Preu biletën për të udhëtuar drejt Italisë, por prej 2 muajsh nuk ka më asnjë gjurmë prej tij. 49-vjeçari Vladimir Kiptiu rezulton i zhdukur në Verona, ndërsa familja jeton mes pasigurisë dhe dhimbjes. Në një lidhje telefonike nga Italia, e bija, Matilda Kiptiu, rrëfen momentet e fundit të kontaktit me të atin dhe tregon se ka marrë njoftim nga një spital, por pa mundur të shkojë për ta verifikuar situatën. “Pa Gjurmë” sjell dëshminë e vajzës dhe apelin e familjes për zbardhjen e fatit të Vladimir Kiptiut, i cili ka humbur që prej nëntorit të vitit 2025 në Itali. Preu biletën për të udhëtuar drejt Italisë për të takuar të bijën, por prej muajsh nuk ka më asnjë gjurmë prej tij. 49-vjeçari Vladimir Kiptiu rezulton i zhdukur në Verona, ndërsa familja jeton mes pasigurisë dhe dhimbjes. Në një lidhje telefonike nga Italia, e bija, Matilda Kiptiu, rrëfen momentet e fundit të kontaktit me të atin dhe tregon se ka marrë njoftim nga një spital, por pa mundur të shkojë për ta verifikuar situatën. “Pa Gjurmë” sjell dëshminë e vajzës dhe apelin e familjes për zbardhjen e fatit të Vladimir Kiptiut, i cili ka humbur që prej nëntorit të vitit 2025 në Itali.





















