-
VIDEO
Spec me djath dhe vezë nga zonja Vjollca
Spec me djath dhe vezë
Përbërësit:
2 speca me ngjyrë
2 tufa kopër
100 gr djath që shkrin
5-6 bishta qepësh
100 gr djath që shkrin
4 kokrra vezë
kripë dhe piper
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ndajmë specin në 2 gjysma I pastrojmë mirë nga bishti. I pastrojmë ato nga brenda nga fijet dhe farat. Presim koprën shumë hollë, po ashtu dhe boshtat e qepëve I grijmë shumë hollë, djathin e grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes. Tek tasi me djath shtojmë koprën dhe I përziejmë sëbashjku. Lyejmë me pak vaj ulliri me ndihmën e një furçe lyejmë me vaj specat nga brenda I mbushim ato me djath dhe kopër. Shtojmë vezën e më pas nga 1 vezë dhe tek gjysmat e tjera spërkatim vezët me pak kripë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.
-
VIDEO
Kofsha pule të thekura në furrë nga zonja Vjollca
Kofsha pule të thekura në furrë
Përbërësit:
2 ose 4 racione kofshë pule
kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji piper I kuq
1 gotë kos
1 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 lugë gjelle lëng limoni
3 thelpi hudhër
1 lugë supe mustardë
1 gotë ujë bukë e thekur e grirë
gjalp
Përgatitja:
Pastrojmë kofshat e pulës I thajmë ato dhe fillimisht I marinojmë me kripë, piper të zi i pudrosim lehtë me piper të kuq. vendosim në një tas 1 gotë kos, shtojmë 1 lugë gjelle lëng limon, 3 thlepi hudhër të shtypur, 1 lugë mustardë i përziejmë mirë këto përbërës dhe marinojmë kofshat e pulës. I marinojmë kofshat e pulës me përbërësit me kos. I marinojmë mirë dhe më pas rrotullohen kofshat e pulës me qëllim që ato të lyhen mirë nga të gjitha anët.
Vendosim kofshat në një tavë ku kemi shtuar letër pjekje dhe vendsoim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 10-15 minuta. I shoqërojmë me sallatë.
-
VIDEO
Telefonuesi sfidon moderatorin: Ma gjej një politikan jo të korrptuar qoftë edhe në nivelet e ulëta?
Politikanëve dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve t’u sekuestrohet pasuria tha një zotëri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Në bisedë e sipër ai sfidoi edhe drejtuesin e emisionit duke i thënë: Ma gjej një politikan jo të korruptuar qoftë edhe në nivelët më të ulëta.
-
VIDEO
Habia e madhe e telefonuesit: Edhe komunistët u distancuan nga Hoxha, pse PD nuk ndahet nga Berisha?
Në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri nga Lezha dha mendimin e tij për temën. Ai shprehu edhe një habi të madhe kur tha se: Edhe komunistët u distancuan nga Enver Hoxha. Si ka mundësi që PD nuk ndahet përfundimisht nga Sali Berisha?
-
VIDEO
Zotëria skanon PD-në: Basha ka tipare të mira por duhet urgjent të distancohet nga Berisha
A duhet të distancohet PD nga Berisha pasi u shpall i padëshiruar nga SHBA-të. Kjo ishte tema e diskutimit në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe një zotëri tha: Basha ka tipare të mira dhe mund ta fitojë garën brenda partisë por duhet të distancohet urgjentisht nga Berisha.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 24 maj 2021 / A duhet të distancohet PD nga Berisha?
Zyrtarizohen 4 kandidatët për kreun e PD-së. Telefonuesit japin edhe mendimin e tyre nëse PD duhet të ndahet përfundimisht apo jo nga Berisha
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, 460 emrat e rinj qe marrin tapine te Basha me Berishen kunder SHBA e deri tek "armiku" i Berishes diplomoi Bashen
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha, fshati i familjeve të mëdha
Një udhëtim magjik në fshatin Dardhë, një fshat ndër më të bukurit në Shqipëri, me shtëpi dhe bujtina mikpritëse ndërtuar me gurë dhe me dru, sipas traditës së lashtë të dardharëve, por edhe me 30 cezma me ujra që vijnë nga burimet e malit Gramoz dhe burimet që rrjedhin nga pyjet përreth fshatit. Dardha, vendlindja e dhjetra intelektualëve, artistëve, shkrimtarëve, mjekëve dhe piktorëve të mëdhenj dhe një atraksion I madh turistik në të katër stinët e vitit. Të gjitha këto në rrëfimet ekskluzive të tre zonjave të bujtinave dardhare që sjellin me fjalën e tyre historinë e fshatit, traditat e jetesës, mikpritjen dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Dardhë pas viteve 2000. Ndiqni reportazhin “Dardha, fshati I familjeve të mëdha” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha e familjeve të intelektualëve
Sofika Balli, qytetare që e ndan jetën mes Tiranës dhe Dardhës, flet për historinë e qytetit të dikurshëm të Dardhës, familjet e mëdha dardhare që I kanë dhënë vendit dhjetra intelektualë me emër, dhjetra artistë dhe shkrimtarë, piktorë dhe mjekë nga më të njohurit në gjithë vendin. Përse dardharët lenë fshatin dhe largohen drejt Amerikës.
-
VIDEO
Veri Jug - Report Tv, Veri Jug -
Lida Kuke, banore nga Tirana, ka dhjetra vjet që vjen në fshatin Dardhë, vendi I origjinës së gjyshërve. Mrekullitë dhe magjia e fshatit ku, në stinën e verës sidomos, vijnë mijra turistë vendas dhe të huaj, për të shijuar ajrin e pastër, burimet e ujit dhe aromën e pyjeve që rrethojnë fshatin Dardhë.
-
VIDEO
Veri Jug - Dardha, traditat e mikpritjes
Qytetarja korcare me banim në Dardhë Marjeta Plasa mikpret grupin e xhirimit të emisioneve Veri Jug në oborrin e shtëpisë dhe flet për vlerat dhe traditat e dardharëve, tradita të trashëguara brez pas brezi. Mikpritja e saj edhe për turistët gjatë stinës së verës.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja /16 maj 2021/ Qytetarët flasin për zgjedhjet për kreun e ri të PD