• VIDEO

    UEFA kërcënon t’i heqë finalen e Euro 2020 Londrës: Hiq karantinën për VIP-at, ose do e zhvendosim në Hungari

    UEFA kërcënon qeverinë britanike se mund të zhvendosë finalen e Euro 2020 nga stadiumi “Uembli” i Londrës në Budapest. Shkak janë bërë masat anti-Covid dhe karantina e detyruar në Britani për rreth 2500 personat VIP dhe stafin organizator të fazës finale të Europianit.

  • VIDEO

    Ndeshjet e sotme në Euro 2020, spikat derbi Angli-Skoci! Kroacisë nuk i lejohet hap fals ndaj Çekisë

    Në grupin D të Euro 2020 sot luhen sfidat e dyta. Dueli që spikat është derbi britanik Angli-Skoci që do të luhet në Wembley duke nisur nga ora 21:00. Një ndeshje që premton spektakël ku Anglia nëse fiton siguron kualifikimin më tej pasi i ka tre pikë. Trajneri i “tre luanëve” Gareth Southgate e cilëson si një duel special mbi të gjitha për të dyja tifozëritë dhe jep lajmin e rikuperimit të mbrojtësit Maguire. Megjithatë mbrojtësi i United nuk pritet të jetë titullar dhe në fushë do zbresin ata futbollistë që mundën Kroacinë.I vetmi ndryshim do jetë në krahun e majtë ku Shoë pritet titullar ndërsa në sulm Foden e Sterling do luajnë pas shpinës së Harry Kane.

    Skocia e humbi ndeshjen e parë në grupin D por nuk dorëzohet. Trajneri Steve Clark e sheh si një sfidë historike ku asnjë ekip nuk dëshiron që ta humbasë. Sërish skocezët do të presin më shumë nga dy lojtarët e tyre më të mirë kapiteni Robertson dhe mesfushori McTominay.

    Në sfidën e orës 18:00 Kroacia luan sfidën e së vërtetës. Nënkamponët e Botës duhet të fitojnë patjetër ndaj Çekisë nëse duan të avancojnë pasi e kanë humbur ndeshjen e parë. Trajneri Dalic ka ndryshuar formacionin startues në 29 nga 30 ndeshjet e fundit që pas finales së Botërorit dhe sot po ashtu priten ndryshime për të shkuar tek fitorja.

    Në kampin e çekëve objektiv kanë kalimin e grupit dhe diçka të tillë e thotë qartë edhe trajneri. Çekia e fitoi ndeshjen e parë 2-0 dhe nuk priten ndryshime në formacion. Patrick Schick pas dygolëshit fantastik ndaj skocezëve duket sikur e ka këmbën e “nxehtë” edhe për sfidën e sotme që luhet në “Hampden Park”./Pergatiti Andi Kapxhiu

  • VIDEO

    Kombet e Bashkuara: Rekord të zhvendosurish gjatë 2020 pavarësisht pandemisë

    Pandemia nuk ka ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar ku lëvizjet kanë qenë të limituara për shkak të pandemisë, numri i emigrantëve është rritur dukshëm.

  • VIDEO

    Vrasja e 20-vjeçares, policia greke: E kuptuam që në momentin e parë që burri ishte vrasësi! Pyeti për t'u siguruar nëse bashkëshortja e tij ka vdekur

    Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

    Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij kishin ngritur dyshime.

    Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë ku u krye vrasja në maj, zbuluan që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypja e nuk u gabonte.

    ‘Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje.’’- rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.

    Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre.

    Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u mor në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

    Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. 32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.  

    Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20, u vra brenda natës midis 10 dhe 11 maj. 

  • VIDEO

    Ademi e paditi pasi u zgjodh në krye të Shoqatës së Bashkive, Ndreu për Report Tv: Nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Kushtetuesja nuk merr vendime me humorin e saj

    Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.

  • VIDEO

    Këshilli i Bashkimit Evropian: Të hiqen kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, duke nisur nga sot! Soreca: Lajm i mirë në fillim të sezonit turistik

    Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike .

  • VIDEO

    Miratohet metodologjia e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, do zgjasë deri më 30 shtator 2021

    Kryesia e Partisë Demokratike vendosi metodologjinë e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit që do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.

    Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre.

    Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje Kryetarin dhe Sekretarin e Degës, Nënkryetarët e Degës dhe Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

    Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

    Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit dhe brenda 10 korrikut raporti i dorëzohet për shqyrtim Kryesisë së Partisë

    Pas dorëzimit të raporteve në nivel qarku për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit fillon faza e dytë ku Sekretariati Organizativ i Partisë, gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, kryen në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

    Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

  • VIDEO

    Elisabeta Imeraj dorëhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës

    Elisabeta Imeraj është dorëhequr si prokurore nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar. Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email

  • VIDEO

    IKMT vijon aksionin në Ksamil për shembjen e ndërtimeve pa leje

  • VIDEO

    Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës

    Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesë së SPAK, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt i dënuar për trafik droge dhe familjarëve të tij. SPAK kërkoi konfiskimin e 22 pasurive të familjes Habilaj në kuadër të ligjit antimafia, pasi sipas saj këto pasuri janë vënë nga paratë e ardhura nga trafiku i drogës i kryer në Itali dhe Shqipëri. Pronat që janë konfiskuar janë të familjes Habilaj, përkatësisht: Ciko, Moisi, Artan dhe Florian Habilajt.

  • VIDEO

    Vetëm gjatë Majit 120 aksidente rrugore, 20 viktima dhe 131 të lënduar! Rritje e frikshme krahasuar me Majin e 2020

    Muaji maj i vitit 2021 ka shënuar 60% më shumë aksidente rrugore se e njëjta periudhë e një viti më parë, me majin 2020. Shkak për këtë numër të lartë aksidentesh vazhdojnë të bëhen drejtuesit e mjeteve, ndërsa diferenca në shifra me një vit më parë reflektohet edhe si pasojë e pandemisë në maj 2020, kur qarkullimi i automjeteve ka qenë më i ulët.

    Fatmir Avdillari, apo i njohur ndryshe si Xubi i Yzberishtit, ishte vetëm një nga 20 viktimat e aksidenteve në muajin maj në vend. Xubi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me motoçikletën dhe u përplas me dy mjete. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga përplasja, në vendin e ngjarjes është vendosur pengesa që nuk lejon më shoferët të ndërrojnë drejtim.

    Për shkak të këtij gabimi në rrugë, përplasjet janë të shpeshta në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht. Në 31 ditët e muajit maj janë regjistruar 120 aksidente, nga 75 të regjistruara në majin e vitit të kaluar. Si pasojë, përveç 20 viktimave janë 131 persona janë plagosur, 55 më shumë se maji i vitit 2020, apo 76 të plagosur. Shkak kryesor i përplasjeve janë vetë drejtuesit ndërsa përqindja e këmbësorëve si shkaktarë aksidentesh luhatet mes 15% të rasteve në total.

    Policia Rrugore ka të identifikuara disa rrugë problematike brenda kryeqytetit, të cilat shkaktojnë shpesh aksidente. Pikë e zezë vazhdon të jetë rruga “Teodor Keko” në Astir, Unaza e Madhe nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri në afërsi të Saukut dhe rruga “Xhanfize Keko”.

    Kryqëzimi i rrugës “Asim Vokshi” dhe “Jordan Misja” është një tjetër aks me rrezikshmëri të lartë. Drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë sinjalistikën në këtë rrugë dhe përplasjet janë të shpeshta.

    Një pjesë e drejtuesve lëvizin jashtë rregullave të qarkullimit, bëjnë ndryshim sensi të rrugës për të fituar kohë dhe kthehen në drejtim të ish-Stacionit të Trenit. Kjo manovër ka rezultuar e rrezikshme. Pavarësisht gjobave të shumta nga policia, problemi në këtë pikë akoma nuk është zgjidhur. Pak javë më parë një kamion përplasi një drejtues biçiklete, i cili nuk u mbijetoi plagëve.

  • VIDEO

    613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi

    Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i konteinerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbi Graden' me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.

    Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv