-
VIDEO
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
-
VIDEO
Roland Bimo për Report Tv: Garancitë e SHBA për luftën në Ukrainë janë iluzione! Marrja e Odesës është objektivi final i Rusisë
Ish-ambasadori tha se objektivi final i Moskës është marrja e qytetit të Odesës, gjë e cila do ta kthente Ukrainën në një shtet pa dalje në det.
-
VIDEO
Qoftëza krokante me qiqra nga zonja Albana
Qoftëza krokante me qiqra
Përbërësit:
- 1 filxhan qiqra të ziera
- 2–3 thelpinj hudhër
- 2–3 speca djegës jeshilë
- ½ filxhani thërrime buke
- 2 lugë gjelle niseshte misri
- Lëngu i 1 limoni
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper
- Spec djegës pluhur
- Kumin i pjekur pluhur
- Koriandër pluhur
Përgatitja:
Në blender vendosni qiqrat e ziera, hudhrën, specat djegës dhe lëngun e limonit. Bluajini derisa të krijohet një masë e butë. Nëse është e nevojshme, shtoni pak vaj ulliri për teksturë më të lëmuar. Kalojeni masën në një tas dhe shtoni thërrimet e bukës dhe niseshtenë e misrit. Rregulloni shijen me kripë, piper, spec djegës, kumin dhe koriandër. Përziejini mirë derisa masa të jetë mjaftueshëm e fortë për t’u formuar. Nëse është e butë, shtoni pak më shumë thërrime buke ose niseshte. Formoni toptha të vegjël dhe skuqini në vaj të nxehtë ose në furrë derisa të bëhen krokantë dhe të arta.
-
VIDEO
Salcë me hudhër dhe majonezë, super shije nga zonja Albana
Salcë me hudhër
Përbërësit:
- 3 lugë gjelle kos i trashë
- 1 lugë gjelle majonezë
- 2 thelpinj hudhër të grirë imët
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit derisa të formohet një salcë homogjene dhe lëreni disa orë që shijet të lidhen mirë.
-
VIDEO
Makarona me hudhër dhe majdanoz / Recetë në 5 minuta nga zonja Albana
Makarona me hudhër dhe majdanoz
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 2 lgj gjjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 6–7 thelpinj hudhër
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan ngrohni gjalpin me pak vaj. Shtoni hudhrën dhe majdanozin, kaurdisini lehtë derisa të lëshojnë aromë (pa i djegur). Shtoni makaronat e ziera, kripë dhe piper. Përziejini mirë që të lidhen shijet.
-
VIDEO
Mollë e pjekur me mjaltë nga zonja Albana
Mollë e pjekur me mjaltë
Përbërësit:
- 2 mollë të mëdha
- 30-40 gr gjalpë i ftohtë
- 2–3 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë çaji sheqer kaf
- 1 majë luge kanellë
- 1 majë luge kripë
- 1–2 lugë gjelle ujë ose lëng molle
Përgatitja:
Laj mollët dhe hiqu bërthamën me kujdes, pa e çarë fundin (krijo një zgavër). Vendos në mes të çdo molle një copë gjalpë. Shto mjaltin, pak sheqer kaf, kanellën dhe një majë kripë. Vendosi mollët në një tavë të vogël rezistente ndaj furrës. Shto në fund të tavës ujin ose lëngun e mollës. Piqi në furrë të parangrohur në 180°C, për 30–40 minuta, derisa të zbuten dhe të karamelizohen. Nxirre nga furra dhe lëre 5 minuta të pushojë. Lëngu i krijuar në tavë hidhet sipër mollës para servirjes.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 29 Dhjetor - Vlonjatët pa ujë: E kemi respektuar Ramën, haram votat
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 29 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria hap dyert e burgjeve në fundvit te Albin Kurti drejt mandatit të tretë e deri tek kur brilanti vdes i uritur!
-
VIDEO
Emisioni i plotë Veri-Jug |Pogradeci, qyteti me dritën e liqenit
Gëzuar vitin e ri 2026, gëzuar festën e ndërrimit të viteve. Me këtë urim Veri Jug ka qëndruar në qytetin perlë të Pogradecit dhe ju sjell mesazhet e paqes, të punës dhe të artit brilant të piktorit Vangjo Vasili, qytetarit që e sjell dritën e liqenit dhe dritën e qytetit të vendlindjes në tablotë e tij magjike. Filozofinë e artit të piktorit Vangjo Vasili, do ta mësoni në reportazhin “Pogradeci, qyteti me dritën e liqenit”, premierë, të djelën ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K'| Vexhi Buharaja, orientalisti i burgosur që la dorëshkrime të rralla
Historia e pazakontë e orientalistit Vexhi Buharaja dhe dorëshkrimeve të tij të rralla që ruhen në arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë. Burgosja e tij në vjeshtën e 1947 dhe jeta e vështirë me damkën e armikut të popullit, puna pasionante në gjurmimin dhe deshifrimin e mbishktrimeve turko-osmane në qindra objekte në gjithë Shqipërinë, përkthimet e tij të vyera, furia e fundit në përballjen e tij me komunizmin në vitin 1975 dhe fundi dramatik i jetës së tij në Berat, në moshën 67 vjeçare.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv, intervistat dhe debatet që ndezën javën, 27 Dhjetor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 27 Dhjetor - Qytetarët i bëjnë rezymenë 2025-ës: Vit i kronikës së zezë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.