• VIDEO

    Takimi Kurti-Vuçiç, Nazarko: S'pres marrëveshje as në bisedimet e korrikut! Kurti kërkon të ambientojë votuesit me ndryshimin e madh në sjelljen e vet politike

    Analisti Mentor Nazarko, ndërsa komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç, tha se janë ndërkombëtarët ata që kërkojnë zhvillimin me urgjencë të dialogut. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Nazarko megjithatë nuk u shpreh optimist për një marrëveshje mes palëve as në takimin e planifikuar para datës 25 korrik.

  • VIDEO

    Pa Gjurmë përball ish partnerët, ish burri:Ti drogohesh, me vajzat s’kam asnjë kontakt

    Çifti Astrit dhe Matilda Gjoka janë në prag divorci, por nëna prej 6 muajve kishte shkëputur çdo lloj kontakti të dy vajzave të mitura me babain e tyre. 39-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike bashkëshortes, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali. Sapo u martuan në vitin 2011, çifti vendosën të jetonin në shtetin fqinj, vend në të cilin Astriti jetonte prej 20 vitesh. Në fillim marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, deri në momentin kur bashkëshortja i kërkoi të zhvendoseshin nga Bolonja drejt Romës, aty ku jetonte nëna e saj e martuar me një shtetas italian. Astriti nuk pranoi, ndërkohë që kishin ardhur në jetë edhe dy vajzat. Pas refuzimit të tij, 29-vjeçarja merr vajzat dhe largohet nga shtëpia, duke denoncuar bashkëshortin për dhunë psikologjike. Në vitin 2013 nëna me të bijat u strehuan në një qendër nga shërbimi social italian. Veprimin e bashkëshortes, që i ndalon çdo kontakt me të bijat, 39-vjeçari e sheh si shenjë hakmarrje, pasi ishte ai që kërkoi divorcin, pas konflikteve që lindën mes tyre pa mbushur ende tre vite martesë. Babai u nda fizikisht me vajzat në vitin 2015, kur u dëbua nga shteti italian, ndërsa nëna vazhdon të jetojë në Itali ku ka nisur bashkëjetesën me një shtetas italian. Një muaj pasi u largua nga shtëpia, Matilda kërkoi të kthehet në shtëpi, por Astriti nuk e pranoi më si gruan e tij. Ai i ofroi një tjetër mundësi, atë të marrjes së një shtëpie me qira, pasi përveç fyerjes, që ndjeu si bashkëshort, meraku i vetëm i tij ishin vajzat e mitura, më e vogla 5 muajshe në atë kohë. 39-vjeçari është i bindur se vendin e tij nuk e zëvendëson askush, por nuk mund ta pranojë faktin, kur bashkëshortja u ka prezantuar si baba të bijave bashkëjetuesin aktual.

  • VIDEO

    Del nga studio e Pa Gjurme ‘çmendet’ Bledar Biba/Dhunon djalin, thyen makinat e fqinjëve

    Një situatë dramatike u shenua pas emisionit “Pa Gjurme”, ku më 14 qershor, personazhi Bledar Biba u arrestua nga uniformat blu te qytetit te Lushnjes. 43- vjecari, sapo u largua nga ambientet e report tv dhe kishte mberritur ne banese mesohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij, dhe djalit të mitur M.B, 13 vjeç. Nga informacionet e uniformave blu, ku keto te fundit vune ne djeni edhe stafin e Pa Gjurme, Bledar Biba pasi ka ushtruar dhune, ka hedhur disa sende dhe orendi shtëpiake nga dritarja e banesës së tij që ndodhet në katin e 5-të të një pallati, duke shkaktuar dëme tek dy automjetet tip 'Benz' dhe 'Nisan" që ishin të parkuara poshtë pallatit. Arrestimi u be ne flagerance dhe Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës"Ndërkohë nje dite më parë Bledar Biba së bashku me djalin e tij të mitur iu bashkuan studios së emisionit "Pa Gjurmë" për t'i bërë thirrje nënës së këtij të fundit që të mos e braktiste. Bledari ngriti një lum akuzash për ish bashkëshorten duke vënë në siklet moderatoren dhe juristen Nexhi Beqirin.Edhe i mituri u duk qartë që kishte ndikimin e babait, me imazhin e tij të fshehur ai iu drejtua nënës kështu:Një puntatë e vështirë për gjithë stafin e Pa gjurmë të cilët u detyruan ta mbyllnin më herët intervistën me Bledar Bibën, i cili theu cdo etikë të programit.

  • VIDEO

    ‘Se dua nënën,do pres babain të dalë nga burgu’/Pa Gjurmë lidhet me të miturin e dhunuar,reagon nëna

    Basha sërish kryetar i PD, Murrizi: S'ishte garë, betejë e stisur! Shkarkimi i Metës? Kundërshtari im në politikë prej 30 vitesh, shyqyr që më 'erdhi në dorë'

    Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha. Ndërsa u ndal te votimi në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Murrizi tha se e kishte dhënë "me qejf të madh" votën e tij pro, duke e konsideruar Metën kundërshtarin e tij politik prej 30 vitesh.

  • VIDEO

    Tensione të larta, synime modeste! Fillon takimi në Zvicër mes liderëve të dy superfuqive botërore, priten diskutime të gjata mes Biden e Putin

    Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta

  • VIDEO

    Kreu i shoqatës së Turizmit, Topuzi: Pozitive heqja e kufizimeve për Shqipërinë nga BE! ‘Pengesat’ nga vende me potencial turistik, për të mbajtur turistët brenda

    Kreu i hotelierëve dhe i shoqatës së Turizmit në Shqipëri Zak Topuzi, në një intervistë për Report Tv e cilësuar pozitive futjen e Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID, duke sjellë udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian. Një tjetër faktor pozitiv për turizmin këtë vit, Topuzi nënvizoi  faktin kanë filluar të vijnë në Shqipëri edhe turistë nga vendet e lindjes së mesme.

  • VIDEO

    Turizmi dhe informaliteti, Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv: Shkojmë për kontrolle vetëm në bizneset me probleme! Ky vit do të jetë më i mirë se 2019-a

    Administrata tatimore në nisje të sezonit turistik, po kryen një fushatë sensibilizimi për ndërgjegjësimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të deklarohen. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv që këtë vit nuk kemi të bëjmë me një aksion informaliteti me gjoba por me thirrje ndërgjegjësuese. Ibrahimaj ka listuar disa nga problemet kryesore që janë konstatuar.

    "Nuk është më një aksion informaliteti, një aksion në fushën e turizmit por një plan masash i mirëmenduar. Ne kemi evidentuar disa kritere risku që lidhen patjetër me deklarimin, rënien e qarkullimit nga kasat, deklarimin e punonjësve dhe pagave. Ne kemi identifikuar subjektet që mendojmë se kanë kryer shkelje, po kontaktohen. Gjatë muajit qershor do të jemi prezent në të gjithë vendin operatorët që punojnë në fushën e turizmit për përmbushjen tatimore. Do të këshillohen për standardet dhe do të presim që subjektet të reagojnë" tha Ibrahimaj.

  • VIDEO

    RENEA 'zbarkon' në terren për kontrolle, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Po vihet në krye të aksioneve në mënyrë të padrejtë! Policia nuk po beson në Drejtoritë Vendore

    Prej dy ditësh forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale.

    Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuça thotë se është një rast i rrallë që forcat RENEA zbresin në terren, pasi ato janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Karamuça thotë se aksioni i policisë ishte i pritshëm pas ngjarjeve të rënda kriminale, por RENEA e ka funksion dytësor kontrollin e makinave apo ambienteve.

  • VIDEO

    Sezoni Veror- Hapen 4 qendra shëndetsore nga Gjiri I Lalzit deri te Shkëmbi i Kavajës

    Sezoni Veror- Hapen 4 qendra shëndetsore nga Gjiri I Lalzit deri te Shkëmbi i Kavajës

  • VIDEO

    Gjeniu i matematikës, tregon ‘sekretet’ se çfarë e bën një person të zgjuar

    Gjenetika apo impenjimi, çfarë e bën saktësisht një person të zgjuar? Rei Dunja është gjeniu shqiptar në matematikë, I cili tregon ‘sekretet’ e të qënit një gjeni, lidhjen midis gjenetikës, punës, studimit dhe impenjimit.

  • VIDEO

    Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkon pezullimin e çdo veprimi, 'Kushtetuesja' merr sot vendimin! Dervishaj: Kuvendi ndryshoi procedura që ligji të dukej si i ri

    Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e 3 për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar, e cilësuar si antikushtetuese nga Presidenca. 

    Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv