Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Na akuzuan se e ushqenim me forcë’/Babai: Na quajtën dhunues, vajzën në Francë na e morën

24 Shkurt, 17:35 | Përditesimi: 24 Shkurt, 17:35

 

Një familje nga Gjirokastra u nis drejt Francës me shpresën për të shpëtuar vajzën 6-vjeçare. Sot, në vend të kurimit, përballen me një betejë ligjore dhe ndarje të dhimbshme nga fëmija. I ftuar në studio, Saimir Meçani rrëfen kalvarin e vëllait të tij, ndërsa në lidhje direkte nga Franca, babai Erjon Meçani tregon momentin kur shërbimet sociale ndërhynë në spital dhe morën vajzën. Sipas tij, akuzat për keqtrajtim dhe kequshqyerje janë të padrejta dhe gjithçka nisi pas një mosmarrëveshjeje me mjekët për një ndërhyrje. Prej dy javësh nëna nuk lejohet ta takojë vajzën, ndërsa familja jeton me frikën se mos e humbasin përgjithmonë. Babai shprehet se ndihen të pambrojtur dhe kërkojnë ndihmë për të sqaruar të vërtetën.

A.M/Shqiptarja.com