-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 27 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga DASH paralajmëron "non grata" të tjera në Shqipëri te show pa sens i Bardhit dhe deputetëve të PD në Kuvend e deri tek nomenklaturë kryeministrore.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Esencë/ 'Operacioni në kokën e Enver Hoxhës', koleksioni i rrallë i baltës shqiptare, Enver Hoxha mes Stalinit, Hrushovit dhe Titos!
Sonte në Esencë sjellim një rrëfim të rrallë, intim dhe tronditës për artin, frikën dhe pushtetin. Në studio ishte Orges Shijaku, djali i piktorit të madh Sali Shijaku, një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
Kanë kaluar 7 vite nga zhdukja e një 46-vjeçari nga Shkodra dhe familja Leka ende jeton mes dhimbjes dhe pasigurisë. Ai u largua nga banesa duke lënë derën e hapur, pa adresë dhe pa asnjë shenjë. Motra e tij, Majlinda Leka, rrëfen mes lotëve ditën e fundit kur folën, telefonatën e fundit që realizoi me të dhe dyshimet se vëllai mund të jetë larguar me nxitim pasi është thirrur nga dikush. Ajo tregon se ai lëvizte gjithmonë me biçikletë, të cilën e mori edhe ditën që u zhduk, dhe shpreh frikën se mund të jetë shfrytëzuar. Një apel prekës për të zbuluar të vërtetën dhe për ta kthyer atë në shtëpi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’ 26 Dhjetor 2025 – Receta/ Serenatisti, fenomen i rrjeteve sociale / ‘Bëje vetë’, Maskë natyrale para make up-it
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite e hapur me kimà / Burani me spinaq dhe vezë / Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe.
Ka njerëz që ikin larg, por nuk largohen kurrë nga rrënjët. Thani Naqo jeton prej më shumë se një çerek shekulli në Florida, por shpirti i tij mbetet ende te dritaret e Ziçishtit, aty ku kitarat flasin më shumë se fjalët dhe ku serenata nuk është thjesht këngë, por poezi e jetuar. Ekonomist me profesion, skenarist me formim, poet nga natyra dhe serenatist nga zemra, Thani Naqo ka zgjedhur të komunikojë çdo ditë me njerëzit përmes kitarës, fjalës dhe dashurisë. Në dritaret e tij virtuale në Facebook, që janë kthyer në një ritual të përditshëm për mijëra ndjekës, ai këndon serenata të cilat i krijon vetë, flet për letërsinë dhe na kujton se bukuria nuk ka nevojë për zhurmë, mjafton një kitarë dhe një shpirt i hapur. Thani Naqo ka gjetur një mënyrë shumë njerëzore për të komunikuar çdo ditë me publikun: kitarë në dorë, fjalë të buta dhe këngë pozitive.
Jemi në prag festash dhe të gjithë duam që lëkura jonë të duket sa më e freskët, e butë dhe me shkëlqim natyral. Para se të aplikojmë grimin, një maskë e thjeshtë pre–make up e përgatitur në shtëpi mund të bëjë mrekulli. Me vetëm tre përbërës që i kemi pothuajse gjithmonë në kuzhinë: niseshte, mjaltë dhe kos - mund të ndihmojmë lëkurën të duket më e lëmuar, më uniforme dhe gati për një grim perfekt. Stela Nikolla në “Bëje vetë” na tregon sesi t’a përgatisim këtë maskë hap pas hapi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Shtypi i Ditës 26 Dhjetor - Qytetarët refuzojnë urimet e politikës: Jo nga kisha e xhami
-
VIDEO
Festat e siguria ushqimore, specialistja: Fokus kontrolli te supermarketet, pastiçeritë, restorantet
-
VIDEO
Lëkurë e lëmuar si bebe, pa asnjë pore! Ja super maska, ideale para make up-it/ Efekt i menjëhershëm
Jemi në prag festash dhe të gjithë duam që lëkura jonë të duket sa më e freskët, e butë dhe me shkëlqim natyral. Para se të aplikojmë grimin, një maskë e thjeshtë pre–make up e përgatitur në shtëpi mund të bëjë mrekulli. Me vetëm tre përbërës që i kemi pothuajse gjithmonë në kuzhinë: niseshte, mjaltë dhe kos - mund të ndihmojmë lëkurën të duket më e lëmuar, më uniforme dhe gati për një grim perfekt. Stela Nikolla në “Bëje vetë” na tregon sesi t’a përgatisim këtë maskë hap pas hapi.
-
VIDEO
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për deputet i PDK: Sistemi zgjedhor më i keqi në Europë! Shpresoj që VV mos të jetë më në qeveri
Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Kosovë kandidati për deputet i PDK, Xhavit Haliti tha në ‘Sot Live në Shqipëri se fushata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë përplasje mes partive.
-
VIDEO
'Të gjitha gratë e botës me adhurojnë', njihuni me serenatistin 75 vjeçar që po çmend rrjetin
Ka njerëz që ikin larg, por nuk largohen kurrë nga rrënjët. Thani Naqo jeton prej më shumë se një çerek shekulli në Florida, por shpirti i tij mbetet ende te dritaret e Ziçishtit, aty ku kitarat flasin më shumë se fjalët dhe ku serenata nuk është thjesht këngë, por poezi e jetuar. Ekonomist me profesion, skenarist me formim, poet nga natyra dhe serenatist nga zemra, Thani Naqo ka zgjedhur të komunikojë çdo ditë me njerëzit përmes kitarës, fjalës dhe dashurisë. Në dritaret e tij virtuale në Facebook, që janë kthyer në një ritual të përditshëm për mijëra ndjekës, ai këndon serenata të cilat i krijon vetë, flet për letërsinë dhe na kujton se bukuria nuk ka nevojë për zhurmë, mjafton një kitarë dhe një shpirt i hapur. Thani Naqo ka gjetur një mënyrë shumë njerëzore për të komunikuar çdo ditë me publikun: kitarë në dorë, fjalë të buta dhe këngë pozitive.
-
VIDEO
Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe nga zonja Albana
Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe
Përbërësit:
- 1 kokë e vogël lakër e kuqe
- 2–3 karrota
- 2–3 panxharë të gatuar
- 1 tufë majdanoz
- 1 shegë
- 4–5 lugë vaj ulliri
- Lëngu i 1–2 limonëve
- Kripë, piper i zi
- Bullgur sipas dëshirës (opsionale)
Përgatitja:
Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit, shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe kokrrat e shegës. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.
-
VIDEO
Pite e hapur me kimà nga zonja Albana / Provojeni, shije që do e mbani mend gjatë!
Pite e hapur me kimà
Përbërësit:
- 2 vezë
- 2 gota qumësht
- 2 gota ujë
- 4 gota miell
- 1 lç sodë
- 1 lç kripë
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 lgj salcë e kuqe
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Mishin e grirë me qepën e kaurdisim me pak vaj ulliri, shtojmë pak kripë dhe ujë dhe e lëmë të gatuhet. Më pas shtojmë salcën e domates, erëzat dhe specat e prera në kubikë. E lëmë kimàn të lidhet dhe e largojmë nga zjarri. Rrahim vezët me qumështin dhe ujin, shtojmë miellin, pak sodë buke dhe kripë. E trazojmë mirë dhe e hedhim në tavë së bashku me kimën e përgatitur. E hapim mirë, sipërfaqen e spërkasim më djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Burani me spinaq dhe vezë nga zonja Albana
Burani me spinaq dhe vezë
Përbërësit:
- 2 gota oriz
- 1 lugë çaji kripë
- 1 tufë qepë të njoma
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 tufë spinaq
- 1 lugë çaji piper i zi i ëmbël
- 1 tufë kopër
- Vezë sipas dëshirës
Përgatitja:
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tas. Hedhim ujë të vluar me kripë dhe e lëmë mënjanë 15–20 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepët e njoma në pak vaj. Shtojmë spinaqin, të cilit i kemi hequr fijet e forta dhe e kemi prerë në copa të mëdha. Shtojmë kripë dhe piper. Shtojmë orizin, e përziejmë duke e kaurdisur pak. Shtojmë 2 gota ujë të vluar dhe e gatuajmë në zjarr të ulët me kapak të mbyllur. Në fund hedhim vezët dhe koper të grirë imët.