Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë

14 Prill, 22:40 | Përditesimi: 14 Prill, 22:40

 

Një histori e rëndë që vjen nga Vlora, ku një grua 70-vjeçare vendos të flasë pas dekadash heshtjeje. Pas 50 vitesh martesë, ajo rrëfen përjetimet e saj, një jetë mes dhunës, mungesës së respektit dhe sakrificave të pafundme. Në studio, ajo tregon si nisi gjithçka që në moshë të re, konfliktet familjare që e shoqëruan ndër vite dhe vendimin e vështirë për t’u ndarë në një moshë të thyer. Sot, edhe pse janë të ndarë, ajo thotë se vazhdon të ndihet e pasigurt dhe kërkon vetëm një gjë: qetësi dhe siguri për jetën e saj. Një dëshmi e fortë që sjell në vëmendje realitete që shpesh mbeten të fshehura për vite me radhë.

I.M/Shqiptarja.com