Brumçe jeshile me spinaq në kos me hudhër
Përbërësit:
Për brumin:
- 250 gr spinaq
- 2.5 – 3 gota miell
- 1 vezë
- ½ lugë çaji kripë
Për salcën me kos:
- 300 gr kos
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lgj gjalpë
- 1 lç spec i kuq pluhur
- Spec i kuq djegës
- Djathë i grirë
Përgatitja:
Spinaqin e lajmë mirë, e shtrydhim nga uji dhe e vendosim në blender derisa të bëhet pure e imët. Shtojmë vezën, kripën dhe miellin gradualisht. E bluajmë derisa të formohet një brumë i butë, por jo ngjitës. E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me qese dhe e lëmë të pushojë 15–20 minuta. Hapim brumin hollë me okllai dhe e presim në shirita (si makarona të gjera ose tagliatelle). Ziejmë brumçat në ujë me kripë për 2–3 minuta. Ndërkohë rrahim kosin me hudhrat dhe pak kripë. Sipër kosit vendosim brumçat e zjera dhe i spërkasim me gjalpë të aromatizuar me spec të kuq. Për një shije më intensive shtojmë pak parmixhano në fund ose pak arra të pjekura.





















