme në lokale e banesa! Disa persona të shoqëruar
Renea dhe nga Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e befasishme në vend, ndërsa kanë zbarkuar sot në Shkodër e Fier. Operacioni po zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.Aktualisht po ushtrohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Burimet konfirmojë se deri më tani ka disa persona të shoqëruar që po verifikohen. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse. Kjo është dita e dytë e këtij aksioni të Policisë në vend, ndërsa një ditë më parë u zhvilluan kontrolle të befasishme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës. Si rezultat i këtij operacioni, mbrëmjen e djeshme u shoqëruan dhjetëra persona, ndërsa në Vlorë u arrestua Edison Begaj, të cilit iu bë atentat në prag të shtëpisë disa javë më parë. "Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.
-
VIDEO
Sallatë me perime të pjekura nga zonja Vjollca
Mish pule me salcë dhe kërpudha
Përbërësit:
600 gr mish pule
pak vaj
1 qepë
400 gr kërpudha
1 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle krem ( schamnd)
500 ml lëng pule ose ujë
kripë dhe piper të zi
majdanoz
Përgatitja:
Fillimish ngrohim vajin e aromatizojnë me 1 thelpi hudhër të cilin e largojmë më pas dhe skuqim copat e pulës mirë deri s të zverdhen pak. I largojmë dhe I vendosim në një pjatë të mbuluar.
Ndërkohë në po atë yndyrë skuqim qepën të grirë në rende sa të zverdhen pak shtojmë dhe vazhdojmë përzierjen duke rritur temperaturën ku në tigan mos ketë më lagështirë, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë 2 lugë gjelle schamnd ( krem kosi) e përziejmë e më pas shtojmë lëngun e pulës e trazojmë dhe e lëmë mishin të ziejë për 20-25 minuta në temperaturë mesatare. RRegullojmë shije me kripë, majdanoz, piper të zi dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Mish pule me salcë dhe kërpudha nga zonja Vjollca
Mish pule me salcë dhe kërpudha
Përbërësit:
600 gr mish pule
pak vaj
1 qepë
400 gr kërpudha
1 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle krem ( schamnd)
500 ml lëng pule ose ujë
kripë dhe piper të zi
majdanoz
Përgatitja:
Fillimish ngrohim vajin e aromatizojnë me 1 thelpi hudhër të cilin e largojmë më pas dhe skuqim copat e pulës mirë deri s të zverdhen pak. I largojmë dhe I vendosim në një pjatë të mbuluar.
Ndërkohë në po atë yndyrë skuqim qepën të grirë në rende sa të zverdhen pak shtojmë dhe vazhdojmë përzierjen duke rritur temperaturën ku në tigan mos ketë më lagështirë, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë 2 lugë gjelle schamnd ( krem kosi) e përziejmë e më pas shtojmë lëngun e pulës e trazojmë dhe e lëmë mishin të ziejë për 20-25 minuta në temperaturë mesatare. RRegullojmë shije me kripë, majdanoz, piper të zi dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Demokrati nga Korça i përvishet Bashës: Me të në krye Rama të vari xhaketën e fiton, votova Harxhin
Një anëtar i partisë Demokratike nga Korça që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv iu përvesh keq Lulzim Bashës. Ai tha se në zgjedhjet e 13 qershorit ka votuar për Edit Harxhin por sqaron se me Bashën në krye Rama sërish fiton.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 16 qershor 2021, Kolegji Zgjedhor çertifikon 25 prillin.
Telefonuesit komentojnë çertifikimin e zgjedhjeve dhe analizojnë situatën politike në vend.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga kaos ne 6 bashki,Dritan Leli perplaset me socialistet e Vlores te Kolegji Zgjedhor certifikon 25 prillin e deri tek Franca ze mat Gjermanine.
-
VIDEO
Elezi në Repolitix: Harxhi do bëjë publike provat sesi u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë
Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
-
VIDEO
Basha 3 dhe rikthimi i Berishës në krye të PD?Debate mes Meçajt, Malkos,Elezit e Muçës
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik pas rikonfirmimit të Bashës në krye të PD dhe deklaratave të Berishës për tu rikther në krye të PD-së. Pas rizgjedhjes për herë të tretë a do të pranojë Basha ftesën e Ramës për bashkëpunim? Të ftuar në studio Arben Meçaj ish-themelues i PD-së, Gent Malko anëtar i Këshillit Kombëtar,Ibsen Elezi nga Grupimi për PD dhe gazetari Flogert Muça
-
VIDEO
Meçaj në ‘Repolitix’: PD është kthyer në sekt, e drejton Berisha ‘udhëheqësi shpirtëror’! Malko kundër: Basha pas 13 qershorit, më i fortë se kurrë në PD
Analisti Arben Meçaj është i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Gent Malko, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së. Ai thotë se pas këtyre zgjedhjeve, Basha është më i fortë se kurrë në PD.