Një histori e rëndë nga Lushnja trondit publikun. Letra e një 18-vjeçareje lexohet në studio, ku ajo rrëfen se për vite me radhë është abuzuar nga bashkëshorti i hallës. Vajza tregon se gjithçka nisi kur ishte vetëm 13 vjeçe dhe se për një kohë të gjatë heshti nga frika dhe kërcënimet.Rasti u zbulua nga vëllai i saj, ndërsa më pas familja e denoncoi në polici. Në studio, juristja Nexhi Beqiri komenton aspektin ligjor të ngjarjes dhe rëndësinë e drejtësisë për të miturit.Një rrëfim i dhimbshëm, por edhe një mesazh force: sot 18-vjeçarja thotë se ka lënë pas periudhën e errët dhe kërkon që abuzuesi të përballet me ligjin. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.





















