• VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë

    Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.

  • VIDEO

    28-vjeçari krutan që ruan me besnikëri prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve

    Kruja një vend që mban aromën e identitit kombëtar……e mahnitshme mënyra se si ndjesitë e së shkuarës dhe të tashmes bashkohen në këtë destinacion që nuk është më shumë se 50 minuta larg Tiranës.

    Artizanët duket se janë gjithmonë e më të pakët në numër, brezat e të rinjve duken fare pak të interesuar drejt këtij profesioni. Mirëpo në një kohë që të rinjtë po drejtohen në rrugë që të cojnë në profesionet e të ardhmes, ka të rinj të rrallë e unik që dëshirojnë të ruajnë ende traditën e të parëve. Ardian Guni 28-vjecari krutan ka vendosur që ta vazhdojë me besnikëri këtë traditë që ruhet prej 5 brezave në familjen e tij.     

    Procesi I punimitt të leshit për të krijuar një qeleshe kalon në disa faza, të cilat Ardiani na i rrëfen me përpikmëri, duke na treguar edhe njëherë rëndësinë e ruajtjes së profesioneve të tilla që janë gjithmonë e më shumë drej zhdukjes:

    Mjaftojn shumë pak materiale për të krijuar qeleshen tradiconale, e megjithatë profesioni ka mjaft sekrete që të quhesh një artizan.

    Pas krijimit vjen edhe pjesa më e vështirë e punës së këtyre artizanëve, ndërsa zhvendosemi në pjesën e dyqanit ku ai ka zgjedhur  të shesë produktet e krijuara vetëm nga duart e tij e në mënyrë artizanale tregon për vështirësitë që të gjithë artizanët prekin në përditshmërinë e tyre, faktin që duhet t’I mbijetojnë një tregu ku blerës  kryesor kanë turistët e huaj e në kohën e pandemisë gjërat janë vështirsuar edhe më shumë:

    Por a mjafton dëshira e mirë, besnikëria ndaj traditës dhe këmbënguljes për të vazhduar punën e parardhësve të tyre që të rinjtë si Ardian Guni të vazhdojnë të mbajnë gjall një pjesë të rëndsishme e thelbësorë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen, për të na kujtuar nga vijjmë e kush jemi….në një kohë që të gjithë kërkojnë të harrojnë janë të rinjtë si Ardiani që na bëjnë të kujtojmë…

     

  • VIDEO

    Sallatë me patate të reja nga zonja Vjollca

     Sallatë me patate të reja

    Përbërësit:

    1 kg patate të reja

    2 karrota

    5 rrepa të kuqe

    1 kastravec

    1 qepë të kuqe

    1 tufë kopër

    1 grusht gjethe nenexhik

    Salca

    2 lugë gjelle uthull

    2 lugë gjelle lëng limoni 

    1 lugë çaji mustardë

    kripë dhe piper të zi

    pak vaj ulliri

    Përgatitja:

    ziejmë patatet I qërojmë ato, lyejmë tepsinë me vaj.  Në një tas vendosim paattet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj. Në një tas vendosim patatet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj, I pudrosim me pak miell dhe I shtojmë në tepsinë e lyer me vaj I shtypim lehtë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë karrotat I presim në shirita. Po ashtu dhe kastravecin, qepën e presim në fije dhe rrepat në shkopinj të hollë.

    Presim trashë nenexhikun me koprën. Nxjerrim patatet nga furra ato që janë pjekur nga jashtë krokoante dhe brenda të buta. I copëtojmë në mënyrë të çrregullt dhe I vendosim si bazë në një pjatancë. Mbi patatet vendsoim të gjtiha perimet dhe erzat dhe në fund përgatisim salcën. Në një tas vendosim uthullën, lëngun e limonit, mustardë, kripë, piper I përziejmë mirë duke shtuar dhe 4-5 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë deri sa masa të jetë homogjene dhe spërkatim sipër perimet me qëlim që salca të përthithet poshtë nga patatet dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    “Shtegu i ngjyrave”, destinacioni i veçantë i fundjavës

    Destinacioni që ju sygjerojmë këtë fundjavë është Daias, 13 km larg Tiranës, një nga atraksionet që mund të gjeni atje është “Ferma e Breshkave” si dhe liqeni I Gurës.

  • VIDEO

    Qofte me çervish nga zonja Vjollca

    Qofte me çervish

    Përbërësit:

    Brumi qofteve:

    500 gr mish I grirë

    1 qepë e madhe

    1/2 tufë majdanoz

    4 lugë gjellle bukë e grirë

    1 vezë

    kripë dhe piper të zi 

    1 lugë kafe piper të kuq

    1 majë sodë buke

    3 pikë lëng limoni

    vaj për skuqje

    Çervishi

    1 lugë gjelle gjalp ( 3 lugë gjelle vaj ulliri)

    3 lugë gjelle miell

    4 thelpi hudhër

    2 gota ujë

    3 gota qumësht

    kripë dhe arrëmoskat

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim të gjtihë përbërësit për brumin e qofteve e punojmë mirë me dorë dhe më pas e mbulojmë tasin dhe lëmë brumin të pushojë për 30 minuta në frigorifer. Më pas formojmë qoftet në madhësinë që preferoni dhe I skuqim ato me vaj vegjetal sat ë zverdhen nga të dy anët.

    Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, vajjin e ullirit kaurdisim miellin për 3-4 minuta pa I dhënë ngjyrë të errët shtojmë hudhrat e shtypura sa ti përziejmë shuajmë me 2 gota ujë e lëmë sat ë marrë valë dhe shtojmë qumështin ( 3 gota) duke e përzjerë vazhdimisht me tel vezësh. Rregullojmë shijen me kripë, arrëmoskat. E lëmë të marrë valë duke kontrolluar konsistencën duke e rregullar atë sipas shijeve duke shtuar apo jo qumësht ose ujë.

    Shtojmë qoftet dhe I japim valë sëbashku në temperaturë mesatare për 5 minuta. Në fund largojmë tenxheren nga zjarri dhe mund të shtoni nëse dëshironi 2 lugë gjelle lëng limnoi ose uthull të bardhë. E shërbejmë të ngrohtë. Sallatë me patate të reja

  • VIDEO

    “T’u sekuestrohet pasuria e të marin bukën me listë” zonja propozon dënimin për të korruptuarit

    Një zonjë që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv foli për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA dhe më pas dha një mendim edhe për dënimin e ish-prokurorit të përgjithshëm Llalla. Propozimi i saj për të korruptuarit ishte: T’u sekuestrohet pasuria dhe të marin bukën me listë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 21 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, familjet e reja qe marrin tapine te Sali Berisha i shpall lufte SHBA-se e deri tek perse ne France,Sali?

  • VIDEO

    Berisha non-grata,Topi : SHBA ka shumë informacione, Hajdari ironi me padinë e Berishës

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë, intervistë me ish-presidentin Bamir Topi. Ç’mendon Bamir Topi për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata Sali Berishën dhe padinë e këtij të fundit ndaj zyrtarit të lartë amerikan. Në pjesën e dytë ish-prokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari komenton vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin e Ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjithashtu Hajdari ka komentuar dhe padinë e ngritur nga Berisha ndaj sekretarit amerikan të Shtetit.

  • VIDEO

    Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së

    Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari  e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë. 

     
  • VIDEO

    Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale

    Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.

    I ftuar në emisionin Repolitix, në Report Tv, Bamir Topi thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thotë se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë.Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.

  • VIDEO

    Hakmarrja komuniste mbi familjen e Hysni Lepenicës

    Sarajet e rrënuara të familjes së Hysni Lepenicës, djegur e bastisur nga partizanët që në kohën e luftës, janë dëshmitare të asaj çfarë ju ndodhi familjarëve, pas rënies së tij heroike në Grehot të Gjirokastrës, në luftë kundër pushtuesve fashistë. Pas djegjes dhe bastisjes së shtëpisë, me instalimin e regjimit komunist, gjithë familajrët e tij, burra, gra e fëmijë përjetuan një kalvar të gjatë persekutimi, në burgjet e diktaturës dhe në kampe internimi. Shkaku i persekutimit lidhej vetëm me emrin e tij dhe rolin që ai pati gjatë luftës si komandant i Ballit Kombëtar.

     

  • VIDEO

    Ku fshihet Mirela Zefi me të birin?/Bashkëshorti:Dikush e mbështet,ajo ndryshon shpesh vendndodhjen

    Ka kaluar mbi dy vite nga zhdukja e Bledi Zefit, të miturit që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9-vjeçar kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here, të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës, aty ku stafi udhëtoi për t'i takuar nga afër disa nga dëshmitarët, por sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Të tjera dëshmi ndryshuan sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë, ku dyshohet se është parë Mirela Zefi ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot. Prej një muaj stafi i 'Pa Gjurmë' po investigon në mënyrë intensive që të bie ne gjurmët e dy të humburve. Më herët, në studio apel për ndihmë kanë bërë edhe dy gjyshërit, në kërkim të nipit dhe nënës së tij. Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qera, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela merr djalin dhe largohet menjëherë, një javë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Për afro 2 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk parqitej e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike me frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin, ndërsa sot rezulton e humbur bashkë me të.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv