• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga nis perballja e kandidateve per kryetar te PD te familja Berisha do ndiqet penalisht e deri tek PS turret t'i marre te gjitha pushtetet

  • VIDEO

    Braimllari: Vendimi për djegien e mandateve i PD, Kryemadhi pranoi për të qenë korrekt, ne s’ishim dakord në bllok

    I ftuar në studion e Report TV, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka zbuluar se si është shkuar deri në vendimin përfundimtar për djegien e mandateve.

    “Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (...) Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim. Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI. E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari në Report Tv.

  • VIDEO

    LSI dyshime se PD ka bashkëpunuar me PS për ‘ta çuar për skrap’? Braimllari: Po bëjmë analizë të thellë për këtë! Basha nuk krijoi frymë grupi në opozitë

    Në kampin e LSI është krijuar një mendim se PD-ja mund të ketë bashkëpunuar me PS për ta shkatërruar këtë forcë politike. E pikërisht për këtë arsye, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka nisur një analizë të detajuar për të arritur deri në një përfundim konkret. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Braimllari tha se PD nuk krijoi një frymë grupi në zgjedhje. 

  • VIDEO

    Berisha 'Non Grata', Ristani: S'e gjykoj vendimin e DASH, le të kalojë dhe pak kohë e të shohim arsyet e verteta

    Duke folur për vendimin e DASH që ka shpallur Sali Berishën "Non Grata", ish-deputeti i PD Arben Ristani tha se ish-kryeministri është një figurë që ka të mirat dhe të këqijat e veta. Megjithëse tha se ka respekt për Berishën,Ristani theksoi se nuk e gjykon vendimin e SHBA. 

    "Berisha është një figurë shumëdimensionale që ka ndikuar jetën e këtij vendi dhe gjykatësi më i mirë për Berishën do të ishte historia e cila përdor parimin e peshores. Në një krah të mirat në një krah të metat. Nga peshon më shumë del konkluzioni. Unë personalisht shumë të mira do tja numëroj, janë ato që i dimë lufta ndaj krimit, demokracia se atij i takon merita e ngritjes së parë demokratike. Patjetër ka dhe pjesën e negativiteteve.

    Kam respekt për kohën që kam bashkëpunuar me të, por ja që jemi në këtë moment, përsëri smarr ta gjykoj vendimin e DASH, por ajo që mund të them është se arsyeja që del në letër nuk është e plota por maja e ajsbergut të arsyeve të vërtetë. Pse del tani, pse sdoli më parë etj. Le të kalojë dhe pak kohë të shohim dhe arsyet e verteta. Po të jetë për korrupsion ky vend ka një rradhë. Nëse Berisha e trajton në rrafshin personal, nuk ndikon në PD me përjashtim të goditjes së një simboli të madh që PD ka", shtoi ai.

  • VIDEO

    Arben Ristani: Gara për kryetar po manipulohet nga Basha, PD jo demokratike nën drejtimin e tij! Zgjedhjet e 25 prillit u humbën, s'mund të flitet për masakër

    "PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës".  Kjo deklaratë është bërë nga ish-deputeti demokrat Arben Ristani, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, i cili tha se kreu i PD Lulzim Basha është lider autokrat pasi i merr vetë vendimet pa u konsultuar.

  • VIDEO

    Stojku: Shkarkimi i Metës nga Parlamenti edhe nëse GJK thotë ‘jo’, fitore e mazhorancës, jo morale sjellja e tij me forcë në Komision

    TIRANË- Edmond Stojku është i mendimin se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga Parlamenti, edhe nëse Gjykata Kushtetuese thotë “jo”, është një fitore e madhe për mazhorancës.

    “A do e dekretojë Meta parlamentin e ri të dalë nga 25 prilli? Jam 50 me 50 se nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese, nëse parlamenti voton pro largimit të presidentit nga Presidenca. Nëse GJK thotë jo, nuk largohet nga presidenca, por zhvishet moralisht nga kostumet që i gëzon gjer me tani, dhe kjo do ishte një fitore shumë e madhe nga mazhoranca, kjo do ishte një arritje e madhe e mazhorancës nëse do e shkarkonte vetëm parlamenti edhe pse jo Gjykata Kushtetuese”, tha Stojku.

  • VIDEO

    Vrasja e mirditorit,familja ekskluzivisht tregon autorët e krimit:Ngjarja s’është pa gjurmë...

    Me 9 shtator te vitit 1999 një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Fanit në Mirditë, kur 30-vjeçari Shkurt Boçi u ekzekutua dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje rikthehet në qendër të vëmendjes, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV pas pretendimeve, që kanë familjarët, se i riu u vra nga policia gjatë një kontrolli në qendër të fshatit. Prej 20 vitesh, nga kjo vrasje e mbetur pa autor familjarët janë në kërkim të së vërtetës, identifikimin e autorit si dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, prokuroria e ka rihapur sërish këtë çeshtje në mars të këtij viti. Gjithçka ka ndodhur kur një furgon policie ka zbarkuar në Fan për të kryer kontrolle mbi një tjetër ngjarje që kishte ndodhur më parë. Po kush e vrau 30-vjeçarin Shkurt Boçin, i cili më parë ka qenë vetë pjesë e uniformave të policisë ?Sipas dëshmive të shumë prej dëshmitarëve okularë, i riu Shkurt Boçi u vra nga policët, të cilët sipas familjarëve inskenuan sikur ai të ishte i armatosur, duke i vendosur edhe një pistoletë pranë. Kushëriri i viktimës Mark Boçi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bën përgjegjes duke thënë se ka dijeni mbi të vërtetën, një nga oficerët e shërbimit.

  • VIDEO

    Sociologu Tushi: Dy mëkatarët e abuzimit të fëmijëve janë prindërit dhe shkolla! Adoleshentë janë të painformuar rreth seksualitetit

    ‘Një ngjarje makabre dhe të llahtarshme’ e ka cilësuar sociologu Gëzim Tushi abuzimin seksual ndaj të miturës 15-vjeçare më Rrëshën, nga 5 meshkuj. Në një intervistë për Report Tv, sociologu Tushi thotë se situata është shumë serioze dhe se ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha dhe sipas tij duhet të gjendet ‘ilaçet’ e duhura për t'a kuruar.

    ‘Ngjarja që ndodhi në Lezhë ishte në vrazhdën e ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur edhe më parë, ngjarja është makabre, do të thotë se është një abuzim i llahtarshëm, 5 meshkuj të rritur, gjahtarë të seksit, kriminelë seksualë, kanë arritur të bëjnë një gjë paimagjinueshme, ka pësuar një tragjedi të paimagjinueshme nga këta njerëz. Fenomeni i abuzimit seksual me fëmijët është një fenomen që ka marrë përmasa të mëdha. Është  përhapur ky infeksion social i tmerrshëm. Këta kriminelë, këta maniake të seksit fillojnë nga të gjitha moshat. Pra duhet të jemi të vërtetë kemi në situatë shumë serioze. Në vend të bëjmë diagnoza të sakta për të gjetur ilaçet e duhura, merremi vetëm me anën e shtetit, kjo është njëra anë e problemit.’- tha Tushi.

    Tushi thekson se fëmijët tanë nuk kanë njohuri dhe nuk janë të përgatitur kulturalisht sa i përket seksualitetit dhe ndryshimeve që ndodh në trupin e tyre në pubertet. ‘Dy mëkatarët’ sipas Tushit që çojnë fëmijët të bien pre e abuzimeve seksuale tek fëmijët sidomos në paraadoleshencë janë prindërit dhe shkolla.

    Sipas Tushi familja shqiptare vazhdon që të jetë me skrupujt e vjetër, për sa i përket kulturës seksuale dhe ky është një gabim fatal. Tushi shtoi se nuk duhet ndonjë njohuri e madhe për edukatën seksuale duke nënvizuar se është diçka intuitive dheu bëri thirrje prindërve që të flasin hapur me fëmijët e tyre rreth seksualitetit. Shkolla sakaq, shtoi Tushi, duhet t’i japin një rëndësi shumë më të madhe edukatës seksuale.

     

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD/ Starova: Basha nuk e ka të lehtë fitoren! Përjashtimi i disa kandidatëve i padrejtë

    Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar si një proces shumë të rëndësishme atë të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ai tha se gara është e fortë dhe se Basha nuk do ta ketë të lehtë fitoren.

    Sipas Starovës përjashtimi i 5 kandidatëve nga ana e Komisionit Zgjedhor në PD ishte i padrejtë.

    "Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme.  Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një 'masakër zgjedhore' atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat", tha Starova.

    Sa i përket një propozimi që erdhi sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin hetimor për ta marrë Presidentin Ilir Meta me forcë në komision, Starova tha se Meta nuk është i akuzuar, Kuvendi se merr dot me forcë.

    "Presidenti gjykohet se ka shkulur kushtetuetshmërinë. Komisioni nuk është gjykatë apo prokurori", tha Starova.

  • VIDEO

    COVID-19/Tomini: Vaksinimi me dozat e dyta do nisë aty ku u shty data, lajmërimin nga mjeku familjes

    Situata e pandemisë në vendin tonë ka shënuar përmirësime të dukshme, ku shifrat e të infektuarve, të intubuarve në spitale por edhe të viktimave për shkak të COVID kanë shënuar ulje të ndjeshme, aq sa Komiteti Teknik i Ekspertëve është në shqyrtim të lehtësimit të masave si heqje e maskave në ambientet e jashtme apo heqja e orës policore.

    Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.

    "Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t'i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë  të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset. Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime", tha Tomini.

    Në lidhje me vonesën e krijuar për marrjen e dozave të dytë të vaksinës Sinovac, Tomini sqaroi se me ardhjen e dozave të reja ditën e djeshme prej 60 mijë dozave Sinovac dhe me pritjen e 500 mijë dozave të tjera nga kompania kontraktuese do të vijohet me vaksinimin masiv.

    Tomini tha se doza e dytë e vaksinës do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të vendosur se kur dhe ku duhet të shkojnë për bërjen e saj. Tomini sqaroi se doza e dytë nuk mund të bëhet para kohe , por nuk ka probleme nëse ajo bëhet me vonë.  

  • VIDEO

    Sa paragjykuese është shoqëria shqiptare ndaj aparencës

    Në një intervistë në emsionin “Rreze Dielli” në Report Tv folëm për paragjykimet në shoqëri, vështirëisitë dhe mungesa e komunikimit. Të ftuar aktivistja Xheni Hatillari dhe sociologu Armando Bala.

  • VIDEO

    Dita e parqeve, si duhet të jenë parqet e gjeneratës tjetër

    Parqet kombëtare janë pjesë e pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Por si do të jenë ato në të ardhmen, ekspertja e edukimit mjedisor Danjela Ruci tregoi më tepër për punën që po bëhet për sigurinë e tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv