Historia e dhimbshme e familjes Kullalli nga Librazhdi, një çift që përballet çdo ditë me sëmundjen dhe varfërinë. 57-vjeçari Ramazan Kullalli rrëfen jetën mes vështirësive, teksa bashkëshortja e tij është e paralizuar dhe familja jeton pa të ardhura. Shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti dhe, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, ndërsa bonusin e qirasë ua kanë ndërprerë.Mes lotësh, Ramazani tregon se shpesh nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet e nevojshme, ndërsa djali i vetëm nuk po arrin të gjejë punë për të ndihmuar familjen. I zhytur në borxhe dhe pa mbështetje, ai bën apel për ndihmë dhe solidaritet.



















