• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Dhjetor 2025 – Receta festive / Tryeza e Vitit të Ri, ide dhe këshilla

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Vasilopita - Ëmbëlsirë tradicionale greke e Vitit të Ri / Byrek me petë sfoliat.

    Tryeza e Vitit të Ri është më shumë se një bashkim ushqimesh, ajo është simbol i festës, traditës dhe shpresës për një fillim të mbarë. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me Entela Cenko, sommeliere; Laureta Saliaj, amvisë dhe Gëzim Balashi, shef kuzhine; do të ndalemi te ushqimet që përgatisim në shtëpi dhe ato që zgjedhim të shijojmë në restorant, te pijet që shoqërojnë më së miri festën dhe te ritualet që i japin kuptim ndërrimit të viteve. Përmes përvojave dhe këndvështrimeve të ndryshme, do të zbulojmë se si ndërthuren shija, kultura dhe emocionet në natën më festive të vitit, duke e kthyer tryezën e Vitit të Ri në një moment të paharrueshëm për familjen dhe miqtë.

  • VIDEO

    Nga mesniku i jugut te sallata ruse…të ftuarit tregojnë ‘sekrete’ / Ja TRYEZA perfekte e Vitit të Ri

    Tryeza e Vitit të Ri është më shumë se një bashkim ushqimesh, ajo është simbol i festës, traditës dhe shpresës për një fillim të mbarë. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me Entela Cenko, sommeliere; Laureta Saliaj, amvisë dhe Gëzim Balashi, shef kuzhine; do të ndalemi te ushqimet që përgatisim në shtëpi dhe ato që zgjedhim të shijojmë në restorant, te pijet që shoqërojnë më së miri festën dhe te ritualet që i japin kuptim ndërrimit të viteve. Përmes përvojave dhe këndvështrimeve të ndryshme, do të zbulojmë se si ndërthuren shija, kultura dhe emocionet në natën më festive të vitit, duke e kthyer tryezën e Vitit të Ri në një moment të paharrueshëm për familjen dhe miqtë.

  • VIDEO

    KEKU I FATIT | Vasilopita ëmbëlsira tradicionale greke e vitit të ri nga zonja Albana

    Vasilopita - Ëmbëlsirë tradicionale greke e Vitit të Ri

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 3 lugë çaji pluhur pjekës
    • 250 gr gjalpë në temperaturë ambienti
    • 400 gr sheqer
    • 1 lugë çaji kanellë
    • 1/2 lugë çaji karafil pluhur
    • 2 vanilje
    • 5 vezë (të verdhat veç, të bardhat veç)
    • 1 majë luge çaji kripë
    • 1/2 lugë çaji sodë buke
    • 120 ml lëng portokalli
    • 120 ml qumësht
    • 80 ml konjak
    • 200 gr arra të grira trashë
    • Lëkura e grirë e 1 portokalli
    • Sheqer pluhur për dekorim

    Përgatitja:

    Sitni miellin bashkë me pluhurin pjekës dhe lëreni mënjanë. Ngrohni furrën në 170°C, me rezistencë sipër-poshtë. Lyeni mirë me gjalpë një tavë rrethore 28 cm dhe shtroni letër furre në fund. Në tasin e mikserit rrihni gjalpin me sheqerin derisa masa të bëhet kremoze dhe e ajrosur. Shtoni kanellën, karafilin, vaniljet dhe lëkurën e portokallit. Shtoni të verdhat e vezëve një e nga një, duke i rrahur mirë pas çdo shtese. Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve me kripën derisa të formohen maja të buta. Lërini mënjanë. Ulni shpejtësinë e mikserit. Shkrini sodën në lëngun e portokallit dhe shtojeni në përzierje. Shtoni miellin, qumështin dhe konjakun, duke filluar dhe përfunduar me miell. Përfshini arrat e grira. Shtoni marengën gradualisht dhe përziejeni butë me spatul, me lëvizje nga poshtë-lart, që masa të mos ulet. Hidhni përzierjen në tavë dhe vendosni monedhën. Piqeni për 55–60 minuta. Lëreni të qëndrojë 15 minuta në tavë, më pas nxirreni dhe lëreni të ftohet plotësisht. Spërkateni me sheqer pluhur përpara servirjes.

  • VIDEO

    Byreku gërshet fatsjellës me petë sfoliat nga zonja Albana

    Byrek me petë sfoliat

    Përbërësit:

    • 1 petë sfoliat e gatshme
    • 300 gr djathë i bardhë
    • 1 vezë për mbushjen
    • 2–3 lugë kos ose qumësht
    • 1 vezë për lyerje
    • Kripë, piper i zi
    • Farë susami

    Përgatitja:

    Nxehni furrën në 180°C. Hapni një petë sfoliate mbi letër pjekjeje. Në mes të petës, vendosni mbushjen (djathë + vezë + kos/qumësht + erëza), duke e shtrirë në formë shiriti. Anët e petës pritini në shirita diagonal, si thekë. Palosni shiritat njëri mbi tjetrin, alternuar majtas–djathtas, duke formuar një gërshet. Lyejeni sipërfaqen me vezë të rrahur dhe spërkateni me susam ose fara sipas dëshirës. Piqeni për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet mirë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 30 Dhjetor - Qytetarët kritika drejtësisë: U kthye në mbrojtje të PD

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Sa të sigurt janë shqiptarët nga ushqimet? Ekspertja: Nuk kemi laboratorë, konsumatori i pambrojtur

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 30 Dhjetor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  kush i "piu" miliona eurot e ujit të Vlorës te PD e mbyll vitin në shesh e deri tek çfarë treguan votimet në Kosovë.

  • VIDEO

    TRONDITËSE/ Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Analistja zbulon prapaskenat Kurti-Rama

     

    E ftuar në 'Studio Live' analistja Alma Lama ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke paralajmëruar rrezikun e zgjedhjeve të reja dhe duke analizuar pozicionin e Albin Kurtit në qeverisje. Ajo u ndal edhe te raportet Kurti-Rama, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe prapaskenat që, sipas saj, ndikojnë në të ardhmen politike të Kosovës.

  • VIDEO

    Përplasje në PD/ Salianji kundër Berishës!Anëtari i FRPD zbulon lëvizjen e radhës që trondit partinë

  • VIDEO

    Skandal në Vlorë, qyteti pa ujë/ Anëtari i bashkisë zbulon shkakun: Aparatura e saldimit u la…

     

    I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori, Atird Hoxha anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, foli për skandalin e mungesës së ujit në qytet, duke zbuluar shkaqet që çuan në ndërprerjen e furnizimit.

  • VIDEO

    Kallëzimi i Metës e drejtë ligjore! Maliqi: Shkeljet e Drejtorisë së Burgjeve hakmarrje primitive e njerëzve të vegjël

    Në një intervistë me Report TV, ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi akuzon institucionet e burgjeve për shkelje të rënda të të drejtave të ish-presidentit, ndërsa thotë se Meta vijon të jetë aktiv politikisht edhe nga paraburgimi.

  • VIDEO

    Avokati Idajet Beqiri për Report Tv: SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL! 21 janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

    Avokati Idajet Beqiri përmendi çështjet si trafiku i armëve, firmat piramidale, 21 janari dhe Gërdeci, të cilat sipas tij janë lënë në harresë nga SPAK.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv