Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Mars 2026 – Receta / Horoskopi për muajin Mars/ Mendimet negative & Tradhëtia

3 Mars, 15:36 | Përditesimi: 3 Mars, 15:36

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me patate / Salcë argjentinase me majdanoz dhe hudhër / Ëmbëlsirë me mandarinë me krem muhalebi.

Muaji Mars vjen me energji të reja, lëvizje të forta planetare dhe fillimin e një cikli të ri astrologjik, por çfarë parashikon horoskopi për këtë periudhë vendimtare? A do të shënojë hyrja e Diellit në Dash fillimin e një kapitulli të ri më të guximshëm për të gjitha shenjat? Çfarë mesazhi sjell Hëna e plotë në Virgjëreshë dhe cilat fusha të jetës kërkojnë më shumë analizë dhe organizim? Si do të ndikojnë lëvizjet planetare të Marsit në financa, karrierë dhe dashuri për 12 shenjat e zodiakut? Cila shenjë do të jetë më e favorizuara nga energjitë e reja dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? A është ky momenti ideal për vendime të mëdha dhe fillime të reja? Në "Rreze Dielli me astrologen Denisa Shyle, do të analizojmë sesi do të jetë ky muaj për secilën nga shenjat e zodiakut duke u fokusuar në tre fushat kryesore: financa, karrierë dhe dashuri.

Në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të ndalemi te një temë që prek secilin prej nesh: mendimet negative dhe ndikimi i tyre në shëndetin tonë. Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe sfidat e përditshme janë të shumta, shpeshherë përballemi me stres, ankth dhe dialog të brendshëm kritik që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale. Gjatë kësaj bisede do të eksplorojmë se si mendimet negative formohen, si ndikojnë ato në trupin dhe mendjen tonë, si dhe cilat janë teknikat praktike të meditimit dhe vetëdijes që na ndihmojnë t’i largojmë dhe transformojmë ato në energji më pozitive dhe mbështetëse.

Tema e tradhtisë është një nga çështjet më komplekse dhe emocionale në marrëdhëniet njerëzore. “Pse tradhtojmë? Çfarë ndodh me emocionet tona?” Nuk është vetëm një pyetje mbi veprimet e jashtme, por një hulumtim i thellë mbi motivet, dëshirat dhe konfliktet e brendshme që shpesh mbeten të fshehura. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të shqyrtojmë faktorët psikologjikë dhe emocionalë që mund të çojnë në tradhti, si ndihen dhe si përballohen emocionet gjatë dhe pas një tradhtie, dhe çfarë na mëson kjo për marrëdhëniet tona. Përmes kuptimit të këtyre mekanizmave, mund të arrijmë më shumë vetëdije, empati dhe mjete për të menaxhuar emocione të vështira, duke ndihmuar marrëdhëniet të rriten dhe të forcohen.

MC/Shqiptarja.com