Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | ‘Gruaja iku për një tjetër, fëmijët ia rrita unë’/42-vjeçarja:E lashë sepse ishte xheloz

19 Janar, 17:35 | Përditesimi: 19 Janar, 17:35

 

E ftuar në studio, një grua rrëfen historinë e saj të dhimbshme pas një bashkëjetese 10-vjeçare të shënuar nga dhuna, kontrolli dhe xhelozia. E detyruar të martohej në moshë të re, ajo tregon se si për vite me radhë u izolua, u dhunua dhe u privua nga e drejta për të vendosur për jetën e saj dhe mëmësinë.Pas largimit nga bashkëjetuesi, nëna me vajzën e mitur u detyruan të strehohen në një shoqatë mbrojtëse. Sot, pas katër vitesh ndarje, ajo kërkon drejtësi dhe mbrojtje për fëmijën e saj, duke denoncuar mungesën e përgjegjësisë prindërore dhe detyrimeve ligjore.Një histori e rëndë, që ngre pyetje të forta mbi dhunën në familje, martesat e detyruara dhe heshtjen që shpesh i mban viktimat të mbyllura për vite me radhë.

I.M/Shqiptarja.com