Speca të kuq të marinuar
Përbërësit:
- 500 gr speca të kuq
- 4–5 thelpinj hudhër
- 10 kokrra piper i zi +bahar
- 2 gjethe dafine
- 3 lugë gjelle uthull
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. I presim në rrathë dhe i vendosim në një tigan me vaj ulliri. Sapo të fillojnë të zbuten dhe të cingërojnë lehtë në vaj (rreth 5 minuta), pa i skuqur, shtojmë hudhrat e prera në feta ose të copëtuara. Shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. I përziejmë, vendosim kapakun dhe ulim temperaturën në mesatare. I lëmë të gatuhen derisa të mbeten al dente, duke u zier në avullin dhe lëngun e tyre.





















