Patate me salcë qumështi dhe kaçkavall në furrë
Përbërësit:
- 5–6 patate mesatare
- 750 ml qumësht
- 70 gr gjalpë
- 1 qepë
- 3 karrota
- 1–2 thelpinj hudhër
- 100 gr djathë kaçkavall
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Arrë moskat
Përgatitja:
Qëroni patatet dhe pritini në feta ose forma sipas dëshirës. Vendosini në një tavë, shtoni vaj ulliri, kripë dhe piper, përziejini mirë dhe futini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20–30 minuta, derisa të zbuten lehtë. Ndërkohë përgatisni salcën: në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni qepën dhe hudhrën dhe kavërdisini derisa të zbuten. Shtoni karrotat dhe vazhdoni gatimin për disa minuta. Hidhni qumështin, rregulloni shijen me kripë, piper dhe pak arrë moskat. Lëreni të marrë një valë të lehtë duke e përzier herë pas here. Nxirrni patatet nga furra, shtoni sipër salcën e përgatitur dhe përziejini lehtë që të shpërndahet njëtrajtshëm. Në fund, spërkatni kaçkavallin e grirë mbi sipërfaqe dhe futeni sërish tavën në furrë në 200°C për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të piqet mirë.





















