-
VIDEO
Një aplikacion që zbulon Tiranën !
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” folëm për një projekt mjaft interesant, I cili sjell një aplikacion që do të ndihmojë në zbulimin e Tiranës, vendeve të ndryshme që mund të vizitojmë jashtë Tiranës urbane. Drejtoresha e Përgjithshme e APR Erinda Fino u shpreh se është një projekt që ka në fokus aktivtetet, shtigjet, rezervimin e terreneve sportive etj.
-
VIDEO
Si të përdorim sodën e bukës në vazot e luleve natyrale
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Sabina Sherifi tregoi në rubrikën ‘Sipas Sabit’ se si mund ta përdorim sodën e bukës tek bimët dhe lulet si spray për spërkatjen e tyre kundër insekteve:
‘’Do të flasim për dobinë e sodës së bukës në bimësi e cila është më efikase sesa pesticidet. Soba e bukës me shekuj është përdorur për pastrim, për dezifektim, si ndihmë e parë, për bukuri dhe shëndet por ka dobi edhe në kopshtin tuaj.
Soda e bukës është më efikase sesa spray-t që ne mund të blejmë për të përdorur për të spërkatur bimët nga insektet. Pram und të bëjmë vet një spray organik I cili do ta ndihmojë bimën për të vrarë insektet të cilat e ndihmojnë atë sic mund të jenë rrjetat e merimangës dhe ndërkaq do ta ndihmojë bimën për të ruajtur insektet që bimës I duhen.Për këtë spray ne na duhen një lugë e vogël sobë buke, një e treta e filxhanit me vaj ulliri dhe nëj filxhan i vogël me ujë, pra pasi kemi hedhur një lugë sodë buke në vaj, kemi hedhur dhe këtu ujin, dhe pasi ta tresim mirë sodën e bukës, këtë mund ta nxjerrim dhe të spërkasim bimët, kjo do të bëjë që bima të vras insektet që e dëmtojnë, ato që janë të dëmshme dhe për të ruajtur insektet e dobishme të saj. Këtë mund ta nxjerrim më pas në një spërkatës dhe t’I spërkasim” tha ajo.
-
VIDEO
Zotëria i përvishet keq PD-së: Shpallën fitoren dhe festuan, iku koha e fushatës me stilin Berisha
Për kërkesën e PD-së që do përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe foli një zotëri mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se kjo kërkesë është e padrejtë pasi fillimisht nga selia blu shpallën fitoren dhe tani kërkojnë alibi. Iku koha e të bërit fsuhatë me zhurmë e shamatë si në kohën e Berishës e mbylli telefonuesi mendimin.
-
VIDEO
Pilaf me qepë dhe domate nga zonja Vjollca
Pilaf me qepë dhe domate
Përbërësit:
1.5 gotë oriz
1 qepë të vogël
3 domate
Kripë dhe piper të zi
3 gotë ujë ose lëng pule
Ose mishi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalp
Djath parmixhano për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim lëngun e perimeve ose të mishit për të valuar. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën në kubikë, me vaj shtojmë domaten të grirë në rende dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Në një tenxhere me pak vaj dhe gjalp kaurdisim orizin sat ë nxehet shtojmë 3 gota ujë ose lëng perimesh ose mishin dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta shtojmë salcën me domatet dhe qepë e përziejmë rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë dhe 7 minut të tjera. Në fund sipas preferencave mund të përvëloni dhe pak gjalp. E servirim të pudrosur me pak djath parmixhano.
-
VIDEO
Mëlçi me domate dhe vezë nga zonja Vjollca
Mëlçi me domate dhe vezë
Përbërësit:
500 gr mëlçi pule
1 qepë
3 thelpi hudhër
1 spec të kuq
1 spec jeshil
100 ml verë të bardhë
Kripë dhe piper të zi
3 domate mesatare
80 gr djath i verdhë
4 vezë
Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim mëlçitë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim deri sa qepa të zbutet. Shtojmë hudhrën e prerë imët, rigonin, specin e prerë në kubikë të vegjël. I trazojmë së bashku dhe I shuajmë me gjysëm gote verë të bardhë.
Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtjomë domatett e qëruarar nga lëkura dhe të prera në kubikë. I japim një valë për 10 minuta dhe më pas transferojmë mëlçitë në tavë dheu individuale. Shtojmë pak djath të grirë në rende. Në fund mund të shtoni vezët dhe izolojmë komplet sipërfaqen e tavës me qëllim që edhe mëlçitë të mos thahen. E vendosim në furrë për 10 minuta deri sat ë mpikset veza.
-
VIDEO
Si ta nisim javën të motivuar
Alla Simacheva life coach në një lidhje skype në emisionin “ Rreze Dielli” solli një histori frymëzuese për të gjithë për ta filluar javën sa më mbarë për të kuptuar që çdo njeri është unik.
-
VIDEO
Mesazhi i demokratit nga Tepelena: Nëse përsëriten zgjedhjet PD shkrihet fare, të pastrohet
Një telefonues nga Tepelena që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se është i djathtë dhe ka votuar për PD-në. Por zotëria kishte një mesazh për demokratët kur tha se nëse zgjedhjet përsëriten PD shkrihet fare. Kjo është alibi sqaroi ai dhe se PD duhet të pastrohet nga figurat 30-vjeçare.
-
VIDEO
Shkodrani e thotë me sinqeritet: Krenar që jam me PD-në, asnjëherë nuk kemi blerë vota
Një telefonues nga Shkodra mik i programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha me sinqeritet se është krenar që është mbështetës dhe anëtar i Partisë Demokratike. Ai e mbylli duke thënë se kjo forcë politike ,gjithmonë sipas tij asnjëherë nuk ka blerë vota dhe nuk ka paguar komisionerët.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 maj 2021, PD do përsëritje zgjedhjesh në 9 qarqe?
Diskutime ,debate dhe mesazhe. Telefonuesit komentojnë kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarqet ku ka humbur
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 10 maj 2021
Titujt e gazetave per sot,nga legalizimet, familjet e reja qe marrin tapine te antikomunizmi si gjethe fiku e deri tek opozita kerkon te hapen kutite
-
VIDEO
Veri Jug - Kooperativa private e qilimave
10 gra artizane në fshatin Zogaj kanë krijuar një kooperativë private për endjen e qilimave dhe me punën e tyre mbajnë gjallë ekonomitë e familjeve,m bashkë me burrat që, sipas traditës, punojnë si peshkatarë në liqenin e Shkodrës.
-
VIDEO
Veri Jug - Një ekspozitë magjike qilimash
#verijug #reportTV
Mjeshtrja e endjes së qilimave në mënyrë artizanale tregon e madhe me qilima, sixhade dhe objekte të tjera që enden në tezgjahët e kooperativës private të artizanatit në Zogaj. Shumica e qilimave enden me motive popullore të të trashëguara prej qindra vjetësh.