-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Mars 2026 – Receta / ‘Himni i ballokumes’ në Amerikë/ Marrëdhëniet në çift
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh / Tavë me mish dhe qepë të njoma / Trahana me dhjamushka dhe salcë speci.
Në zemër të Filadelfia-s, larg trojeve shqiptare por pranë njëri-tjetrit në shpirt, shqiptarët e diasporës janë mbledhur për të festuar Dita e Verës, një nga festat më të dashura që simbolizon ardhjen e pranverës, gëzimin dhe rilindjen. Nga treva të ndryshme, ata sjellin me vete aromat dhe shijet e vendlindjes përmes gatimeve tradicionale shqiptare, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të vërtetë identiteti dhe bashkimi. Nën tingujt e “himnit të ballokumes” dhe mes emocioneve që sjell malli për atdheun, pjesëmarrësit ndajnë jo vetëm ushqime, por edhe kujtime, histori dhe krenarinë për kulturën e tyre. Ky panair kulinar tradicional shndërrohet kështu në një urë lidhëse mes brezave dhe një mënyrë për të ruajtur gjallë traditat shqiptare edhe larg vendit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Rreze Dielli” nga Shtetet e Bashkuara, gazetarja Eva Dori na sjell më shumë detaje nga ky aktivitet i veçantë, duke e cilësuar si një moment të bukur bashkimi për shqiptarët e diasporës, ku kultura, arti dhe tradita ndërthuren në mënyrën më të shijshme përmes gatimeve autentike shqiptare.
Në marrëdhëniet në çift, pyetjet janë po aq të shumta sa edhe vetë përjetimet. Shpesh, njerëzit ndalen dhe reflektojnë mbi jetëgjatësinë e një lidhjeje apo të martesës, duke kërkuar përgjigje për ndjenjat, pasiguritë dhe sfidat që hasin gjatë rrugës. Ka disa dilema universale që përsëriten në çdo kohë, pavarësisht moshës apo përvojës, dhe që lidhen me intimitetin, komunikimin, besimin dhe kufijtë personalë. Sot, gjithnjë e më shumë çifte i drejtohen terapisë si një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të përmirësuar marrëdhënien. Megjithatë, ekzistojnë ende shumë pyetje që njerëzit hezitojnë t’i bëjnë me zë të lartë nga turpi, frika apo pasiguria, duke i mbajtur shpesh brenda vetes. E vërteta është se pikërisht këto pyetje të pathëna mund të kenë ndikim të madh në cilësinë e një marrëdhënieje. Në këtë diskutim, do të ndalemi pikërisht tek disa nga këto dilema të ndjeshme dhe shpesh të pashprehura, të cilat do t’i trajtojmë në studion e “Rreze Dielli” së bashku me psikologen Elda Ruçi, për të sjellë më shumë qartësi, reflektim dhe ndoshta edhe disa përgjigje që mund të bëjnë diferencën në jetën e shumë çifteve.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme të PD, Zhupa: Kanë qenë figurative! Nuk përjashtojmë asnjë skenar
Protestat e dhunshme të PD me molotovë, sipas Ina Zhupës, janë figurative dhe çdo formë është e pranueshme. Gjatë një bisede në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ajo u shpreh se qëllimi s’është cenimi i rendit demokratik ose jetës së policëve.
-
VIDEO
23 maji vendos liderin e PD, gazetarja: Salianji përballë Berishës, dinjitoze! Zhupa: Partia s’është perfekte, duhet rinovuar
Në këndvështrimin e gazetares, garimi i Berishës përballë Salianjit do ta bënte garën më dinjitoze dhe sidomos, fitoren e tij. Zhupa bie dakord me fjalët e gazetares se partia ka nevojë për figura të reja, ndaj po mbahen edhe zgjedhjet.
-
VIDEO
Pyetjet që çiftet kanë turp t'i bëjnë në një marrëdhënie
Në marrëdhëniet në çift, pyetjet janë po aq të shumta sa edhe vetë përjetimet. Shpesh, njerëzit ndalen dhe reflektojnë mbi jetëgjatësinë e një lidhjeje apo të martesës, duke kërkuar përgjigje për ndjenjat, pasiguritë dhe sfidat që hasin gjatë rrugës. Ka disa dilema universale që përsëriten në çdo kohë, pavarësisht moshës apo përvojës, dhe që lidhen me intimitetin, komunikimin, besimin dhe kufijtë personalë. Sot, gjithnjë e më shumë çifte i drejtohen terapisë si një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të përmirësuar marrëdhënien. Megjithatë, ekzistojnë ende shumë pyetje që njerëzit hezitojnë t’i bëjnë me zë të lartë nga turpi, frika apo pasiguria, duke i mbajtur shpesh brenda vetes. E vërteta është se pikërisht këto pyetje të pathëna mund të kenë ndikim të madh në cilësinë e një marrëdhënieje. Në këtë diskutim, do të ndalemi pikërisht tek disa nga këto dilema të ndjeshme dhe shpesh të pashprehura, të cilat do t’i trajtojmë në studion e “Rreze Dielli” së bashku me psikologen Elda Ruçi, për të sjellë më shumë qartësi, reflektim dhe ndoshta edhe disa përgjigje që mund të bëjnë diferencën në jetën e shumë çifteve.
-
VIDEO
Nafta arrin 214 lekë/litër, ‘surprizohet’ zv.ministri i Ekonomisë! Malaj: Shqipëria pa paketë sociale, s’e di pse Rama falënderoi grosistët
Çmimi i naftës ka arritur 214 lekë/litër. Shifra tingëlloi surprizë edhe për zv.ministrin e Ekonomisë që s’e fshehu habinë në studion e Report Tv. Arben Malaj thotë se Shqipëria s’ka paketë sociale dhe nevojiten ndihma financiare për të prekurit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ' Shtypi i ditës' | Qytetarët kryqëzojnë Berishën: Vrasës, Salianji të ketë kujdes...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Salianji po goditet nga dora e vetë', gazetari Gupi për garën e PD:Berishës s'ja marrin dot partinë
Marsid Gupi, i ftuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju”, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te gara për kreun e Partisë Demokratike dhe debatet e brendshme që po e shoqërojnë atë. Ai analizoi përplasjet mes figurave kryesore, duke theksuar se tensionet brenda PD-së po thellohen dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në procesin politik
-
VIDEO
Amvisat shqiptare shpërthejnë në Filadelfia me festë, ballokume dhe gatime tradicionale
Në zemër të Filadelfia-s, larg trojeve shqiptare por pranë njëri-tjetrit në shpirt, shqiptarët e diasporës janë mbledhur për të festuar Dita e Verës, një nga festat më të dashura që simbolizon ardhjen e pranverës, gëzimin dhe rilindjen. Nga treva të ndryshme, ata sjellin me vete aromat dhe shijet e vendlindjes përmes gatimeve tradicionale shqiptare, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të vërtetë identiteti dhe bashkimi. Nën tingujt e “himnit të ballokumes” dhe mes emocioneve që sjell malli për atdheun, pjesëmarrësit ndajnë jo vetëm ushqime, por edhe kujtime, histori dhe krenarinë për kulturën e tyre. Ky panair kulinar tradicional shndërrohet kështu në një urë lidhëse mes brezave dhe një mënyrë për të ruajtur gjallë traditat shqiptare edhe larg vendit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Rreze Dielli” nga Shtetet e Bashkuara, gazetarja Eva Dori na sjell më shumë detaje nga ky aktivitet i veçantë, duke e cilësuar si një moment të bukur bashkimi për shqiptarët e diasporës, ku kultura, arti dhe tradita ndërthuren në mënyrën më të shijshme përmes gatimeve autentike shqiptare.
-
VIDEO
Tavë me mish dhe qepë të njoma nga zonja Albana
Tavë me mish dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 800 gr mish keci ose qengji
- 2 hudhra të njoma
- 1 kg qepë të njoma
- 1 lugë gjelle salcë koncentrat
- 1 domate
- 1 spec i kuq
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1/2 filxhan kafeje oriz
- Majdanoz, kopër, nenexhik
- Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, kripë dhe piper të zi, shtojmë ujin e nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Gjatë kohës që mishi zien pastrojmë qepët dhe i presim në gjatësi 1 cm. Ngrohim vajin në tenxhere, shtojmë qepët dhe hudhrat e prera imët, dhe i kaurdisim derisa të ulin volumin. Më pas shtojmë salcën koncentrat, vazhdojmë me përzierjen duke shtuar majdanozin, koprën, nenexhikun, orizin, kripën, piperin e zi. Shtojmë pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët dhe pas 10 minutave vendosim qepët dhe mishin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në 180-190 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Trahana me dhjamushka dhe salcë speci nga zonja Albana
Trahana me dhjamushka dhe salcë speci
Përbërësit:
- 1 filxhan trahana e thatë
- 2 presh
- 2 lugë gjelle vaj
- 1 lgj gjalpë
- 1-1.2 litra ujë
- 200 ml qumësht
- 3 lugë gjelle salcë speci pikante
- 1 lugë gjelle salcë speci i ëmbël
- 100 gr dhjamushka
- 1 gotë bukë e thatë në kubikë
- 150 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin, kaurdisim preshin e prerë imët, shtojmë trahananë e thatë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë salcën e specit pikant dhe të ëmbël, e trazojmë mirë dhe e lëmë të lidhen aromat. Kaurdisim dhjamushkat e prera në kubikë. Ndërkohë në një tepsi vendosim copëza buke dhe i pjekim në furrë derisa të bëhen krokante. E shërbejmë trahananë me salcë speci në pjatancë duke vendosur fillimisht kubikët e bukës, trahananë sipër, djathin e bardhë të thërrmuar dhe dhjamushkat e kaurdisura bashkë me yndyrën e tyre. Sipas shijes mund të hedhim dhe pak piper të kuq sipër.
-
VIDEO
Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh nga zonja Albana
Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 lgj gjalpë
- 1 bukë misri
- 3-4 presh
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Nenexhik i thatë
Përgatitja:
Pasi e kemi marinuar me kripë dhe lyer me gjalpë e vendosim pulën të piqet në furrë. Bukën e misrit e thërrmojmë, e marinojmë me erëza dhe vaj ulliri. Preshin e grirë hollë e kaurdisim me pak kripë dhe me pak ujë derisa të zbutet. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Në një tavë vendosim përsheshin me bukë misri dhe sipër preshin e gatuar me erëza si dhe pulën e pjekur.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 19 mars 1996/ Socialistët kërkojnë lirimin e liderit Nano përpara zgjedhjeve të 26 majit, të hapur për aleanca dhe miratojnë listën e kandidatëve për deputetë
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të 19 marsit të vitit 1996-të pasqyrohej mbledhja e Komitetit drejtues të PS-së. Në atë mbledhje PS doli me një rezolutë ku këkronte lirimin përpara zgjedhjeve të 26 majit të liderit Fatos Nano dhe shprehej pro aleancave. Lidhur me këtë zhvillim Gazeta Shqiptare shkruante : "PS: Do mendojmë për aleanca”. Në gazetën tjetër të pavarur Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “ A është i ligjshëm dekorimi i Nanos”. Në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e PD-së pasqyrohej si zhvillim kryesor vizita e Ministres së Jashtme të Italisë në Shqipëri dhe takimi me Presidentin Berisha. Ndërsa në ZP botimin e socialistëve në opozitë lajm kryesor ishin vendimet e mbledhjes së Komitetit Drejtues.