-
VIDEO
'S’shkohet në plazh me bukë, djath e domate', ish-minatori rrëfen: Në monizëm bëja 15 ditë pushime
“Në monizëm më dërgonte ndërmarrja dhe bëja 15 ditë plazh por tani nuk e shoh dot as me sy”. Ky ishte rrëfimi që bëri një ish-minator në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kur u pyet për pushimet. Zotëria tha se kemi pension shumë minimal dhe në plazh nuk shkohet dot me bukë, djathë e domate.
-
VIDEO
Ku do pushoni këtë verë? Gjirokastriti bën ironi: Në lumenj, përrenj dhe në vaskë, s’kemi para
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për pushimet e verës. Një zotëri nga Gjirokastra me ironi tha se do të pushonte në lumenj, përrenj dhe në vaskë pasi nuk ka para dhe në det nuk ka hapësira publike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 26 maj 2021 / Ku do të pushoni këtë verë?
Pensionistët nuk kanë mundësi ekonomike të pushojnë në verë. Telefonuesit dhe votuesit në sondazh zgjedhin Shqipërinë për pushime
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga perplasja per "dekretin Cakaj" Kushtetuesja pro Presidentit te rrezimi i nje miti te rreme e deri tek treni i fundit
-
VIDEO
A do të shkarkohet Ilir Meta? Gara në PD, 4 kandidatët dhe faktori Berisha
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë temën e Komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta që mbylli dosjen e hetimit. Cilat janë provat dhe argumentat e Komisionit dhe pse presidenti refuzoi të dëshmojë? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi garën brenda PD-së të 4 kandidatëve për kryetar dhe raportin e tyre me Berishën. Të ftuar në studio Myslim Murrizi nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, Frrok Çupi, Arben Meçaj dhe Indrit Hoxha nga Grupimi për PD.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Murrizi: Nga 4 kandidatët për kreun e PD, Basha pas 13 qershorit do shkëputet nga Berisha! I ka dhënë provat që i lëshon shokët
Myslim Murrizi ka bërë me dije se nga katër kandidatët aktual për kreun e PD-së, ai që e ka më të lehtë të shkëputet nga Sali Berisha pas shpalljes 'non grata' është Lulzim Basha. Këtë mendim të tij e ka argumentuar me faktin se "Basha ka dhënë provat që lëshon shokët për interesat e tij'.
"Basha e ka më kollaj të shkëputet nga Berisha pas datës 13, sepse ka dhënë prova që ka lëshuar shokë rrugës, besoj se mund të lëshoj edhe Berishën, mes aspiratën për t'u bërë kryeministër, që duhet mbështetja e Amerikës. Deri më 13 asnjëri nuk e lëshon Berishën, pas 13 Basha se ka dhënë provat që të lë në rrugë", tha Murrizi.
-
VIDEO
'Non Grata'/ Zeka: Berisha po shitet si viktimë e të huajve që duan ta eleminojnë nga politika! Pas zgjedhjeve PD do dalë më e përçarë, Meta ka 'turbulenca psiqike'
Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka ka bërë një analizë të "çështjes Berisha non grata', duke thënë se ish- kryeministri po përpiqet që të viktimizohet, duke e shitur vetes si patriot i madh i Kosovës dhe se ndërkombëtarët duan që ta eleminojnë politikisht. Mirëpo, teksa nga njëra anë e shet veten si patriot, nga ana tjetërs, sipas Zekës, Berisha ka zhdukur 160 personalitete kosovare mes tyre edhe biznesmenin Remzi Hoxha.
-
VIDEO
Zef Zorba dhe Tereza/ Të dashuruarit që nuk i thyu regjimi
Historia e Zef Zorbës, poet, regjisor e përkthyes dhe Terezina Palit atëkohë gjimnaziste, rrugët e të cilëve ishin kryqëzuar në vitin 1945 në Shkodër ndërsa po ndërtonin shfaqjet teatrore "Juda Makabe" e më pas "Armiku i Popullit". Të kritikuara nga regjimi për shenja të pastra disidence, në të dyja këto vepra skenike dhe me një varg akuzash të fabrikuara për agjitacion e propagandë kudër regjimit, në shtator 1945 arrestohet fillimisht Zef Zorba e pak kohë më vonë edhe Terezina Pali. Dënohen të dy me 5 vite burg dhe nisin një kalvar të gjatë e të vështirë mes torturave fizike e psikologjike, e mes kushteve të tmerrshme në kampet e punës....
-
VIDEO
Ekskluzive/Dëshmi dhe foto të vrasësit fierak në fushatën e PD-së, i dënuar me burg në 2020
I vranë djalin natën e Bajramit, nëna nuk shkon dot ta qajë as tek varri, ku prehet i riu nga Tropoja. Dy vite pas vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi, mbrëmjen e 11 gushtit të vitit 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, nëna e të riut Dukate Selimi, për të cilën plaga mbetet e hapur, kërkon drejtësi. Ajo thotë se ndjehet e kërcënuar nga dy personat me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj, të cilët u arrestuan si të dyshuarit për vrasjen e Florianit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një kanal. Nëna e të riut që mbeti i vrarë me thikë, dërgoi një letër në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ ku kërkon ndihmën e medias për situatën në të cilën ndodhen. Dukate Selimi dëshmon ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit ndodhen jashtë hekurave. Edhe pse Gjykata e Apelit Fier, la masën e sigurisë ’arrest me burg’ për dy të rinjtë në muajn mars 2020, sipas nënës së 23-vjeçarit të vrarë ata lëvizin lirisht në fshat. Këtë dëshmi e dokumenton me disa foto, ku sipas asaj dallohet qartë njëri prej autorëve të dyshuar, i cili në prill të këtij viti ka qenë prezënt në mitingun e zhvilluar në Fier, gjatë fushatës për zgjedhje të PD-së. Kam këtë foto që po ta shihni është një nga djemtë që vrau djalin tim. Ai ka marrë pjesë në mitingun e PD-së, madje ka qenë përkrah kandidatin për deputet në qytetin e Fierit. Ne ndjehemi shumë të kërcënuar. Pasi jo vetëm ata, por edhe shumë të tjerë na dalin me armë. Vëllain tim kanë dashur ta vrasin 10 ditë më parë, pasi vëllai im ka bërë një denoncim për kërcënimet me armë që ka marr. Dukate Selimi denoncon një tjetër ngjarje, që ka ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Sulaj, ku sipas saj, të njëjtët persona që i vranë djalin kanë plagosur edhe një bashkëfshatar. Ajo vë në dispozicion videon ku bashkëshortja e të plagosurit është marr në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësor në spital, duke dëshmuar për ngjarjen.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë personale “arrest me burg”. Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi për 10 të akuzuarit e tjerë të ndalur në lidhje me ngjarje, për të cilët është lënë në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
-
VIDEO
“Defender 21” zbarkon në Kuçovë, ekspozon armët! Kollçaku: Baza ushtarake e NATO-s në funksion të plotë së shpejti
Stërvitja “Defender 21” ka prezantuar në një aktivitet në sheshin qendror të Kuçovës pajisjet ushtarake të ushtrisë shqiptare. Interesi i publikut në këtë ekspozitë ishte i lartë ndërsa nuk munguan edhe qytetarët të cilët me nostalgji krahasonin forcat e armatosura sot me shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore të Kuçovës.
-
VIDEO
Bllokimi i 6.83 ton ushqimesh për fëmijë të skaduara, specialistja e AKU: Kontrolle të shtuara
Pamela Radovani, përgjegjëse për informimin publik në AKU, ka folur për rastin e bllokimit të 6.83 ton produkte ushqimore të skaduara për fëmijë, që hidheshin në treg nga dy shtetas jordanez, të cilët u lanë të lirë nga gjykata me një vendim skandaloz.
Radovani tha në Report Tv se rasti ishte delikat pasi produktet ishin për fëmijë dhe për më tepër sasia e bllokuar ishte e konsiderueshme. Megjithatë ajo qetësoi qytetarët se ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren pikërisht për të garantuar sigurinë ushqimore dhe këto grupe janë shtuar edhe më shumë për sezonin turistik në mënyrë që të mos ketë problematika. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, pasi çdo ankesë e tyre ndiqet me prioritet.
"Rasti ishte një abuzim i pastër me sigurinë ushqimore, ishte një aksion i rëndësishëm i bërë në bashkëpunim me disa institucione. Ky subjekt grumbullonte ushqime të skaduara dhe përdorte lëndë kimike për t'i fshirë datën dhe më pas u vendoste datë të re duke i shtyrë skadencën për 2 vite. Rasti ishte delikat pasi produktet e skaduara ishin për fëmijë dhe sasia ishte e konsiderueshme. Ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren dhe aktualisht për sezonin turistik punojmë më forca të shtuara sidomos në zonat bregdetare. Të gjitha denoncimet merren me prioritet", tha Radovani.
Specialistja e AKU-së tha se abuzimet më të mëdha ndodhin me etiketën, që fshihet dhe më pas vendoset një e re duke i zgjatur jetën produktit. Ndërsa denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare ku tregtohen produktet.
"Mashtrimi ushqimor është shumë kompleks në vetvete. Ne kemi një strukturë të posaçme që të trajtojë këtë çështje por një nga element më kyç të mashtrimit është etiketa e produktit se është më e thjeshtë për t'u kompromentuar ndërkohë që ka një kornizë ligjore se si duhet të jetë etiketa. Ky mashtrim me etiketat kuptohet nga ekspertët, megjithatë etiketat që fshihen lehtësisht duhet të denoncohen. Denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare në të cilat shiten produktet', tha Radovani.