• VIDEO

    Pas Gjirokastrës dhe Beratit KAS rrëzon PD-LSI edhe për Qarkun Vlorë: Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve! Vuloset rezultati i 25 prillit

    Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. 

  • VIDEO

    Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë, gjykata e Lezhës lë në burg 5 të arrestuarit

    Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Konkretisht është dhënë 'arrest me burg' për  Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh.

    Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar "arrest me burg" pa afat për këta persona, ndërsa seanca u mbaj me dyer të mbyllura.

    Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.

    Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

    Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

    Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. 

  • VIDEO

    Vëzhgimi i Report TV, trafiku 'i merr frymën' kryeqytetit, 'paralizohet' lëvizja me makinë

     

    Qarkullimi në Tiranë ka kohë që nuk po normalizohet. Automjetet mbesin me orë në trafik dhe askush nuk po ndërhyn për të ndryshuar situatën. Report Tv prej disa ditësh ka vezhguar rrugët dhe zonat më problematike. Pamjet me dron tregojnë kaosin e të gjitha segmenteve që lidhen më qendrën e metropolit, Unaza e Vogël dhe ajo e Mesme janë të bllokuara në çdo orë të ditës edhe sipas të dhënave satelitore

  • VIDEO

    Zbulim arkeologjik në Apoloni, ndërpriten punimet për rrugën, arkeologët: Varreza e periudhës Romake

    Një varreze e kohës romake është zbuluar nga arkeologët gjatë punimeve për by-passin e Apolonisë. Zbulimi te ri arkeologjik ndodhet jashtë mureve të qytetin antik të Apolonisë antike, ku janë gjetur gjurmët e një varreze masive antike te kohës romake si dhe një furrë e antikitetit të vonë. Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të 3-5 para Krishtit

  • VIDEO

    Brizida Gjikondi: Vendimi i SHBA për Berishën i jep fund tranzicionit shqiptar

  • VIDEO

    Si të kurojmë ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor nëpërmjet aromaterapisë

    Aromaterapia është një praktikë shumë e vjetër, e cila ka benefite të shumta në organizëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” praktikuesja e saj Jori Çomani tha se ka ndikim të fortë edhe në pjesën emocionale.

  • VIDEO

    Aromaterapia dhe pikat e akupresionit për balancim emocional dhe mirëqenie

    Aromaterapia është një praktikë shumë e vjetër, e cila ka benefite të shumta në organizëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” praktikuesja e saj Jori Çomani tha se ka ndikim të fortë edhe në pjesën emocionale:

    “Është një terapi, shërim për trupin dhe mendjen sic ndikon në pjesën shëndetësore fizike ashtu ndikon fort edhe në pjesën emocionale gjë që njerëzit nuk e njohin, deri në shërimin e sëmundjeve në grada shumë të vështira. Është mijëravjecare dhe ka të bëjë me esencat e vajrave është përdorur në Kinë, në Indi në Egjipt. Ato përdornin bimët medicinale duke i shkrirë në rezinë, në dyll apo në pjesën e vajrave vegjetal. Sot ka arritur të futet në studime shkencore” tregoi ajo për emisionin “ Rreze Dielli”.

    Të gjesh një praktikë ndihmuese për emocionet duket e vështirë, por aromaterapia ka efekte shumë të mira në shëndetin mendor, Jori Cumani holistic life coach tregoi edhe për vajrat esencial që I vijnë në ndihmë kësaj terapie:

    “Ajo është e lidhur me shëndetin e organave të trupit dhe me emocionet që do të thotë në pjesën emocionale mund të kurojë deri emocione të vështira sic janë frika, depresioni, pasiguritë gjithë emocionet më të vështira që ne përjetojmë’’ u shpreh ajo.

    “Për ti përdorur në trup do të bëjmë në përzierje të tillë 6 pika për njerëzit që nuk kanë alergji nuk kanë probleme me lëkurën, nuk kanë hypertension, Njerëzit që nuk kanë këto problematika mund të përdorin deri në 6 pika vaj esencial. Gjithmonë nuk përdoret direkt në lëkurë sepse rrezikon të shkaktojë alergji djegie. Duhet përzierjë me një vaj mbajtës që është vaji vegjetal që është vaji bajames, mund të jetë vaji I ullirit Nëqoftëse kemi nevojë për relaksim është I këshillueshëm vaji I lavandës. Ndërsa për njerëzit alergjik doza ulet 3 deri në 2 pika” tha ajo.

    A mund ta praktikojmë aromaterapinë në kushte shtëpie?

    “Unë këshilloj vajin e agrumeve që është gjithmonë I sigurtë, pra portokall, qitro limon, I cili është për një nga funksionet më kryesore që ne kemi nevojë” përfundoi ajo.

  • VIDEO

    Shurup dhe një tonik për fytyrën me trëndafilat e bahçes

    Shurupi I trëndafilit zgjon nostalgjnë e kujtimeve të fëmijërisë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” blogerja Sabina Sherifi tregoi recetën e shurupit të trëndafilit. 
    “Trëndafilat mund ti gjejmë fare kollaj në tregje sepse duhet të jenë trëndafila të celur nëpër bahce sepse duhet të jenë trëndafila me erë të kuq ose rozë. Ato më aromën e fortë që duhet të qëndrojnë një javë të mbyllura në ujë. I vetmi modifikim që I kam bërë recetës së shurupit është se dikur I vendosnin limontoz, unë I kam vënë limon në mënyrë që ta përdorim edhe si tonik për fytyrën” tha ajo. 
    Për shurupin e trëndafilit duhen këto përbërës: 
    1 litër ujë 
    petalet e 10 trëndafilave 
    lëngu 1 gjysëm kokrre limoni 
    “Në ujë vendosim petalet e 10 trëndafilave dhe lëngu i gjysëm kokrre limoni” tha ajo. 
    Një javë pas përgatitjes mund ta konsumoni, duke i hedhur ujë të ftohtë ose të gazuar dhe pak sheqer ose mund ta përdorni dhe me alkoole si vodka. 

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe e shpejtë në tigan nga zonja Vjollca

    Ëmbëlsirë me luleshtrydhe  e shpejtë në tigan

    300 gr luleshtrydhe

    1 vezë

    100 gr sheqer

    140 ml qumësht

    60 ml vaj ( 1 filxhan kafe)

    200 gr miell

    1 lugë çaji pluhur pjekës

    1 lugë çaji sheqer vanilje

    1 lugë çaji gjalp për lyerjen e tiganit

    letër pjekje

    Përgatitja;

    Lajmë luleshtrydhet I pastrojmë ato dhe I presim vertikalisht në gjysma.

    Lyejmë mirë me gjalp tiganin shtojmë një letër pjekje dhe më pas lyejmë edhe letrën me gjalp. Në një tas vendosim 1 vezë të plotë shtojmë sheqerin dhe I përziejmë mirë sëbashku deri sa sheqeri të shkrijë shtojmë qumështin, vajin dhe vazhdojmëpërzierjen e brumit seri sat ë na formohet një brumë I lëmuar por jo I trashë por mesatar.

    1/2 e brumit e shtrojmë në tiganin  ku kemi shtuar letër pjekje nivelojmë mirë burmin dhe mbi të në formë rrethore në prerjen nga poshtë vendosim luleshtrydhet në formë rrethore. në mënyrë dekorative. Pasi mbulojmë gjithë sipërfaqen me luleshtrydhe I mbulojmë ato më brumin e mbetur. Vendosim kapakun dhe në temperaturë mesatare e pjekim ëmbëlsirën në tiganin për 15-20 minuta më pas e kthejmë dhe e pjekim për 10 minuta të tjera. E ftohim dhe e pudrosim me sheqer pluhur.

     

  • VIDEO

    Fileto pule me perime ne furrë nga zonja Vjollca

    Fileto pule me perime ne furrë

    Përbërësit:

    600 gr fileto pule

    1 qepë mesatare ( në fije)

    6-7 kërpudha

    3 speca jeshil

    1 spec I kuq

    3-4 patate

    kripë dhe piper të zi

    1 lugë kafe piper të kuq

    2 domate dhe 1 lugë çaji salcë

    1 lugë gjelle gjalp

    pak vaj ulliri 

    100 gr djath që shkrin në feta

    Përgatitja:

    Lajmë fileon e pulës dhe e presim atë në kubikë të vegjël, Qepën e presim shumë hollë në fije ( sipër sallatë). Në një tigan ngrohim vajin dhe fillimisht kaurdisim qepën deri sa të ulë volumin, shtojmë mishin të prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë ndërrojë ngjyrë dhe të zbardhet. Shtojmë kërpudhat dhe ato të prera në copëza të vogla. Vazhdojmë përzierjen deri sa kërpudhat të mos kenë më lëng. Shtojmë patatet dhe specat në kubikë në të njëjtën madhësi si mishi. I përziejmë të gjitha peimet sëbashku. Shtojjmë 1 lugë gjelle gjalp dhe vazhdojmë përzierjen. shtojmë domaten në kubikë të vegjël, kripë, piper të zi, piper të kuq, 1 lugë çaji salcë, 1 filxhan çaj ujë. Largojmë tiganin dhe transferojmë perimet në një tavë qeramile familjare ose personale. Mbulojmë tavën me djath që shkrin e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.

     

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 20 maj 2021, Berisha në listën e zezë të SHBA-ve

    Nga “dogji e vodhi” te “çlirimi i dytë i Shqipërisë” e deri tek mëkatet që ka bërë. Telefonuesit komentojnë shpalljen “non grata” të Berishës nga Amerika dhe a duhet të dorëhiqet si deputet

  • VIDEO

    Nga ligji 7501 te 97, vrasjet e Tropojës e Gërdeci, vlonjati rendit gjithë mëkatet e Sali Berishës

    Një zotëri nga Vlora që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv renditi të gjitha mëkatet e Sali Berishës. Ish-kryeministri u fut në listën e zezë të SHBA-vë dhe vlonjati tha: Berisha ka bërë shumë mëkate që nga ligji 7501 te 97-ta e deri tek Gërdeci.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv