Ju ftojmë të shkojmë në Shkodër miq, me ide tavën e krapit një prej gatësave më të mira në kuzhoinat e shkodranëve. Guidë e reportazhit drejt fshatit Zogaj është Mirsad Basha, lideri I organizatës EcoMendje. Varka peshkimi buzë liqenit në Shirokë dhe në Zogaj, shetitje të rinjsh me bicikleta përgjatë pedonales, ndalesë në bujtinën Pelikanët dhe njohja me traditën e endjes së qilimave. Ndiqni reportazhin Tava e krapit në Shkodër, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.





















