-
VIDEO
‘Fishekzjarret dhe kapsollat të rrezikshme’: Brataj: Kujdes me alkolin, Urgjencat do të jenë të hapura!
Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjitha njësitë e Urgjencës Kombëtare në vend do të qëndrojnë të hapura për të qenë në shërbim të njerëzve që do të kenë nevojë natën e ndërrimit të viteve. Sipas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, qytetarët duhet të tregojnë kujdes nga fishekzjarret dhe kapsollat dhe përdorimi i alkolit.
-
VIDEO
Super batuta, humor, muzikë dhe surpriza… / Gëzuar 2026 me Rreze Dielli!
Festojmë Vitin e Ri në studion e ‘Rreze Dielli’ me miq të mirë. Tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit, personazhe nga fusha të ndryshme të ndajnë përjetimet dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një tjetri. Në tryezën tonë festive kishim të ftuar gazetarin e njohur Rezear Xhaxhiu, influenceren karizmatike Tea Dupi, këngëtaren e muzikës popullore Paro Ziflaj, sipërmarrësen Evis Sinojmeri, super-energjikun Gazmend Ujkashi, si edhe bandën muzikore të të rinjve shumë të talentuar Aroilda Albrahimi, Aldi Damo dhe Florian Sadushi. Ata sollën në studio një atmosferë të gjallë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit i shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat dhe video-mesazhet e mbërritura në studio përcollën emocione të forta, duke prekur zemrat e të ftuarve, të cilët ndanë me publikun momente të veçanta dhe përjetime nga njerëzit e tyre të dashur. Emocione, lot, por edhe humor, përmes pyetjeve pikante që sollën buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës 31 Dhjetor - Nga urimet te Kombëtarja, gazetari: Ja si mundet Polonia
-
VIDEO
Byrek kurore me petë sfoliat, mbushur me kërpudha dhe djathë nga zonja Albana
Kurorë me petë sfoliat me kërpudha dhe djathë
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 qepë mesatare
- 250 gr kërpudha
- 1 lugë gjelle vaj
- Kripë dhe piper
- Djathë i grirë (sipas dëshirës)
- 1 e verdhë veze + 1 lugë gjelle qumësht
- Susam për spërkatje
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë kërpudhat dhe i gatuajmë derisa të avullojë i gjithë uji. Shtojmë salcën e sojës, piperin dhe pak kripë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë mbushjen të ftohet. Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e përziejmë. Shpalosim petën sfoliat mbi letër pjekjeje. Presim rreth 1/3 e brumit në shirita të hollë, pasi do të përdoren për dekorim. Në pjesën tjetër (qendrën), vendosim mbushjen përgjatë gjatësisë. Rrotullojmë pjesën me mbushje në formë roleje. Shiritat i përdredhim si “spirale” dhe i vendosim sipër ose anash roleve, dhe bashkojmë skajet për të formuar një unazë në formën e kurorës. Lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës të përzier me qumësht, e spërkasim me susam dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C, për 25–30 minuta.
-
VIDEO
Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra nga zonja Albana
Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra
Përbërësit:
- 1 pako djathë të shkrirë bebe
- ½ filxhan fistikë të grira imët
- 2–3 lugë boronica
- 2–3 kajsi të thata
- Piper i zi i sapo bluar
- Erëza sipas dëshirës
- Mjaltë (opsional, për shërbim)
Përgatitja:
Në një tas përziejmë fistikët e grirë, boronicat e thata dhe kajsitë e thata. Shtojmë pak piper të zi për aromë. Vendosim djathin në një pjatë shërbimi. Me duar ose me lugë, mbulojmë sipërfaqen e djathit duke shtypur lehtë përzierjen e fistikëve që të ngjitet mirë, duke i dhënë formë peme. E dekorojmë duke vendosur sipër një gjethe koriandri/majdanozi për efektin e “majës së pemës”. E shërbejmë duke e spërkatur lehtë me pak mjaltë.
-
VIDEO
Super Bonbone të shpejta me vetëm 2 përbërës nga zonja Albana
Embëlsira festive pa pjekje -Toptha kokosi
Përbërësit:
- 125 ml kokos i grirë
- 125 ml qumësht i kondensuar
Përgatitja:
Vendosim kokosin e grirë në një tas ku shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene, e butë por jo ngjitëse. Me duar pak të lagura, formojmë toptha të vegjël. I vendosim në forma letre ose në një pjatancë. I futim në frigorifer për 30 minuta që të mpiksen.
-
VIDEO
'Shqipëria në Botëror', gazetari zbulon recetën e kualifikimit, Kosova e pamundur të kalojë Turqinë
Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Klaudio Ndreca, gazetar i sportit, analizoi arritjen historike të Kombëtares shqiptare në 2025 dhe shanset për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Ai u ndal veçanërisht tek kualifikimi në play-off, duke zbuluar recetën se si Shqipëria mund të arrijë në turneun prestigjioz. Ndreca komentoi edhe për Kombëtaren e Kosovës, duke theksuar se shanset për të kaluar Turqinë mbeten të pakta, por përpjekja dhe bashkëpunimi i lojtarëve mund të bëjnë diferencën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Repolitix' l Korrupsion, emigrim dhe drejtësi nën presion/ Analiza e 2025: SPAK në derën e Ramës
-
VIDEO
Ja si ju vidhen paratë dhe të dhënat përmes Whatsapp-it! Eksperti Softa e zbulon
I ftuar në 'Studio Live' eksperti i sigurisë Fatjon Softa ngriti alarmin për rrezikun në rritje nga mesazhet mashtruese dhe skemat e vjedhjes së të dhënave. Ai paralajmëroi se përmes SMS-ve apo WhatsApp-it, mashtruesit mund të marrin kontrollin e telefonit dhe të zbrazin llogaritë bankare. Softa dha edhe këshilla konkrete se si të mbrohemi dhe çfarë të mos bëjmë kur përballemi me këto mesazhe.
-
VIDEO
“Rama i tmerruar, nuk e nënshtron dot SPAK-un”, SHPËRTHEN Ngjela: As zoti nuk i heq amerikanët
I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori, avokati Spartak Ngjela komentoi situatën politike dhe rolin e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama është nën presion dhe frikë nga drejtësia, duke theksuar se SPAK është nën mbikëqyrjen e amerikanëve. Sipas Ngjelës, goditjet e Prokurorisë Speciale gjatë vitit kanë qenë të suksesshme dhe të pakthyeshme.
-
VIDEO
'Rama më i fortë', Demalia shpërthen LIVE: Mediu ka pasuri në Teksas, Berisha dhe SPAK...
I ftuar në 'Frontline Interview' me gazetaren Marsela Karpanço, analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit politike dhe akuzat që kanë tronditur skenën publike. Ai u ndal te korrupsioni, drejtësia dhe hetimet ndaj figurave të larta, duke hedhur kritika të forta ndaj asaj që e cilësoi si 'elitë qeveritare të kalbur'.
-
VIDEO
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
Shqipëria përballë krimit, ngjarjet që tronditën përgjatë vitit 2025! I ftuar në studio gazetari Sokol Dema flet për ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë Buxheti 2026, rritje apo zhgënjim? E ftuar në studio gazetarja Eliza Gjediku tregon sa para do të shkojnë tek pensionistët Çfarë pritet në sektorin e shëndetësisë të sjelli viti 2026?E ftuar në studio gazetarja Joana Preja tregon problematikat në sektorin e shëndetësisë