Emisioni i plotë 'Klinika 24'/ Si të kujdesemi për bebin pas lindjes? Kamomili, si ta përgatisim dhe fuqia e leximit!

24 Janar, 14:31 | Përditesimi: 24 Janar, 14:31

Në emisionin “Klinika 24” u trajtuan këshilla të vlefshme për kujdesin ndaj bebit pas lindjes, duke u ndalur te praktika të thjeshta, por shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e tij. Mamia Esmeralda Gjini realizoi edhe një demonstrim praktik në studio, duke treguar hap pas hapi si duhet larë bebi i porsalindur. Farmacistja Kozeta Hoxha shpjegoi përdorimin e kamomilit, mënyrën e saktë të përgatitjes dhe rastet kur rekomandohet, duke theksuar përfitimet qetësuese dhe sigurinë në përdorim kur bëhet siç duhet. Po ashtu, u vu theksi te fuqia e leximit.

A.M/Shqiptarja.com