-
VIDEO
Integrimi në BE, Barbullushi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare!
Këshilltarja e kryeministrit për Integrimin Odeta Barbullushi tha në një intervistë për Report Tv se vendi ynë tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet që realizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të filluar negocimin me BE.
Barbullushi shtoi më tej se ne jemi në pritje të një vendimi nga vendet anëtare, që në këtë moment lidhet me vendimin e një tjetri vendi anëtar që është vendimi i Bullgarisë për dakordësinë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Më tej Barbullushi theksoi se dakordësia e vendeve anëtare të BE-së është që të dy vendet të mbahen bashkë dhe se skenari ideal do të ishte që çështjet bilatarale mos ta mbajnë peng procesin. Teksa u kthye disa vite më parë Barbullushi tha se kemi humbur kohë, pasi ky proces nuk lidhet vetëm më Shqipërinë, por edhe me një ngërç politik që ka lidhje me politikën e brendshme të BE.
‘Jemi në një proces pritje për një vendim të këshillit të BE dhe të vendeve anëtare për hapjen e një konference ndërqeveritare, e cila është edhe momenti formal për fillimin e negociatave për anëtarsim të Shqipërisë. Ajo çfarë ne presim, është hapja, ose lançimi konferencës së parë ndërqeveritare. Procesi zgjedhor ka rëndësi për demokracinë dhe për reformat që lidhen me integrimin, për bazë merret raporti ODIHR. Kujtojmë se pas zhvillimit të zgjedhjeve ne kishim një raport paraprake, ku kishim një vlerësim të përgjithshëm në kuadër pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve. Është e rëndësishme, ky proces nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, ka rreth 3 vite që është futur në një ngërç politik që ka lidhje me mosdakordësitë e brendshme të BE. Në 2019 ne prisnim të kishim një vendim, sërish u shty për shkak të një diskutimi të brendshëm në lidhje me reformimin e BE. Humbëm kohë në këtë mënyrë.
-
VIDEO
Vëllazëria ime shpirtërore me Ibrahim Rugovën, Skënder Sherifi në një rrëfim 'poetik' për jetën e tij
Jeta e tij ka qenë gjithmonë mes paradokseve të mëdha, rritur në një familje me rregullat protokollare të odave malësore dhe më pas në Parisin e artit dhe kulturës. Skëndër Sherifi është poeti shumëdimensional i cili na ka bërë krenar në botën frankofone ndërsa vetëm disa muaj më parë është vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër I madh”.
-
VIDEO
‘Mbushja gotat me raki dhe dorën mbaje në zemër’, shkrimtari rrëfen jetesën në odat e malësisë së veriut
Ndërsa tregon për jetën në Tropojë me babin ushtarak, rrëfen për ritet e traditat me të cilat u rrit dhe e shoqëruan gjatë gjithë jetës pavarësisht kulturës me të cilën u has gjatë jetës së tij.
”Babai im ishte një ushtarak rigoroz i cili jepte vetëm urdhra dhe duhej ti zbatoje. Më fuste në odë, në ato odat e malësisë që i praktikonin ata nëpër kulla. Burrat u mblidhnin nëpër sofra, gratë vinin vetëm për të shërbyer dhe u largonin në kuzhinë. Kishte në kod bisedimi, një kod i uljeve, një kod i duhanit, i rakisë me rregulla protokollare’’ u shpreh ai.
-
VIDEO
’Babai im i shërbeu Zogut dhe u burgos nga sistemi’, jeta mes paradokseve e poetit shqiptar
Mirëpo vet jeta e tij mund të përshkruhet si një histori libri, nga përndjekja e sistemit komunist deri tek jetesa në europën e artit dhe kulturës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu gjithçka mbi jetën e tij, artin dhe poezinë.
“Babai im ka qenë një officer I Zogut nga Tropoja aktuale, ka shërbyer me mbretin Zog, u burgos fatkeqësisht në kohën e Enver Hoxhës, mbasi e liruan nga burgu ka ikur në Gjakovë, ka qenë një ikje klandestine me rrezik. Iku dhe u martua me nënën time, një besimtare e madhe, ka inaguruar teqen e vet në Shkodër” tha ai.
-
VIDEO
Jeta e një shkrimtari elitë, mes zakoneve shqiptare dhe jetës europiane
Jeta e tij ka qenë gjithmonë mes paradokseve të mëdha, rritur në një familje me rregullat protokollare të odave malsore dhe më pas në Parisin e artit dhe kulturës. Skëndër Sherifi është poeti shumëdimensional I cili na ka bërë krenar në botën frankofone ndërsa vetëm disa muaj më parë është vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër I madh”.
-
VIDEO
Rizoto me bizele dhe pançetë nga zonja Vjollca
Rizoto me bizele dhe pançetë
Përbërësit:
320 gr oriz karnaroli ( carnaroli)
100 gr pancetë në feta
250 gr bizele
1 litër lëng perimesh
vaj dhe gjalp
1/2 qepë të kuqe
kripë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri presim pançetën në shirita dhe e skuqim deri sa pancetta të bëhet kërce dhe të marr ngjyrë të kuqërremtë. E largojmë nga tigani.
Në po atë yndyrë që skuqëm pançetën shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim atë për 5 minuta, shtojmë 1 garuzhdë lëng perimesh dhe I lëmë bizelet dhe qepën të ziejmë. Më [as I kalojmë në blender dhe I kthejmë në pure. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë orizin dhe e kaurdisim deri sa orizi të ngrohet mirë. E shuajmë me lëng perimesh e përziejmë ngadalë. E lëmë deri sa orizi të përthithë lëngun e perimeve. Shtojmë purenë e bizeles, pak lëng perimesh dhe vazhdojmë përzierjen kështu vazhdojmë deri sa orizi të ziejë dhe lëngu I perimeve të mbarojë në fund shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe panetën e skuqim dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Analiza epike e telefonuesit: Nëse PS bleu votat i mori tek kundërshtari, kjo qënka opozitë e shitur
Një analizë interesante bëri një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe ju sa i përket shit-blerjes së votës. Zotëria nisur nga akuzat e opozitës se PS bleu votat tha: Dakord bleu PS vota po ku i mori? I bleu tek të djathtët dhe kjo qënka një opozitë e shitur. Ndiqeni opinionin e tij.
-
VIDEO
Ironia e qytetarit: Më vjen keq për Blinken që do e fusë në burg Berisha, pandemia ka zënë PD-LSI
Me ironi një telefonues tha në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv se i vjen keq për sekretarin e shtetit Blinken që do e fusë në burg Berisha duke iu referuar padisë që ka bërë ish-kryeministri pasi u shpall “non grata”. Më pas ai sqaroi se pandemia ka ikur nga popullata dhe ka zënë PD-në, LSI-në dhe Presidencën.
-
VIDEO
Speca të mbushur me gjizë në furrë nga zonja Vjollca
Speca të mbushur me gjizë në furrë
Përbërësit:
1 kg speca jeshil
2 speca me ngjyrë
2-3 domate mesatare
400 gr gjizë dhe 100 gr djath I bardhë
1 tufë majdanoz
3-4 thelpi hudhra
1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
rigon, trumzë dhe nenexhik
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë specat I presim ato në formën e një kapaku duke pastruar dhe farat nga brenda. Specat me ngjyrë ( në mungesë të tyre dhe speca jeshil) I presim në kubikë të vegjël, po ashtu dhe domatet duke I pastruar farat dhe lëngun e tyre. Majdanozin, hudhrat, I grijmë imët Në një tas vendosim gjizën, djathin e thërrmuar bukën e thekur të grirë ( galetë), hudhrat, specat dhe domatet në kubikë, majdanozin, rigon, turmëzën dhe nenexik, piper të zi. Rregullojmë shijen nëse duhet kripë dhe 2 lugë gjelle vaj uliri I përziejmë mirë. Mbushin specat me përziejren në tas dhe I vendosim ato në një tepsu të lyer me vaj. I spërkatim pak nga sipër me vaj dhe I lyejmë në furcë. I pjekim në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-25 minuta.
-
VIDEO
Zotëria i drejtohet kreut të shtetit: Në mëngjes pro Berishës, pasdite pro Amerikës, ndaje mendjen
Situatën dhe zhvillimet aktuale ka komentuar një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm. Ai iu drejtua presidentit Meta kur tha se: Në mëngjes është pro Berishës dhe pasdite është pro amerikan,të paktën ta ndajë mendjen. Ndiqeni mendimin e tij.
-
VIDEO
Sindroma e Vezoreve Policistike, gjithçka që duhet të dimë
Në temën e javës nga blogerja Xheklina Bylykbashi, ajo tregoi për sindromën e vezoreve policistike, problemet që sjellin me infertilitetin dhe disa studime që tregojnë më tepër për këtë sindromë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 25 maj 2021, Heqja e maskës dhe aktualiteti politik
Telefoneusit të ndarë në mendime për heqjen apo jo të maskës. Skanojnë edhe aktualitetin politik