Qofte shtëpie në furrë me patate dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

4 Shkurt, 11:03 | Përditesimi: 4 Shkurt, 11:03

Qofte shtëpie në furrë me patate dhe salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 6–8 patate të vogla
  • 600 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 kokërr vezë
  • 2–3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • Kripë, piper i zi
  • Pak spec i kuq (opsional)
  • Vaj për skuqje ose pak vaj ulliri për pjekje

Për salcën:

  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë
  • 2 lgj salcë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 200 gr djathë i grirë i butë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejini patatet të vogla me lëkurë në ujë me kripë derisa të zbuten, por të mos shpërbëhen. Ftohini pak dhe qërojini. Në një tas të madh vendosni mishin e grirë, qepën, vezën, galetën, qumështin, majdanozin, kripën dhe erëzat. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene. Merrni një sasi mishi, hapeni në pëllëmbë, vendosni një patate kokërr në mes dhe mbështilleni plotësisht me mish, duke formuar qofte të rrumbullakëta.Vendosini në tavë. Në një tigan zbusni qepën me pak ujë dhe vaj. Shtoni specat në kubikë dhe salcën. Rregulloni shijen dhe shtojeni salcën në tavë. Mbulojeni sipërfaqen e qofteve me djathë dhe vendoseni në furrë në 200 gradë për 30 minuta.

MC/Shqiptarja.com