Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Janar 2026 – Receta / ‘Ndezja’ e këmbëve dhe ndjesia e shpimit të gjilpërave

19 Janar, 15:25 | Përditesimi: 19 Janar, 15:25

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish viçi me patate në furrë / Speca të kuq të marinuar / Bukë e pjekur në furrë me djathë kaçkavall.

Shumë njerëz përjetojnë djegie, shpime apo mpirje në këmbë dhe shpesh i konsiderojnë si lodhje, moshë apo problem kalimtar. Por në realitet, këto ndjesi mund të jenë sinjale të hershme që trupi po dërgon, paralajmërime për çrregullime më të thella shëndetësore që shpesh kalojnë pa u vënë re për vite me radhë. Emisioni "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalet pikërisht te djegia e këmbëve: pse ndodh, çfarë fshihet pas saj, kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar përpara se të shndërrohet në një problem serioz.

Në pjesën e dytë të emisionit biofarmacisti Ylli Merja pret telefonata në studio për pyetje në lidhje me bimët mjekësore apo shqetësimet shëndetësore.

MC/Shqiptarja.com