Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot komuniteti urban në Tirana janë hapësirat e përbashkëta. Kryeqyteti, më shumë se çdo qytet tjetër në vend, e ndien peshën e mbipopullimit dhe mungesës së infrastrukturës së mjaftueshme për të përballuar fluksin e automjeteve dhe rritjen e vazhdueshme të ndërtimeve. Si pasojë, ajo që duhet të ishte një hapësirë në shërbim të komunitetit, është kthyer shpesh në burim konfliktesh dhe përplasjesh mes fqinjësh. Mungesa e vendeve të parkimit ka sjellë një fenomen shqetësues: debate të ashpra që në jo pak raste kanë degraduar deri në ngjarje tragjike. Një vend parkimi është kthyer në shkak grindjesh, tensioni dhe armiqësish mes banorëve që ndajnë të njëjtën lagje apo të njëjtin pallat. Me kamerën tonë kemi ndjekur nga afër situatën në disa prej zonave më problematike të kryeqytetit. Në Astir, çdo rrugë është e zënë në të dyja krahët, automjetet parkohen mbi trotuare dhe mbi vijat e bardha, duke e kthyer lëvizjen e këmbësorëve në sfidë të përditshme. E njëjta panoramë përsëritet edhe në zonën e Laprakës dhe në lagjet pranë 21 Dhjetori, ku hapësirat publike janë “privatizuar” me shishe plastike, bidona apo struktura hekuri të improvizuara për të rezervuar vende parkimi. Zëri i komunitetit shpesh mbetet i padëgjuar, ndërsa lagjet po shndërrohen në territore të ndara simbolikisht me pengesa të vendosura nga vetë banorët. Por a ka një zgjidhje për këtë situatë? A mund të rikthehet bashkëjetesa dhe respekti për hapësirën e përbashkët? Për të diskutuar mbi këtë problematikë, por dhe mbi bashkëjetesën në pallat, pastërtinë, funksionimin e ashensorit, pagesat dhe mirëmbajtjen, si edhe rolin e administratorëve në menaxhimin e konflikteve dhe organizimin e komunitetit, flasim në "Rreze Dielli" me Isidor Koti, administrator pallati.
Ankohen banorët: Nuk kemi ku të parkojmë, luftë ‘bidonash’ / Çfarë po ndodh në komunitet?
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Fryrja, mbajtja e lëngjeve në organizëm
26 Tetor, 15:28 -
Fryrje barku apo trupi? Si të nxirrni lëngjet e tepërta dhe të humbisni peshë | Ylli Merja
26 Tetor, 13:16 -
Probleme shëndeti, kujdes FINANCAT! Çfarë i pret në fund të tetorit 12 shenjat e zodiakut?
26 Tetor, 11:58 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2026, Receta/ Shëndeti i syrit / Kujdesi për lëkurën, rrathët poshtë syve
23 Tetor, 15:52 -
Largo rrudhat poshtë syve dhe ngri qepallat / Bëni këtë masazh vetem 10 minuta në ditë
23 Tetor, 14:21 -
Sytë paralajmërojnë disa sëmundje, ja si t’i dalloni përmes shenjave
23 Tetor, 12:32 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2026, Receta/ Ushqimi i personave me tumor, këshilla nga Altin Joka
21 Tetor, 15:49 -
Pacientët me tumor: Si duhet të ushqehen gjatë trajtimit?
21 Tetor, 12:37 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Tetor 2026, Receta/ Varësia nga prindërit / Syri dhe Bestytnitë
20 Tetor, 15:03 -
Të ka kapur syri i keq?/ Kujdes nga kjo shenjë dhe si ta largoni menjëherë
20 Tetor, 13:32 -
Je 40 vjeç dhe i varur nga prindërit? / Ja trauma e fëmijërisë që po ju mban peng
20 Tetor, 12:34 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Truri, stresi dhe ankthi: Bimët që qetësojnë sistemin nervor
19 Tetor, 15:14 -
ANKTH, STRES, PAGJUMËSI? Ja ilaçet bimore që ju ndihmojnë
19 Tetor, 12:46 -
‘Javë komplekse, yjet ndryshojnë lojën’, HOROSKOPI javor / Ja ç’pritet të ndodhë!
19 Tetor, 11:31 -
Rreze Dielli - Emisioni 16 Tetor 2026, Receta/ Dasma e pazakontë/ Autizmi, rrëfim emocional
17 Tetor, 15:18 -
Rreze Dielli - Emisioni 16 Tetor 2026, Receta/ Dasma e pazakontë/ Autizmi, rrëfim emocional
16 Tetor, 19:11 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Tetor 2026, Receta/ Dasma e pazakontë, ajo 72, ai 80 vjeç/ Autizmi, rrëfim emocional
16 Tetor, 15:28 -
E pazakontë | 46 vjeçari me autizëm, kaloi hemoragji cerebrale, flet 5 gjuhë / Rrëfimi emocionues
16 Tetor, 13:42 -
E rrallë | Çifti 80 vjeçar martohen në Tiranë, emocionon Zamira: Ja pse u martuam në këtë moshë
16 Tetor, 12:44 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Tetor 2026, Receta/ Menopauza, këshilla nga Altin Joka / Vlerat e shegës
14 Tetor, 16:50
