Divorcon gruan, arratiset me të dashurën nga Kopliku/Familja në kërkim të Vehbi Pepës

4 Qershor 2021, 19:49

Pas divorcit me bashkëshorten Vehbi Pepa nga Shkodra u largua në Tuz të Malit të Zi, në vitin 1991, atje ku u strehua tek kushërinjtë e tij. 24-vjecar punoi si coban deri në vitin 1993. Ai rikthehet sërish në vendlindje, nga ku mplekset me një vajzë me inicialet V.GJ nga Kopliku, të cilën e rrëmbeu për qëllime ende të panjohura, duke u larguar drejt qytezës Klina në Kosovë. Në vitin 1993, kur edhe humbi gjurmët, Vehbiu u implikua në një ngjarje, që do të ngrinte pikëpyejtje të mëdha. Sipas të dhënave nga familjarët të dy kanë qëndruar në banesën e një të moshuare. Dy muaj më pas në atë shtëpi kanë torkitur tre persona, të cilët kanë kërkuar Vehbiun. Ata i kanë ofruar punë në një lokal, në pronësi të M. RR, nga Peja.Pasi ka dalë nga dera e asaj banese Vehbiu nuk është kthyer më. 3 vite më pas, në 1996 vajza, me të cilën ai pati një marrëdhënie kthehet tek prindërit e saj në Shkodër. Pas shumë insistimeve ajo takohet me familjarë të Vehbiut, duke i rrëfyer ngjarjen e asaj dite. Me zhdukjen e Vehbiut, mësohet se pronari i lokalit ku ai do të fillonte punë ishte martuar me vajzën nga Kopliku. Kjo gjë ka ngritur dyshimet tek familjarët, se janë pikërisht këta persona që kanë lidhje me zhdukjen e Vehbi Pepës. Ndërsa ende nuk ka gjurmë të shkodranit, vajza që ai rrëmbeu vite më parë V. Gj është ende e martuar me burrin nga Peja dhe jëtojnë jashtë kufijve shqiptarë. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, Maliq Pepa kërkon të mësojë një te vërtetë për vëllanë e humbur afro 28 vite më parë.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv