Rizoto me kungull nga zonja Mirela

13 Nëntor, 11:40 | Përditesimi: 13 Nëntor, 11:40

Rizoto me kungull

Përbërësit:

  • 300 g oriz Gold
  • 300 g kungull portokalli
  • 1 qepë e vogël
  • 200 g pançete Tona
  • 600 ml lëng perimesh ose mishi
  • 200 ml verë e bardhë
  • 200 g djathë parmixhano
  • 100 g gjalpë
  • Trumzë
  • Kripe dhe piper

Përgatitja

Në tenxhere kauridisim orizin dhe qepën me pak vaj ulliri, shtojmë kungullin e grirë dhe trumzën. E shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë lëng perimesh hera herës duke e përzier derisa orizi të ziejë. Në fund shtojmë gjalpin dhe djathin e grirë. Pançetën e kërcanisim edhe ia shtojmë sipër kur ta servirim në pjatë.

MC/Shqiptarja.com