Pispili me jeshillëqe dhe djathë
Përbërësit:
- 2 filxhanë miell gruri
- 1 filxhan miell misri
- 1 filxhan bollgur i imët
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 2½ filxhanë ujë
Për mbushjen:
- 500 gr zarzavate (spinaq, lëpjetë etj.)
- 4–5 qepë të njoma
- 1 presh
- 1/2 tufë kopër
- 1/2 tufë majdanoz
- 1/2 tufë nenexhik
- 250 gr djathë i bardhë
- 2 kokrra vezë
- 1/3 filxhan vaj ulliri
- 2 lugë gjelle trahana ose bollgur
- Pak vaj ulliri për sipër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë, kullojmë dhe presim trashë zarzavatet, i vendosim në një tas të madh, i kriposim dhe i lëmë për 5–10 minuta që të nxjerrin lëng. I shtrydhim me duar që të zbuten dhe të ulet vëllimi i tyre. Presim imët erëzat, preshin dhe qepët e njoma. Shtojmë vajin e ullirit, djathin e thërrmuar, erëzat, vezët e rrahura, trahananë, piperin dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë. Ndërkohë përgatisim brumin: në një tas të thellë hedhim miellin e grurit, miellin e misrit, bollgurin dhe kripën. I përziejmë që të bashkohen mirë. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe 2 filxhanë ujë. Mbajmë mënjanë gjysmë filxhani ujë për në fund. I përziejmë të gjitha me lugë derisa të krijohet një brumë i trashë si krem. Lyejmë me vaj një tavë të madhe dhe të sheshtë. Hedhim në tavë 2/3 e brumit të trashë duke e shtrirë që të mbulojë gjithë bazën. Shtojmë të gjithë mbushjen në një shtresë, e shtypim lehtë që të futet në brumë. Në pjesën e mbetur të brumit shtojmë ujin që kemi ruajtur dhe e bëjmë më të hollë. E hedhim sipër duke mbuluar gjithë sipërfaqen. E spërkasim me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C, me rezistencë sipër-poshtë, për rreth 1 orë e 10 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të pushojë 10 minuta dhe më pas e presim në copa.




















