-
VIDEO
Mish keci me patate në furrë nga zonja Albana
Mish keci me patate në furrë
Përbërësit:
- 1-1.2 kg mish keci
- 1 kg patate
- 4-5 thelpinj hudhër
- 1 qepë e madhe
- 100 ml vaj ulliri
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- 1 lugë çaji spec i kuq (opsionale)
- Lëng limoni (opsionale)
- Rozmarinë ose rigon
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë mishin. E fërkojmë me kripë, piper, hudhër të shtypur dhe erëza. E lëmë pak të marinohet dhe ndërkohë qërojmë dhe presim patatet në copa të mëdha. Shtojmë kripë dhe pak vaj ulliri. Në një tavë furre vendosim mishin dhe rreth tij patatet. Shtojmë qepën në feta (nëse e përdorim). Shtojmë lëngun e mishit, hedhim vajin e mbetur dhe pak lëng limoni nëse dëshirojmë. E vendosim tavën në furrën e nxehur në 180–200°C për 1.5 – 2 orë. Gjatë pjekjes, kthejmë mishin dhe e lyejmë me lëngun e tavës që të mbetet i butë. Në 10–15 minutat e fundit, rritim temperaturën pak që të marrë ngjyrë të bukur sipër.
Këshillat e Albanës: Mishi i kecit është më i butë nëse e lë 30 minuta me hudhër dhe vaj para pjekjes. Mund të shtosh edhe pak verë të bardhë për aromë më të pasur.
-
VIDEO
Bakllava në 5 minuta me petë të gatshme, kadaif dhe arra nga zonja Albana
Bakllava me petë të gatshme, kadaif dhe arra
Përbërësit:
- 1 pako petë për bakllava
- 300 gr kadaif
- 300-400 gr arra të bluara
- 250–300 gr gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji kanellë (opsionale)
Për sherbetin:
- 1 kg sheqer
- 800 ml ujë
- 1 fetë limon
- 1 lugë çaji vanilje
Përgatitja:
Përgatitim fillimisht sherbetin, pasi duhet të jetë i ftohtë. Ziejmë ujin me sheqerin për 10-12 minuta. Shtojmë limonin dhe vaniljen në fund dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Ndërkohë shkrijmë gjalpin. Ndajmë petët në dy pjesë. Në një tepsi të lyer me gjalpë vendosim petët 1 e nga 1 duke i lyer me gjalpë. Në shtresën e mesit shtrojmë kadaifin pak të hapur me dorë që të mos jetë i ngjeshur dhe sipër shtojmë arrat dhe kanellën. Vendosim pjesën tjetër të petëve sipër, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Në fund hedhim gjithë gjalpin që ka mbetur sipër. E presim bakllavanë në forma rombi ose katrore dhe e vendosim të piqet në furrë në 170–180°C për rreth 1 orë derisa të marrë ngjyrë të artë të thellë. Sapo të dalë nga furra, hedhim sherbetin e ftohtë mbi bakllavanë e nxehtë. E lëmë të pushojë të paktën 6–8 orë minimalisht.
Këshillat e Albanës: Mos e ngjesh kadaifin, duhet ajrosur për krokantësi. Gjalpi duhet i bollshëm që petët të bëhen të thërrmueshme. Kontrasti: bakllava e nxehtë + sherbet i ftohtë është çelësi dhe sa më gjatë të pushojë, aq më e mirë bëhet.
-
VIDEO
Nafta arriti deri në 217 lekë/litri, qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza do të ulet me 20%! Caktohet marzhi i fitimit
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kërkon qeveri teknike në Parlamentin belg te kanabis në banesën e kreut të burgut të Rrogozhinës e deri tek lamtumirë Namir!
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline' | ‘Sulltan Berisha’, në garë me Enverin, 40 vjet kryetar! Zbulohet skenari i protestës së 22 marsit
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk e bashkon dot elektoratin e djathtë dhe shqiptarët që janë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 20 mars 1996/ Pushteti i Berishës i tmerruar urdhëron t’i hiqet Nanos liderit të burgosur të PS-së dekorimi me “Qytetar Nderi”, Prefektura padit Bashkinë e Tepelenës
Më 20 mars të vitit 1996-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht një padi e Prefekturës për Bashkinë e Tepelenës. Pushteti i Berishës President në atë kohë ishte i tmerruar dhe kishte urdhëruar që Fatos Nanos liderit të burgosur të PS-së t’i hiqej titulli “Qytetar Nderi” akorduar nga Bashkia Tepelenë pak ditë më parë. Koha Jonë shkruante : “ Dekorimi i Fatos Nanos përfundon në Gjykatë” ndërsa Gazeta Shqiptare në faqen e parë pasqyronte: “Nanos t’i hiqet qytetaria e nderit”. Ky argument zinte vend edhe në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste që nënvizonte se nderimi për Nanon është vlerësim për demokracinë. RD( Rilindja Demokratike) botim i Partisë Demokratike shkruante thjeshtë :” Nderi i Nanos në gjyq”.
-
VIDEO
Spahiu: PD t’i tregojë popullit arsyet pse SHBA dhe Anglia nuk po i heqin non gratën Berishës?
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
Si shërohet reumatizma, gurët në veshka dhe tensioni? Mjeku popullor zbulon kurat
-
VIDEO
'Shkëlzen Berisha bashkëpronar me Bashkim Ulajn', Prek Molla për Report TV: Po na grabisin pronat në Rrjoll! Prokuroria e Shkodrës po vonon hetimet me qëllim!
Sipas Mollës, projekti që Ulaj synon të ndërtojë në Velipojë ka si qëllim pastrimin e parave të Shkëlzen Berishës, i cili sipas tij është edhe bashkëpronar në projekt.
-
VIDEO
Frida Krifca në SPAK për abuzimet me fondet IPARD/ Avokati Petraj: Luftë komerciale, OLAF është strukturë greke! Ndoka: Goditja më e rëndë për qeverinë Rama nga BE
Teksa për Nard Ndokën bllokimi i fondeve IPARD për bujqësinë nga BE është goditja më e rëndë për qeverinë Rama, për avokatin Petraj, i gjithë ky hetim është një luftë komerciale kundër Shqipërisë, e nisur nga OLAF, e cila sipas tij është një strukturë greke.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
Sekreti që nëna mori në varr / Pa Gjurmë ribashkon motrat me vëllain pas 48 vitesh Një histori e rrallë dhe thellësisht prekëse vjen në “Pa Gjurmë” me Odeta Dume. Dy motra zbulojnë një sekret të madh familjar vetëm pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre: ekzistencën e një vëllai të braktisur dekada më parë.Pas një kërkimi të gjatë dhe përballjesh të forta me familjen, ato arrijnë ta gjejnë vëllain pas 48 vitesh. Një takim plot emocione, lot dhe të vërteta të fshehura për vite me radhë.Çfarë ndodhi me nënën e tyre? Pse u mbajt i fshehtë ky sekret? Dhe si ndryshoi jeta e tyre pas këtij zbulimi? Ndiqni historinë e plotë në “Pa Gjurmë” me Odeta Dume, çdo ditë ora 16:00 në Report TV.
-
VIDEO
Sulmi në Katar trondit tregjet e energjisë, ekspertët në Report TV paralajmërojnë rritje çmimesh, Aliaj: Kriza do të zgjasë 3 muaj, Basha: Po shkojmë drejt një pike pa kthim
Debati mes dy ekspertëve u fokusua fort te roli i SHBA dhe Izraelit. Aliaj ngriti dyshime se objektivat e Uashingtonit nuk përputhen plotësisht me ato të Tel Avivit dhe paralajmëroi një ndryshim të doktrinës në Iran.