Shumë njerëz besojnë se sëmundjet e kanë origjinën në gjak, në organe apo edhe në gjenet tona. Por e vërteta shpesh është ndryshe: shumë prej tyre nisin në zorrë, në heshtje dhe pa u vënë re. Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të ndalemi te shëndeti i zorrëve dhe te një shtresë pak e njohur, por shumë e rëndësishme: mucina. Po ashtu, do të flasim edhe për disa baktere kyçe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin apo sëmundjen tonë. Çfarë është mucina dhe cili është roli i saj në mbrojtjen e zorrës? Çfarë ndodh kur kjo shtresë dëmtohet ose dobësohet? Si mund ta rrisim mucinën në mënyrë natyrale dhe cilat janë përfitimet kur ajo është në nivele optimale? Cili konsiderohet “bakteri i artë” në zorrë dhe si ndikon ai në proceset kryesore të organizmit? Në cilat gjendje e shohim më qartë ndikimin e tij? Cili është bakteri kryesor anti-inflamator që mbështet sistemin imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme? Gjithashtu, cilët janë disa nga bakteret e dobishme që duhet të jenë të pranishme në zorrë, por që sot shpesh mungojnë, duke sjellë probleme si fryrje, gazra, kapsllëk, dhimbje barku dhe shqetësime të tjera?
Si dëmtohet zorra në jetën e përditshme? Cilat janë ushqimet dhe faktorët kryesorë që e ndikojnë negativisht atë? Dhe më e rëndësishmja: si mund ta rikthejmë balancën në mënyrë natyrale përmes ushqimit, bimëve dhe stilit të jetesës?




















