Në studion e Pa Gjurmë, një 75-vjeçare nga Tirana rrëfen mes lotësh konfliktin e rëndë me vajzën e saj. Ajo pretendon se dhunohet, kërcënohet dhe se i janë marrë edhe paratë që i kishte ruajtur për t’i bërë varrin djalit të ndjerë. E moshuara tregon se jeta e saj ka qenë e mbushur me humbje: bashkëshortin e humbi herët, ndërsa djalin në një aksident tragjik. Sot, thotë se ndjehet e vetmuar dhe e braktisur, ndërsa përballet me një konflikt të ashpër familjar për banesën ku jeton.



















