Speca të mbushur me mish dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg speca
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 2–3 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 2 karrota
- 2 speca të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle oriz për çdo spec
- 1 lugë çaji nenexhik i thatë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lgj galetë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë specat duke u hequr farat. Në një tigan me 2–3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim lehtë qepën, vetëm sa të zbutet pak pa marrë ngjyrë. Në një tas përgatisim mbushjen duke përzier: mishin e grirë të pagatuar, qepën e kaurdisur, karrotën e grirë në rende specat e kuq të prerë në kubikë, domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, orizin e shpëlarë, hudhrën e grirë, kripën, piperin dhe nenexhikun e thatë. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Mbushim specat me përzierjen dhe i vendosim në tavë. Në kapak të specave shtojmë pak kripë me galetë, sipër u hedhim pak vaj ulliri dhe pak kripë dhe e vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 35–40 minuta.





















