Gjellë tigani me perime
Përbërësit:
- 2 speca (jeshilë ose të kuq)
- 1 kungull jeshil
- 1 patëllxhan mesatar
- 2 qepë mesatare
- 3–4 domate
- 4–5 lgj vaj ulliri
- 1 lç spec i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
- Hudhër e grirë, majdanoz ose borzilok
Përgatitja:
Në një tigan të gjerë, ngrohni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepët në zjarr mesatar derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të lehtë. Shtoni patëllxhanin dhe skuqeni lehtë 5–7 minuta, derisa të zbutet. Hidhni specat dhe kungullin; përziejini dhe vazhdoni gatimin edhe 5 minuta. Shtoni domatet, kripën, piperin dhe specin e kuq. Ulni zjarrin, mbulojeni tiganin dhe lëreni të ziejë ngadalë 15–20 minuta, derisa perimet të lidhen dhe salca të trashet lehtë. Në fund, rregulloni shijen dhe shtoni hudhër ose barishte të freskëta sipas dëshirës.





















